Author: gazetar_1
Bizneset kanë ende 37 ditë për të përmbushur detyrimin ligjor për pagesat CASHLESS përmes terminaleve për pagesa elektronike (POS/POI) në strukturat akomoduese, shërbimet e transportit dhe institucionet/shoqëritë publike, ndërsa afati për sektorin e turizmit dhe transportit është 30 maj 2026. Për të gjitha bizneset e tjera, ky afat përfundimtar është 31 dhjetori 2026. Ndryshimet e fundit të ligjit “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” synojnë uljen e përdorimit të parasë në dorë, formalizimin e ekonomisë dhe rritjen e transparencës në transaksionet ekonomike. Sipas ligjit, bizneset duhet të pajisen me terminale POS, ndërkohë që kufiri i lejuar për pagesat me…
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se katër bashki kanë miratuar zonat prioritare në kuadër të Paktës së Maleve. Gjatë një deklarate për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Demo bëri me dije se ka shkuar në 40 numri i bashkive të cilat kanë miratuar zonat prioritare. “Sot kemi vazhduar miratimin e zonave prioritare të bashkive. Janë 4 bashki të tjera që kanë miratuar zonat prioritare. Tashmë shkojmë në numrin 40 të bashkive. Siç e kemi përmendur dhe më parë, Paketa e Maleve vijon që të ketë një interes të shtuar për sa i përket aplikantëve në…
Pas mbledhjes së kësaj të premteje, më 24 prill të kabinetit qeveritar, ministrat dolën njëri pas tjetrit për të komunikuar vendimet e marra. Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin, Blendi Gonxhja tha se vendimi i parë që është marrë është për shpërblimet për sportistët elitarë. “Me kënaqësi do doja të ndaja sot dy vendime që propozohen dhe që vijnë në qeveri me propozimin e ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit. E para është më e rëndësishme, që është miratimi i një vendimi qeverie që rrit ndjeshëm mbështetjen për shpërblimet për sportistët elitarë dhe për trajnerët e tyre.”, deklaroi ministri, sipas…
Edhe një herë Shqipëria kthehet në vëmendjen e mediave europiane në lidhje me bukuritë e saj natyrore dhe pikat e shumta turistike. Së fundmi “Daily Mail” ka listuar 13 “mrekulli”, që e bëjnë këtë vend një nga më të bukurit në kontinent dhe në glob. Nga majat e thepisura të mbuluara me borë të Bjeshkëve të Namuna deri te brigjet e mbuluara nga dielli të Rivierës Jonike, Shqipëria është një vend me kontraste mbresëlënëse. Ndërsa vendet e nxehta të plazhit si Ksamili, shpesh të quajtura “Maldivet e Evropës”, tërheqin turma me rërën e bardhë dhe ujërat e kaltra, peizazhe të…
Ligjvënësit në Kosovë e kanë miratuar përfundimisht një Projektligj për çmimet tavan të enjten, me gjithë kundërshtimet nga opozita, e cila e akuzoi Qeverinë se përmes tij synon ndërhyrje në tregun e lirë. Projektligji – i njohur zyrtarisht si Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg – u miratua me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, rreth një javë pasi kishte kaluar në lexim të parë. Për t’u bërë ligj ai duhet të nënshkruhet nga presidenti i vendit, në këtë rast ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu. Qeveria…
Ekonomia shqiptare po konsumon gjithnjë e më shumë burime natyrore, ndërsa eficienca në përdorimin e tyre ka pësuar rënie. Të dhënat më të fundit të INSTAT për vitin 2024 tregojnë një rritje të fortë të nxjerrjes dhe përdorimit të materialeve mjedisore, duke reflektuar zgjerimin e aktivitetit ekonomik, por njëkohësisht edhe presion më të madh mbi burimet natyrore. Sipas raportit “Llogaritë e Flukseve të Materialeve Mjedisore 2024”, sasia e lëndëve të para të nxjerra nga burimet natyrore arriti në 23.1 milionë tonë, me një rritje prej 13.2% krahasuar me vitin 2023. Paralelisht, përdorimi i përgjithshëm i materialeve në ekonomi u rrit…
Të ardhurat nga taksat mjedisore në Shqipëri vijojnë trendin rritës, duke arritur në rreth 66.2 miliardë lekë në vitin 2024, me një rritje prej 9.45% krahasuar me vitin 2023. Ky zhvillim reflekton zgjerimin e bazës tatimore në sektorët që lidhen drejtpërdrejt me energjinë, transportin dhe ndotjen, por njëkohësisht tregon edhe strukturën e pabalancuar të këtyre të ardhurave. Pesha kryesore në totalin e taksave mjedisore vijon të mbahet nga taksat e energjisë, të cilat përbëjnë 82.2% të totalit, duke konfirmuar varësinë e sistemit fiskal nga karburantet dhe produktet energjetike. Në vlera absolute, këto të ardhura arritën në 54.4 miliardë lekë në…
Për shkak të kërcënimeve ndërkombëtare në rritje, ushtria gjermane, Bundeswehr-i, miratoi për herë të parë një strategji ushtarake. Ajo përcakton drejtimin strategjik të ardhshëm të forcave të armatosura në Gjermani dhe analizon se si Bundeswehr-i mund t’u përgjigjet kërcënimeve të mundshme. “Rrallëherë një strategji ushtarake ka qenë kaq e nevojshme sa në këtë fazë historike,” deklaroi ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius(SPD) gjatë prezantimit të strategjisë në Berlin. Bota është bërë më e paparashikueshme dhe më e rrezikshme që kur Rusia po zhvillon luftë kundër Ukrainës dhe po vihet seriozisht në pikëpyetje rendi ndërkombëtar. Kërcënimi rus Në strategjinë ushtarake Rusia konsiderohet…
Çmimi i karburantit për avionë (kerozina) është rritur me 122 përqind që nga fillimi i luftës me Iranin, sipas kompanisë konsulente Energex me seli në Londër. Së pari, probleme me furnizimin u raportuan në aeroportet aziatike, mdërkohë që ka vonesa të mëdha edhe në furnizimin me karburant në aeroportet në Itali. Linja ajrore gjermane Lufthansa ka mbyllur biznesin e saj Cityline dhe ka tërhequr nga shërbimi avionë të vjetër, që kërkojnë shumë karburant. Arsyeja që përmendet është ksrburanti i shtrenjtë, por edhe grevat e stafit. Mediat gjermane spekulojnë me mundësinë e rritjes së çmimeve të fluturimeve, veçanërisht për fluturimet me…
Tani udhëtarët evropianë rrezikojnë, përveç dëmit, edhe talljen. Supozojmë që, në kulmin e luftës në Iran, fluturimi ynë nuk niset sepse aeroporti nuk ka karburant (vajguri) për avionin, shkruan repubblica.it. Si rregull kompania ajrore duhet patjetër të mos i “braktisë” pasagjerët. Ajo duhet tu gjejë pasagjerëve të saj një vend në një fluturim tjetër. Dhe nëse nuk ka një nisje të dobishme, duhet të kthejë paratë e biletës. Por në rastin e kësaj krize ajo nuk do të jetë e detyruar të na dëmshpërblejë për dëmin e shkaktuar nga mosnisja, në formën e “kompensimit monetar”. Në Bruksel, Apostolos Tzitzikostas –…
