Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Aktivet e tregjeve financiare jobankare u rritën me 13% në vitin 2025, arritën në 149 miliardë lekë

11:34 - Prill 14, 2026 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Tregjet financiare nën mbikëqyrjen e Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) e mbyllën vitin 2025 me rritje dyshifrore të aktiveve. Sipas raportit vjetor, totali i aktiveve në këto tregje arriti në 149 miliardë lekë, me një rritje prej 13% krahasuar me vitin 2024. Ky zhvillim reflekton një dinamikë pozitive në disa segmente kryesore, veçanërisht në sigurime, fondet e investimeve dhe pensionet private.

Tregu i sigurimeve vijoi të përmirësojë treguesit financiarë, duke shënuar rritje si në aktive ashtu edhe në volum aktiviteti. Aktivet u zgjeruan me rreth 6.38 miliardë lekë, ose 11.2% në bazë vjetore, ndërsa provigjonet teknike u rritën me 9.5%, duke përforcuar më tej qëndrueshmërinë financiare të sektorit. Njëkohësisht, treguesi i mbulimit të provigjoneve me aktive të përshtatshme u përmirësua, duke reflektuar një menaxhim më të mirë të riskut.

Në aspektin e aktivitetit, primet e shkruara bruto arritën në rreth 27.1 miliardë lekë, në rritje me 10.56% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, dëmet e paguara bruto u rritën me vetëm 0.82%, në 8.26 miliardë lekë.

Paralelisht, tregu i sipërmarrjeve të investimeve kolektive (SIK) ruajti një trajektore të fortë rritjeje. Aktivet neto arritën në 70 miliardë lekë, me një rritje prej 14.19% në bazë vjetore, të mbështetur kryesisht nga fondet e investimeve me ofertë publike. Numri i investitorëve u rrit në 42,138, ose 11.52% më shumë se në vitin 2024, duke reflektuar zgjerimin e bazës së pjesëmarrësve dhe rritjen e interesit për instrumentet e tregut të kapitalit.

Zhvillimet në këtë treg janë shoqëruar edhe me diversifikim të produkteve, përfshirë hyrjen e fondeve të reja dhe kërkesat për njohjen e fondeve të licencuara në Bashkimin Europian, çka sinjalizon një hap të mëtejshëm drejt integrimit me tregjet ndërkombëtare, thekson AMF.

Edhe tregu i fondeve të pensionit privat vijoi trendin rritës, si në aktive ashtu edhe në numrin e kontribuuesve. Në fund të vitit 2025, aktivet neto arritën në 9.85 miliardë lekë, me një rritje të fortë prej 21.55%, ndërsa numri i anëtarëve u rrit në 49,218 (+11.19%). Investimet e këtij tregu mbeten të përqendruara kryesisht në tituj të borxhit publik, ku obligacionet e qeverisë zënë mbi 96% të portofolit, duke reflektuar një profil konservator të menaxhimit të aseteve. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
autoriteti i mbikëqyrjes financiare dyshifrore jobankare tregjet financiare
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

gazetar_106:00 - Korrik 27, 20260

Shqipëria po hedh një hap të ri drejt rregullimit të tregut të kripto-aseteve, duke vendosur…

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:00 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter