Author: gazetar_1
Nga plazhet e Rivierës Shqiptare deri te rrënojat e largëta dhe qytetet historike të bukura, Shqipëria ofron një përvojë të pasur dhe të larmishme për turistët në vitin 2026, shkruan Stuart Butler në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Time Out”. Shqipëria është një vend i veçantë, ku gjithçka duket se funksionon ndryshe dhe ku turizmi po rritet ndjeshëm – pjesërisht falë famës së Dua Lipës dhe festivaleve të mëdha muzikore, dhe plazheve të mrekullueshme. Ky vend ofron gjithçka: plazhe të bukura, pushime urbane, histori, parqe kombëtare malore, qytete të lashta, ushqim të shijshëm – që e bëjnë…
Gjithnjë e më pak qytetarë po shfaqin interes për të investuar në bono thesari dhe obligacione. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në 2025 janë kryer në total 7,299 transaksione nga individët në tregun primar të titujve të qeverisë, me një rënie prej rreth 24% krahasuar me 2024, kur totali i tyre ishte 9,654. Një ulje e tillë e numrit të transaksioneve është shoqëruar edhe me uljen e volumit të parave të investuara në bono thesari e obligacione të Qeverisë nga qytetarët. Individët kanë blerë në tregun primar, pra nga blerjet direkte për herë të parë të titujve qeveritarë përmes ankandeve…
Në edicionin e dytë të Match-Maker Albania, Shqipëria nuk u prezantua thjesht si një destinacion në zhvillim, por si një platformë konkrete investimi, ku projektet, financimi dhe partneritetet janë tashmë në fazë ekzekutimi. Aktiviteti, i organizuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), shërbeu si një hapësirë ndërkombëtare për ndërmjetësimin e investimeve, duke sjellë në një tryezë të përbashkët qeverinë, investitorët, institucionet financiare dhe aktorë globalë të teknologjisë dhe industrisë. Në thelb, Match-Maker Albania 2 kishte një qëllim të qartë: të kalojë nga promovimi i potencialit tek strukturimi i mundësive konkrete për investim. Siç u theksua edhe nga Drejtoresha…
Numri i ndërmarrjeve me kapital të huaj dhe të përbashkët në Shqipëri vijon të rritet, por më e rëndësishme se numri është pesha e tyre në ekonomi. Sipas publikimit më të fundit të INSTAT për periudhën 2022–2024, këto ndërmarrje jo vetëm që janë shtuar, por kanë një rol dominues në punësim, shitje dhe tregtinë e jashtme. Në fund të vitit 2024, në Shqipëri operonin 7,007 ndërmarrje të huaja dhe të përbashkëta, në rritje me 1% krahasuar me një vit më parë. Pavarësisht se përbëjnë një pjesë të vogël të totalit të bizneseve (rreth 3% e ndërmarrjeve gjithsej), ndikimi i tyre…
Numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri ka shënuar një rënie në dy muajt e parë të vitit 2026, por vetëm në shkurt vihet re një rritje krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në muajin shkurt janë regjistruar 97 aksidente rrugore, nga 88 që ishin në shkurt 2025, ndërsa numri i personave të aksidentuar ka arritur në 125. Megjithatë, në nivel dy-mujor, situata paraqitet më pozitive. Për periudhën janar–shkurt 2026, aksidentet rrugore kanë rënë me 9.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke reflektuar një tendencë të lehtë…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj në konferencë me media u ndal te mbledhja e Bordit të Transparencës për çmimin e naftës, duke thënë se do të monitorohen edhe çmimet e shportës me produktet bazë. Sipas saj Bordi do të funksionojë deri sa çmimet të stabilizohen. “Ne kemi qenë të kujdesshëm në monitorim ditor të çmimeve të karburanteve dhe që nga fundi i muajit shkurt situata ishte stabël, 173 lekë çmimi, në mars kemi pasur luhatje të çmimit. Kemi pasur rritje të çmimeve të naftës prej 24%. Sa i takon çmimeve të bursës, që nga shkurti deri sot është…
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi sot se sektori energjetik shqiptar ka hyrë në një fazë të re, e cila karakterizohet jo vetëm nga potenciali i lartë por edhe nga pjekuria, besueshmëria dhe rezistenca e sistemit energjetik. Në fjalën e tij gjatë edicionit të dytë të MatchMaker Albania 2026, platformë biznesi që bashkon investitorë, kompani dhe institucione vendase e ndërkombëtare, me mbi 1,000 pjesëmarrës dhe më shumë se 400 takime të planifikuara, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, Karakaçi theksoi se Shqipëria qëndron sot si një destinacion i përshtatshëm për investime të qëndrueshme dhe fitimprurëse. “Investimet…
Kryeministri Edi Rama informoi sot se po përgatiten investime shumë të mëdha që synojnë turizëm të një profili dhe cilësie tjetër. Kryeministri Rama mori pjesë në edicionin e dytë të MatchMaker Albania, platforma e biznesit që bashkon investitorë, kompani dhe institucione vendase dhe ndërkombëtare, me mbi 1000 pjesëmarrës dhe më shumë se 400 takime të planifikuara. Duke u ndalur fillimisht te turizmi, Rama theksoi se “fushat që prezanton ky panair reflektojnë thelbin e ndryshimit që modeli ynë ekonomik ka sjellë”. “Kemi turizmin dhe projektet moderne urbane. Nga një vend i turizmit të aventurës për vetëm një apo dy muaj në…
Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë së Tiranës ka përmbyllur gjatë muajit mars procesin e gjenerimit dhe shpërndarjes së njoftimeve për detyrimet e taksave dhe tarifave vendore për vitin tatimor 2026, duke i hapur rrugë fazës së pagesave për qytetarët dhe bizneset në kryeqytet. Procesi përfshin si subjektet tregtare për detyrimet e biznesit, ashtu edhe individët që janë pronarë të njësive tregtare për taksën mbi pasurinë e paluajtshme. Në funksion të rritjes së transparencës dhe lehtësimit të aksesit, Bashkia bën të ditur se të gjitha njoftimet janë vënë në dispozicion në mënyrë elektronike përmes platformës “e-Albania”,…
Shqipëria po përgatit një kuadër të ri ligjor për të forcuar mbikëqyrjen e grupeve të mëdha financiare që operojnë njëkohësisht në bankë, sigurime dhe tregjet e investimeve, duke synuar të mbyllë një boshllëk të rëndësishëm në arkitekturën rregullatore të vendit. Sipas relacionit shoqërues të projektligjit, nisma synon krijimin e një mbikëqyrjeje shtesë prudenciale për institucionet e kreditit, shoqëritë e sigurimeve dhe shoqëritë komisionere që janë pjesë e konglomerateve financiare, në përputhje të plotë me Direktivën 2002/87/EC të Bashkimit Evropian, e njohur si FICOD, si edhe me ndryshimet e mëvonshme të saj. Projektligji vjen në një moment kur sektori financiar shqiptar…
