Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

OTP Bank Albania dëgjon nga afër biznesin në Lushnje: çfarë kërkojnë sot sipërmarrjet e segmentit MSE?

12:00 - Prill 21, 2026 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Në një takim me biznesmenë në Ardenicë, Lushnje, në qendër të diskutimeve ishin nevojat reale të MSE: më shumë qartësi, më pak burokraci dhe një bankë që kupton ritmin e tyre.

Pas çdo biznesi të vogël apo të mesëm ka një përditshmëri, që nuk duket gjithmonë nga jashtë. Ka plane për zgjerim, investime që duhen bërë në kohën e duhur, pagesa që nuk presin, mungesë e stafit të kualifikuar, furnitorë për t’u shlyer dhe një treg që ndryshon shpesh, më shpejt sesa parashikimet.

Pikërisht për këtë arsye kur bizneset flasin për nevojat që kanë nga banka e tyre, ato nuk e kufizojnë më pritshmërinë vetëm te financimi. Sot ato kërkojnë edhe diçka tjetër: më shumë shpejtësi, më shumë qartësi, procedura më të thjeshta dhe një partner që e kupton ritmin real të aktivitetit të tyre.

Këto ishin disa nga temat që dolën në pah gjatë takimit që OTP Bank Albania organizoi më 9 prill në Ardenicë, Lushnje, me klientë të segmentit MSE. Aktiviteti u zhvillua si një hapësirë e hapur diskutimi, ku fokusi nuk ishte vetëm vetë takimi, por dëgjimi i drejtpërdrejtë i shqetësimeve, problematikave dhe pritshmërive që bizneset kanë sot.

Në bisedat me sipërmarrësit u reflektua qartë se bizneset e vogla dhe të mesme kanë nevojë për zgjidhje që u përshtaten realisht cikleve të tyre të punës. Për ta, koha është shpesh po aq e rëndësishme sa edhe vetë financimi. Kur lind nevoja për kapital qarkullues, për një investim apo për të përballuar një periudhë më të ngarkuar, vonesat, paqartësitë apo proceset e tejzgjatura bëhen një barrë shtesë.

Këtë qasje e nënvizoi edhe znj. Gentjana Ciceri, Drejtore e Divizionit Retail dhe Anëtare e Bordit të OTP Bank Albania, e cila gjatë takimit u shpreh: “Për ne është shumë e rëndësishme të jemi pranë klientëve tanë dhe t’i dëgjojmë ata nga afër. Vetëm kështu kuptojmë realisht se çfarë i shqetëson, çfarë presin dhe ku duhet të fokusohemi për të qenë më të dobishëm për ta.”

Takimi në Ardenicë tregoi se nevojat e këtij segmenti shkojnë përtej shifrave dhe produkteve standarde. Ato lidhen me fleksibilitetin, me qartësinë e informacionit, me komunikimin e drejtpërdrejtë dhe me besimin që ndërtohet kur klienti ndien se zëri i tij dëgjohet.

Sepse në fund për një sipërmarrës, banka nuk është thjesht vendi ku merret një shërbim. Ajo është një pjesë e rëndësishme e rrugëtimit të biznesit, sidomos në momentet kur duhet marrë një vendim i rëndësishëm, ndjekur një mundësi e re apo përballuar një sfidë e papritur. Dhe sa më mirë të kuptohen këto nevoja, aq më e fortë bëhet marrëdhënia mes bankës dhe biznesit.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ardenicë biznesin lushnje otp bank albania takimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Posta Shqiptare hyn në tregun e sigurimeve, licencohet nga AMF si agjent për Sigal dhe Albsig

11:55 - Korrik 23, 2026

Euromoney kurorëzon Credins bank si “Banka më e Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026”

10:44 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter