Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Pagë shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e Emergjencave Civile: Në fund të vitit mbërrijnë edhe tre avionë të rinj

14:03 - Korrik 27, 2026

Demo: Qeveria, masa për përmirësimin e trajtimit financiar të efektivëve të zjarrfikësve

13:19 - Korrik 27, 2026

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pasi Shtetet e Bashkuara dhe Irani ndalojnë sulmet pranë Ngushticës së Hormuzit

13:17 - Korrik 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

“The Traveler”: Shqipëria forcon pozitat si destinacion turistik në Evropë

08:45 - Prill 18, 2026 Turizëm
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqipëria, e konsideruar për një kohë të gjatë si një nga vendet sekrete më të ruajtura të Evropës, po shndërrohet me shpejtësi në një destinacion të preferuar për turistët ndërkombëtarë që kërkojnë përvoja autentike, natyrë të paprekur dhe kulturë të pasur, shkruan Megan Picot në një artikull të botuar në revistën e udhëtimeve “The Traveler”.

Kryeqyteti, Tirana ofron një atmosferë të gjallë dhe energjike, me kafene të mbushura, jetë nate dinamike dhe një ndjesi spontane që e bën çdo përvojë të veçantë.

Tirana është transformuar dukshëm, me zhvillim urban, më shumë struktura moderne dhe një fluks të shtuar turistësh nga e gjithë bota.

E njëjta gjë vërehet edhe në destinacione të tjera turistike në vend, ku investimet dhe interesi ndërkombëtar janë rritur ndjeshëm.

Një nga asetet më të mëdha të Shqipërisë mbetet bregdeti i saj spektakolar përgjatë Adriatikut dhe Jonit.

Plazhet me ujëra të kristalta, gjiret e fshehura dhe peizazhet natyrore të paprekura po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë që kërkojnë alternativa të reja kundrejt destinacioneve më të mbipopulluara të Mesdheut.

Përtej bukurive natyrore, Shqipëria ofron një trashëgimi kulturore dhe historike të pasur.

Qytete si Berati dhe Gjirokastra, të njohura për arkitekturën e tyre karakteristike dhe statusin e mbrojtur nga UNESCO, ofrojnë një përvojë unike për ata që duan të eksplorojnë historinë dhe traditat shqiptare.

Një tjetër element që e bën Shqipërinë tërheqëse është mikpritja e banorëve vendas.

Turistët shpesh theksojnë ndjesinë e ngrohtësisë dhe autenticitetit, që gjejnë në kontaktin me njerëzit, si dhe mundësinë për të përjetuar një kulturë që ruan ende elemente të forta tradicionale.

Kuzhina shqiptare gjithashtu po fiton vëmendje, me një kombinim të shijeve mesdhetare dhe ballkanike që ofron një eksperiencë të pasur gastronomike.

Restorantet lokale, produktet e freskëta dhe gatimet tradicionale janë një pjesë e rëndësishme e përvojës së udhëtimit në vend.

Me rritjen e vazhdueshme të interesit ndërkombëtar dhe zhvillimin e infrastrukturës turistike, Shqipëria po konsolidohet si një nga destinacionet më dinamike dhe më premtuese në Evropë.

Ajo po kalon nga një destinacion alternativ në një zgjedhje kryesore për shumë turistë që kërkojnë diçka ndryshe nga ofertat klasike turistike.

Nga “sekret turistik” në një destinacion i njohur

Shqipëria është shndërruar ne një nga destinacionet “zbulim” të turizmit evropian për vizitorët me një buxhet të kufizuar, por rritja e numrit të turistëve po sjell ndryshime të dukshme në çmime, veçanërisht në zonat bregdetare.

Vitet e fundit, Shqipëria është transformuar nga një vend relativisht i panjohur në një destinacion turistik në Evropë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka regjistruar një rritje të ndjeshme të trafikut ajror, ndërsa numri i vizitorëve ka tejkaluar 10 milionë turistë në vit, duke e shndërruar vendin në një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë në rajon.

Rritja e turizmit është reflektuar edhe në zonat bregdetare si Saranda dhe Ksamili, të cilat dikur konsideroheshin destinacione të qeta dhe shumë të lira.

Sot, ato po shfaqen si destinacione të njohura mesdhetare, me ndërtime të reja, një fluks më të madh turistësh dhe çmime më të larta.

Infrastruktura po zhvillohet me ritëm të shpejtë, duke përfshirë Tunelin e Llogarasë dhe projektet për një Aeroport të ri në Vlorë, të cilat kanë përmirësuar ndjeshëm aksesin, por gjithashtu kanë rritur presionin mbi tregun e turizmit.

Shqipëria mbetet ende e përballueshme

Pavarësisht rritjes së çmimeve, Shqipëria mbetet një destinacion i përballueshëm për turistët, veçanërisht jashtë pikut të sezonit dhe jashtë zonave më të njohura bregdetare.

Në veri, në zona si Thethi dhe Valbona, çmimet mbeten më të ulëta dhe përvojat janë më autentike, me akomodim dhe ushqim të kombinuar që shpesh kushton rreth 30–35 euro.

Edhe zona si Pogradeci dhe qyteti i Korçës ofrojnë alternativa më ekonomike krahasuar me bregdetin.

Në Tiranë, restorantet tradicionale dhe lagjet rezidenciale ofrojnë ende çmime të përballueshme për ushqim dhe pije.

Transporti publik brenda vendit mbetet gjithashtu një nga elementët më ekonomikë të udhëtimit, me bileta shumë më të lira se mesatarja evropiane.

Perspektiva e turizmit në Shqipëri

Shqipëria po kalon një fazë të rëndësishme transformimi turistik. Ndërsa infrastruktura përmirësohet dhe investimet në sektorin e turizmit rriten, vendi po kalon nga një destinacion “buxhetor” në një treg më të konsoliduar dhe më të shtrenjtë në zonat kryesore.

Megjithatë, shumë zona të brendshme dhe veriore ende ruajnë karakterin e tyre ekonomik dhe autentik, duke ofruar alternativa për vizitorët që kërkojnë çmime të arsyeshme.

Në tërësi, Shqipëria mbetet një destinacion tërheqës në Mesdhe, por me një tendencë të qartë – “Kalimi gradual drejt turizmit më masiv dhe më të strukturuar”./ATSH

Ekofin Media
Ekofin Media
destinacion forcon pozitat shqipëria The traveler Turistik
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Business Insider”: Shqipëria pushton interesin e turistëve britanikë: Kërkesat për pushime rriten me 92%

09:44 - Korrik 27, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Pagë shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e Emergjencave Civile: Në fund të vitit mbërrijnë edhe tre avionë të rinj

gazetar_114:03 - Korrik 27, 20260

Punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes që do të angazhohen në përballimin e zjarreve gjatë sezonit…

Demo: Qeveria, masa për përmirësimin e trajtimit financiar të efektivëve të zjarrfikësve

13:19 - Korrik 27, 2026

Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona të aksidentuar në gjashtë muaj/ Tirana dhe Durrësi me bilancin më të rëndë

11:10 - Korrik 27, 2026

Kurthi i celofanit në tryezat shqiptare

10:31 - Korrik 27, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:03 - Korrik 27, 2026

Pagë shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e Emergjencave Civile: Në fund të vitit mbërrijnë edhe tre avionë të rinj

13:19 - Korrik 27, 2026

Demo: Qeveria, masa për përmirësimin e trajtimit financiar të efektivëve të zjarrfikësve

11:10 - Korrik 27, 2026

Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona të aksidentuar në gjashtë muaj/ Tirana dhe Durrësi me bilancin më të rëndë

Pagë shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e Emergjencave Civile: Në fund të vitit mbërrijnë edhe tre avionë të rinj

14:03 - Korrik 27, 2026

Demo: Qeveria, masa për përmirësimin e trajtimit financiar të efektivëve të zjarrfikësve

13:19 - Korrik 27, 2026

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pasi Shtetet e Bashkuara dhe Irani ndalojnë sulmet pranë Ngushticës së Hormuzit

13:17 - Korrik 27, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter