Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj bëri me dije miratimin e projektligjin për përjashtimin nga tatimet në vend, të atyre rezidentëve në Shqipëri që gjenerojnë të ardhura nga vende të tjera. Ndërkohë nga lehtësirat fiskale të përfitojë dhe kategoria e të verbërve.
“Parashikon që të gjitha ata që rezidentë tatimorë në Shqipëri, që gjerojnë të ardhura në vende të tjera të botës, këto të ardhura, janë të përjashtuara nga tatimi në vend. Ky është një ndryshim që shkon në linjë me tërheqjen e atyre pensionistëve që kanë dalë në pension në vende të tjera dhe kthehen në Shqipëri. Kemi bërë dhe një rregull ligjor që parashikon që ata që janë të verbër, do të kemi përjashtim tatimor dhe do të përfitojnë nga lehtësirat fiskale”, tha Ibrahimaj.
