Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Skandal me Urdhërin e Stomatologut, 700 licenca dentistësh vihen në diskutim

11:32 - Prill 11, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Licencimi i rreth 700 stomatologëve në Shqipëri vitin e fundit (prill 2025-prill 2026) është bërë me një vulë të paligjshme. Një hetim i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka arritur në konkluzionin se vula që aktualisht përdoret nga Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Almiro Gurakuqi, është nxjerrë nga strukturat e Policisë së Shtetit në kundërshtim me procedurat ligjore (ligjin e vitit 1993 dhe një urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë i vitit 2023).

Por çfarë ka ndodhur?!

Situata duket shumë e paqartë. Historia nis në vitin 2023. Në nëntor të atij viti, kreu i atëhershëm i Urdhrit të Stomatologëve Nikoll Deda u pezullua nga detyra me vendim gjykate pasi u akuzua se kishte kryer abuzime të shumta financiare dhe punësime të paligjshme. Ai ishte zgjedhur Presidenti i parë i Urdhrit të Stomatologut në vitin 2015 dhe ishte rizgjedhur në vitin 2020 për mandatin e dytë dhe të fundit 5-vjeçar.  Në nëntor 2024 çështja në ngarkim të Dedës çohet për gjykim dhe ai vazhdonte i pezulluar, ndërkohë që ishte marrë edhe masa e sigurisë arrest me burg.

Nikoll Deda

Më 9 prill 2025, Almiro Gurakuqi, në atë kohë Presidenti Rajonal në Tiranë i Urdhrit të Stomatologut i kërkon Policisë së Shtetit pajisjen me një vulë të re për zyrën kombëtare të USSH. Ai argumentonte se Nikoll Deda vijonte të ishte i pezulluar nga detyra me vendim gjykate dhe se ndaj tij ishte caktuar masa e sigurimit (Arrest me burg); Zv/Presidentja e USSH kishte dhënë dorëheqjen pasi edhe ajo vazhdonte në ndjekje penale, Sekretari i Përgjithshëm ishte shkarkuar nga detyra, zyra e USSH ishte e bllokuar dhe vula origjinale nuk gjendet. Për këtë arsye kërkonte zëvendësimin e vulës.

Almiro Gurakuqi


Përmes një procedure, ende të paqartë nga policia, pasi Gurakuqi nuk e kishte tagrin të kërkonte vulë për institucionin, del një tjetër vulë për të njëjtin ent më datë 18 prill. Por 3 ditë më herët, më 15 prill 2025, Almiro Gurakuqi thërret zgjedhje dhe merr pozicionin e Presidentit të Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë.

9 muaj më vonë, bëhet një tjetër proces zgjedhor në USSH dhe në dhjetor 2025 njoftohet se Arben Muçaj është zgjedhur President. Muçaj së bashku me ish Presidentin Nikoll Deda, nuk e njohin si president Almiro Gurakuqin dhe e konsiderojnë si uzurpues të postit dhe të zyrave.

Arben Mucaj


Më 29 janar 2026, Deda i nis një shkresë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, shkresë të cilën e vulos me vulën e vjetër, ku i kërkon verifikimin e procedurave të nxjerrjes së vulës së re. AMP pasi bëri verifikimet, doli në përfundimin se procedurat nuk ishin respektuar dhe më datë 2 prill njofton Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë të marrë masa ndaj shkelësve, të ndalë paligjshmërinë dhe të rregulloja procedurat që ngjarja të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

AMP i thotë Dedajt, i cili tashmë ka marrë një shkresë si përfaqësues legjitim i Muçajt (presidentit të zgjedhur në dhjetor 2025) se nuk është ai autoriteti që mund ta nxjerrë jashtë funksionit vulën e dalë nga kjo procedurë por e këshillon t’i drejtohet vetë policisë së Shtetit, ashtu siç edhe e orienton që të bëjë kallëzim në prokurori për “përvetësim të titullit apo detyrës shtetërore”.

I kontaktuar nga Report Tv Nikoll Deda konfirmoi se padia është bërë që më 3 prill, ndërsa janë në kontakt me strukturat e policisë për vendimmarrjen. Do të jenë autoritetet që do të vendosin përfundimisht se cila vulë është në fuqi. /Shqiptarja.com

Ekofin Media
Ekofin Media
700 licensa jashtëligjshme Konflikti stomatologësh Vulë
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

gazetar_217:12 - Korrik 20, 20260

Në disa fshatra të Shqipërisë, shtëpitë e vjetra janë kthyer në bujtina. Oborret, dikur të…

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026

Shqipëria, mes shteteve me rritjen më të lartë të trafikut ajror në qershor

13:08 - Korrik 20, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:12 - Korrik 20, 2026

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

15:07 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

13:27 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter