Author: gazetar_1
Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) zhvilloi një vizitë studimore në Portugali, ku zhvilloi një takim pune me drejtues të SPMS – Serviços Partilhados do Ministério da Saúde, institucioni qendror për prokurimet dhe teknologjinë e informacionit në sistemin shëndetësor portugez. Administratorja e OBP, znj. Arlinda Pogaj dhe zyrtarë të tjerë të institucionit u takuan me drejtuesin e SPMS, z. Nuno Costa dhe ekipin e tij. Takimi u fokusua në prezantimin e modelit portugez të prokurimit të centralizuar në shëndetësi, i cili konsiderohet ndër më të avancuarit në Europë. SPMS, e krijuar në vitin 2010 dhe që operon nën mbikëqyrjen e…
Tirana Parking ka vënë në funksion një aplikacion të ri zyrtar, duke zhvendosur një pjesë të konsiderueshme të shërbimeve drejt platformave digjitale. Nisma vjen në kuadër të përpjekjeve për të reduktuar kontaktet fizike, kohën e pritjes dhe procedurat burokratike që kanë shoqëruar tradicionalisht aplikimet për parkim në kryeqytet. Përmes aplikacionit, qytetarët mund të aplikojnë online për kartën e rezidentit, të kërkojnë parkime të rezervuara me pagesë, si dhe të aplikojnë apo rinovojnë abonimet në sheshparkime publike. Një nga ndryshimet kryesore është mundësia për të ndjekur në kohë reale statusin e aplikimeve, çka shmang nevojën për paraqitje fizike në sportele dhe…
British Airways shënon 20 vite fluturime mes Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Londrës, duke shënuar dy dekada lidhjeje mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe rrjetit global të kompanisë ajrore. Që nga nisja e fluturimeve në vitin 2006, British Airways ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Gjatë dy dekadave të fundit, linja Londër–Tiranë ka ndihmuar në bashkimin e familjeve, miqve dhe komuniteteve, duke mbështetur gjithashtu rritjen e lidhjeve ekonomike dhe udhëtimet e biznesit mes dy vendeve. Nga fundi i marsit 2026, British Airways rriti deri në 13 në javë…
Mjekët e urgjencës, infermierët dhe teknikët do të kenë trajtim më të lartë financiar. Kështu, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bën të ditur se nga muaji qershor mjekët e urgjencës do të trajtohen njësoj si mjekët specialistë, ndërsa shtesat në paga për shërbimet kritike dhe urgjencat rriten ndjeshëm. Sipas MSHMS-së, mjekët do të marrin një shtesë prej 18,000 lekë/muaj, ndërsa infermierët dhe teknikët 12,000 lekë/muaj më shumë për shërbime kritike. Pagesa për turnet e urgjencës arrin deri në 3,200 lekë në ditët e festave. Shtesa progresive për vjetërsi deri në 30 vite pune. Ndërsa indeksim vjetor prej 2,5% synon…
Bordi i Transparencës ka rishikuar sërish çmimet e karburanteve në vend, duke vendosur një ulje të lehtë për naftën, ndërsa benzina mbetet e pandryshuar. Vendimi i marrë në mbledhjen e datës 8 prill 2026 reflekton luhatjet e fundit në tregjet ndërkombëtare dhe përpjekjen për të amortizuar presionet mbi konsumatorët dhe bizneset. Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për naftën është përcaktuar në 220 lekë për litër, nga nivele më të larta në vendimet e mëparshme, ndërsa me shumicë do të tregtohet deri në 208 lekë për litër. Ndërkohë, për benzinën, tavani mbetet në 181 lekë për litër në…
Gjatë tre muajve të parë të vitit 2026, rreth 23,491 mjete nuk plotësuan standardet e sigurisë në rrugët e vendit. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), bën të ditur se analiza e inspektimeve tregon se problemi kryesor lidhet me sistemin e shkarkimit të gazrave, që rezulton i papërshtatshëm në 35% të rasteve. Një pjesë e konsiderueshme e automjeteve, rreth 31%, kishin mangësi vizuale dhe funksionale, duke përfshirë probleme me dritat, sinjalizimin dhe pajisjet që ndikojnë në drejtimin e sigurt të automjetit. Një tjetër problem i rëndësishëm ishte sistemi i drejtimit, i përcjelljes së fuqisë në akse dhe…
Rritjen drastike të çmimit të naftës dhe benzinës për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, qytetarët shqiptarë po e sfidojnë duke konsumuar më shumë, pasi importi i karburanteve ka shënuar një rritje të konsiderueshme gjatë muajit mars 2026. Referuar të dhënave paraprake zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, të siguara nga TV SCAN, sasia e karburanteve të importuara dhe zhdoganuara në muajin mars rezulton më e lartë krahasuar me muajt e mëparshëm të këtij viti. Rritja është e dukshme jo vetëm në raport me shkurtin, por edhe me janarin 2026, duke sinjalizuar një zgjerim të furnizimit në treg…
Një ekspert udhëtimesh ka renditur katër destinacione “të nxehta dhe të lira” që ia vlen të vizitohen në muajin maj për pushime pranverore – duke shmangur çmimet e larta gjatë pikut të verës, shkruan Jess Flaherty në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Mirror”. Me dy ditë festa zyrtare, shumë britanikë po kërkojnë ta shfrytëzojnë pushimin për të udhëtuar për një fundjavë të gjatë në kërkim të diellit të garantuar – gjë që nuk është kurrë i sigurt në Britaninë e Madhe. Duke pasur parasysh këtë, eksperti i udhëtimeve Rob, i njohur në internet si “Rob On The…
Inflacioni në Shqipëri ka shënuar një rritje në muajin mars 2026, duke arritur në 2.6%, nga 2.1% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Paralelisht, në raport me muajin shkurt, çmimet u rritën me 0.7%, duke sinjalizuar një përshpejtim të lehtë të presioneve inflacioniste në ekonomi. Rritja e inflacionit është nxitur kryesisht nga disa sektorë kyç, ku dominojnë transporti dhe kostot e energjisë. Sipas të dhënave, çmimet në grupin “Transporti” u rritën me 7.5% në terma vjetorë, ndërsa “Qira, ujë, energji elektrike dhe gaz” me 4.8%. Po ashtu, një rritje e ndjeshme është regjistruar edhe në…
Agjencia Kombëtare e Rinisë ka hapur për projekt-propozime, duke vënë në dispozicion fonde për organizatat rinore dhe organizatat që punojnë për të rinjtë, me synimin për të rritur ndikimin e tyre në zhvillimin social dhe ekonomik të vendit. Programi synon të mbështesë iniciativa konkrete që adresojnë sfidat kryesore të të rinjve në Shqipëri, duke krijuar ura bashkëpunimi mes komunitetit, institucioneve dhe vetë të rinjve. Thirrja vjen si një instrument financiar dhe social për të nxitur projekte që sjellin ndikim të drejtpërdrejtë në përfshirjen, punësimin dhe mirëqenien e kësaj grupmoshe. Në fokus të kësaj thirrjeje janë tre prioritete kryesore: rritja e…
