Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Rënia e eksporteve të fasonit, ProExport Albania ngre alarmin: Po falimentojmë, duhet ndërhyrje nga qeveria!

13:13 - Qershor 17, 2026

Ndryshim i rregullave të operimit, Wizz Air paralajmëron heqjen e bazës nga Beogradi, mundësi për Shqipërinë

12:49 - Qershor 17, 2026

19.7% më shumë turistë në prill, Italia kryeson fluksin e vizitorëve që zgjedhin Shqipërinë

12:44 - Qershor 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Koha për zhvillimin e gjelbër, modelet më të mira botërore

10:04 - Prill 10, 2026 Green
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nisma për zhvillimin e gjelbër, ka një jetëgjatësi afro 20 vjeçare. Ajo ka përfshirë më shumë se 100 shtete, duke u përshfaqur si një platformë e plotë që nga viti 2012 e Bashkimit Europian për mbrojtjen e mjedisit. Ekspertë të njohur të mjedisit dhe ekonomisë Prof. Dr. Romeo Hanxhari, ekspert i mjedisit Alis Mustafa, menaxhere projekti në “Partner Albania“, Dr Lorenc Gordani, këshillues ligjor për investimet në energjetikë dhe infrastructure dhe Ardian Cani, drejtor i projekteve për energjinë e pastër fotovoltaike në intervistë për Grupin Mediatik të Kinës (CMG), sjellin opinionet e tyre për ecurinë e kësaj nisme.

“Ujëra të kthjellëta dhe male të harlisura për Kinën dhe botën e bukur – Koncepti dhe praktika e qytetërimit ekologjik të Kinës, dhe si e frymëzojnë ato botën”. Kjo tematikë e quajtur ndryshe edhe “Koncepti i dy Maleve”, duket se po përbën edhe thelbin e debateve aktuale për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe një ekonomi qarkulluese të domosdoshme. Përvoja e Kinës në këtë qasje i takon të gjithë botës së qytetëruar, sepse ekonomia e dytë e botës  ka shpalosur disa tregues që të bëjnë përshtypje dhe duhen marrë në analizë. “Ujërat e kthjellëta dhe malet e harlisura janë pasuri të paçmueshme” është një ide origjinale që përfaqëson një shenjë dalluese të përpjekjeve të Kinës në zhvillimin e qytetërimit të saj  ekologjik. Roli i Kinës, si një aktor i ri global mjedisor, sjell metoda dhe ide inovative që mund të shërbejnë si alternativa për kombet e tjera. Këto qasje ofrojnë perspektiva të reja mbi sfidat mjedisore në epokën e ndikimit njerëzor.

Prof. Dr. Romeo Hanxhari, një qëmtues i hershëm i të gjitha çështjeve që lidhen me mjedisin, por edhe një autor i zëshëm i temave për këtë çështje, theksoi  për Grupin Mediatik të Kinës (CMG) se “Ekonomia e gjelbër“ është një koncept, i cili zyrtarisht është konceptuar nga OKB në vitin 2012 në Konferencën RIO + 20“. Ishte pikërisht koncepti i ekonomisë së gjelbër, që e vinte ekonominë në qendër të asaj konference, e  cila vinte  pas një recensioni  të  ekonomisë  nga viti  2008 e  në vijim, krize  e cila,  siç thotë  prof.  Hanxhari, vuri në dyshim teorinë dhe praktikën e zhvillimit të qëndrueshëm, i cili ishte zyrtarizuar që  në 1992, po në Rio.

Pasi përmend se pikërisht në 2012 ka pasur fatin të ketë hartuar draftin e Shqipërisë të  përqendruar pikërisht tek hapësirat e ekonomisë së gjelbër, Prof. Dr. Romeo Hanxhari nënvizon se “arsyeja ishte t‘i jepnin ekonomisë shqiptare një puls të ri, duke e riorientuar nënjë drejtim, i cili të ishte sa më miqësor  me elementet e tjerë të zhvillimit të qëndrueshëm, që janë komponenti mjedisor dhe ai shoqëror, apo social“.

Duke bërë një historik të shkurtër të nocionit, Prof. Hanxhari thotë se“prej atij momenti ka qënë BE lokomotiva e këtij koncepti dhe praktike“. Por ai nënvizon edhe se  “është gjë jashtëzakonisht e mirë që, edhe Kina, si një fuqi ekonomike dhe gjeopolitike në Botë, të promovojë këtë koncept“.

Prof. Dr. Hanxhari thekson se kjo është e rëndësishme, siç ka qenë e rëndësishme edhe renditja e Kinës në marrëveshjen e Klimës në 2015.

“Tashmë, me potencialin që ka për energjitë e ripërtëritshme (për shkak të kostos së ulët të fuqisë punëtore, për shkak të lëndës së parë, pra rezervave të mineraleve të rralla etj., prodhimit të energjisë fotovioltaike etj.), Kina po shndërrohet në një vend parësor në Botë“ – thotë prof. Hanxhari. Ai e cilëson këtë qasje si të “mirëpritur edhe për kontekstin tonë europian në kuadrin e   përpjekjeve të Shqipërisë për t‘iu bashkëngjitur marrëveshjes së gjelbër të BE“. “Ne kemi detyrim që ecim në atë drejtim dhe Kina natyrisht që është një shembull shumë i mirë dhe një burim teknologjie  dhe  materialesh, me  të  cilat ne  mund  të ndërtojmë  rrjetin  tonë të  energjisë  së ripërtëritshme“ – tha në bisedë Prof. Dr. Romeo Hanxhari.

Në një linjë të përafërt, Alis Mustafa, menaxhere projekti në “Partner Albania“, theksoi se projekti i saj “ka një fokus të veçantë tek biznest e gjelbërta dhe tek sipërmarrjet sociale të gjerbërta“. Mustafa tregoi se prej vitit 2012, “Partner Albania” është zbatuese e konkursit të bizneseve të gjelbra, ku financohen ide biznesi, që  janë  miqësore me  mjedisin,  por janë  edhe  në përputhje  me  objektivat e  zhvillimit  të qëndrueshëm të OKB.

Sipas ekspertes Mustafa, “koncepti i “Dy maleve“ është një koncept mjaft interesant, duke parë se si një ekonomi industriale si ajo e Kinës ka bërë të mundur edhe integrimin, apo edhe fokusimin në  zhvillimin ekonomik dhe atë mjedisor dhe, se si ato mund të shkojnë krah për krah. Dhe jo të shihen si kundërshtarë të njëri tjetrit“- sipas opinionit të saj.

Mustafa  thotë  se  “është   edhe  një  mundësi  e  mirë  për   ta  replikuar,  për ta  zbatuar  në  ekonominë shqiptare, si ide që kanë në fokus ruajtjen e mjedisit, të biodiversitetit, ndërgjegjësimin për ruajtjen e  këtij mjedisi“.

Dr Lorenc Gordani, që spikat si një këshillues ligjor për investimet në energjetikë dhe infrastrukturë, e  ve theksin tek treguesit konkretë që ofron një ekonomi e gjelbër. “Shqipëria, – thotë Gordani,- ka kaluar në dhjetëvjeçarin e fundit, nga zero prodhim nga energjia diellore, gati në një Teravat të saj, që pritet deri në fund të vitit 2026“. Sipas tij   “ky nuk është një zhvillim i thjeshtë teknik, por është një qasje ndaj filozofisë që ne kemi“. Pra, -thotë Dr. Gordani, – po ta lidhim edhe me konceptim e“Dy maleve“, ujrat e kristalta, malet e hartlisura, pikërisht nënkupton që zhvillimi ekonomik duhet të ecë paralelisht me mbrojtjen e mjedisit dhe me lënien e trashëgimisë brezave të ardhshëm“.

Ardian Cani, drejtor i projekteve për energjinë e pastër fotovoltaike, bën një koment që lidhet me diskutimin për ekonominë e gjelbër. “Koncepti  i  “Dy   Maleve“,  me  kalimin   e  kohës,  është   bërë   edhe   qendra  e   strategjisë  kineze  për  civilizimin ekologjik“, – thotë Cani, duke shtuar se në Kinë janë bërë shumë përparime në këto vite, mjafton të marrim në konsideratë, sidomos ata që kanë vizituar Kinën vetëm pak vite më parë.

“Unë kam qënë aty para dy viteve për të marrë pjesë në një panair të baterive“, thotë eksperti Cani,  duke nënvizuar se modeli kinez është një model që mund të aplikohet edhe në Shqipëri.

Prof. Dr. Hanxhari kujton disa ngjarje në kohë në Kinë. “Ka qënë viti 2005, kur presidenti aktual i Kinës, në cilësinë e administratorit të një province, e lancoi këtë model“. Deri në atë kohë ekonomistët e kishin parë mjedisin si një dëm kolateral, duke konsideruar që rritja ekonomikë me dëmin në mjedis është në përpjesëtim të drejtë. “Për fat të mirë tani, edhe BE, edhe Kina shkojnë drejt një dukurie që do të thotë ndërprerje e këtij përpjesëtimi të drejtë, që do të thotë “PO“ rritjes ekonomike, por ndikim në mjedis sa më i ulët, mundësisht “ZERO“, thotë Hanxhari.

Kina është mjë model shumë i mirë i faktit që mund ta ndryshojë vetveten, malet e gjelbëruara dhe ujërat e kristalta si indikatorë që ndihmojë mjedisin.

“Objektivi i Kinës për ta rimarrë veten dhe për t‘u shndërruar në një model është një gjë e shkëlqyer!  Është një model që mendoj se duhet ta shikojmë me admirim, sepse praktikisht pasojat mjedisore në Kinë janë të rëndësishme edhe në nivel global, edhe në nivel lokal“, nënvizon profesori i mjedisit.

Sipas Prof. Dr. Hanxharit, ulja e gjurmës ekologjike është “të prodhosh më shumë, me më pak burime natyrore dhe natyrisht dhe mesa më pak, mundësisht zero, ndikim mjedisor“.

“Unë  mendoj   se   Shqipëria  nga  ky  koncept   i   rëndësishëm   i  Kinës,  mund  të   fitojë   në   aspektin  e teknologjisë, duke qenë se e shikon ekologjinë si ekonomi, nxit teknologjinë, nxit inovacionin dhe rrjedhimisht edhe uljen e çmimeve“.

Ekspertët, e ftuar në bisedë, e lidhën konceptin e mësipërm edhe me turizmin dhe sidomos zhvillimin e tij në Shqipëri, në dekadën e fundit.

Dr. Lorenc Gordani tha se “rritja e shpejtë dhe me numra të mëdhenj e turizmit, në një farë kuptimi, kthehet edhe në një bumerang. Mbrojtja e mjedisit duhet të jetë parësore dhe kjo shihet në sektorin e turizmit, – tha ai.

“Turistët vijnë në Shqipëri për malet, për natyrën, për ujin, pra për këto bukuri! Dhe nëse ne nuk arrijmë të menaxhojmë rritjen e këtij fluksi me kujdesin në mjedis, shumë shpejt do të shikojmë që bregdeti do të jetë i ndotur, ujërat e pastra nuk do të jenë më të tilla“, tha Dr. Gordani.

Në një koment për turizmin Prof. Dr. Hanxhari theksoi se Shqipëria mund të quhet tani   një vend i varur ekonomikisht  nga  turizmi. Kjo,   në  një  farë   mënyre ka  të  mirën e   vet,  sepse e   kapilarizon përfitimin edhe tek komunitetet lokale, por turizmi praktikisht ka një ndikim jo të vogël në mjedis, këmbënguli profesori i Universitetit të Tiranës.

Në bisedë u nënvizua edhe se koncepti i “Dy Maleve” ka ulur intensitetin e emetimit të karbonit me 34.4% gjatë 10 viteve të fundit. Kina ka zhvilluar bashkëpunim me mbi 100 vende e rajone të botës në fushën e energjisë së gjelbër.Në fund të vitit 2025, kapaciteti total i instaluar i prodhimit të energjisë në Kinë arriti në 3.89 miliardë kilovat, një rritje vjetore prej 16.1 për qind.

Energjia diellore ishte performuesi më i spikatur, me kapacitet të instaluar që u rrit me 35.4 për qind në 1.2 miliardë kilovat. Energjia e erës gjithashtu vazhdoi zgjerimin e saj të qëndrueshëm, me kapacitet të instaluar që arriti në 640 milionë kilovat, 22.9 për qind më shumë në bazë vjetore. Kina ka ndërtuar  sistemin më të madh të energjisë së rinovueshme në botë.Për të gjitha këto, ekspertët e ftuar në këtë bisedë, sollën komentet e tyre, duke afruar një vlerë të shtuar edhe për komunikimin publik lidhur më tema të tilla.Biseda e organizuar veçoi mjaft aspekte të rëndësishme të kësaj teme, duke iu referuar punës dhe përvojës që po realizohet në Kinë dhe që ka dhënë indicie pozitive globale.

Intervistoi Bardhi Sejdarasi

Ekofin Media
Ekofin Media
Alis Mustafa bardhi sejdarasi gjelber Lorenc Gordani Romeo Hanxhari Zhvillimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Sllovenia do të nisë ndarjen e energjisë për familjet dhe bizneset më 1 korrik

13:47 - Qershor 13, 2026

Mbrojtje e veçantë, Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

12:17 - Qershor 6, 2026

Vetëm 71% e shqiptarëve kanë akses në ujë të pijshëm të sigurt dhe vetëm 13% e ujërave të ndotur trajtohen

11:01 - Qershor 5, 2026
View 1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Shqipëria në rrugën e ekonomisë së gjelbër – Mjedisi Sot

Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Rënia e eksporteve të fasonit, ProExport Albania ngre alarmin: Po falimentojmë, duhet ndërhyrje nga qeveria!

gazetar_113:13 - Qershor 17, 20260

Eksportet në maj shënuan rritje të përgjithshme. Megjithatë, pas statistikave optimiste fshihet një realitet krejt…

Ndryshim i rregullave të operimit, Wizz Air paralajmëron heqjen e bazës nga Beogradi, mundësi për Shqipërinë

12:49 - Qershor 17, 2026

19.7% më shumë turistë në prill, Italia kryeson fluksin e vizitorëve që zgjedhin Shqipërinë

12:44 - Qershor 17, 2026

Shifrat e Eurostat, Shqipëria mbetet në fund të Europës për të ardhurat

12:11 - Qershor 17, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:13 - Qershor 17, 2026

Rënia e eksporteve të fasonit, ProExport Albania ngre alarmin: Po falimentojmë, duhet ndërhyrje nga qeveria!

12:49 - Qershor 17, 2026

Ndryshim i rregullave të operimit, Wizz Air paralajmëron heqjen e bazës nga Beogradi, mundësi për Shqipërinë

12:44 - Qershor 17, 2026

19.7% më shumë turistë në prill, Italia kryeson fluksin e vizitorëve që zgjedhin Shqipërinë

Rënia e eksporteve të fasonit, ProExport Albania ngre alarmin: Po falimentojmë, duhet ndërhyrje nga qeveria!

13:13 - Qershor 17, 2026

Ndryshim i rregullave të operimit, Wizz Air paralajmëron heqjen e bazës nga Beogradi, mundësi për Shqipërinë

12:49 - Qershor 17, 2026

19.7% më shumë turistë në prill, Italia kryeson fluksin e vizitorëve që zgjedhin Shqipërinë

12:44 - Qershor 17, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter