Në tregun e çrregullt të ndërtimit në Shqipëri, spikat kompania Orion shpk si një nga liderët e industrisë që premton cilësi të lartë, teknologji të avancuar dhe standarde evropiane të jetesës urbane në zonat elitare. Orion do të jetë pjesë e konferencës “Vlera e Pronës II”, ku do të ndajë me audiencën qasjen e saj ndaj zhvillimit të qëndrueshëm të industrisë së ndërtimit.
Për vite me radhë, industria e ndërtimit ka qenë ndër shtyllat kryesore të ekonomisë vendase, duke luajtur rolin e lokomotivës së zhvillimit. Në më shumë se tri dekada, ndërtuesit shqiptarë kanë transformuar jetën urbane me projekte që shpesh janë zhvilluar për t’iu përgjigjur nevojave të menjëhershme të tregut, jo gjithmonë të mbështetura mbi një plan afatgjatë urbanistik.
Si pasojë e kësaj dinamike dhe e kërkesës së lartë në tregun shqiptar, oferta shpesh ka sjellë projekte jo të plota ose të menduara vetëm për volum. Në një realitet të tillë, ndërtuesi duhet të ketë ekspertizën dhe vizionin e duhur për të krijuar vlerë të shtuar dhe për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata me tregun. Çelësi i suksesit?
Besimi – besimi i blerësit, i partnerëve dhe i gjithë ekosistemit të industrisë.
Kështu, vetë tregu krijoi hapësirë për ata që do të bënin diferencën në industrinë e ndërtimit. Qytetarët shqiptarë nuk bëjnë kompromis për cilësinë e jetesës dhe vazhdojnë të kërkojnë projekte serioze, të besueshme dhe të ndërtuara me standarde të larta.
Në këtë kontekst, Orion nuk ndërton thjesht ndërtesa, ndërton vlerë që mbetet. Me mbi 27 vite ekselencë, kompania është një nga aktorët që po udhëheqin zhvillimin e tregut shqiptar drejt standardeve më të larta të cilësisë, inovacionit dhe qëndrueshmërisë. Orion nuk fokusohet në volum, por në krijimin e komuniteteve të mirëfillta, në transformimin e zonave urbane dhe në zhvillimin e projekteve që i shtojnë vlerë qytetit sot dhe mbeten si trashëgimi për të ardhmen.
Çdo projekt trajtohet me një vëmendje të jashtëzakonshme ndaj detajit, duke balancuar në mënyrë harmonike Njeriun, Natyrën dhe Arkitekturën, për të ofruar një eksperiencë jetese dhe pune në nivelet më të larta.
Me integritet dhe një vizion të qartë zhvillimi, Orion vazhdon të vendosë drejtimin se ku duhet të evoluojë industria.
Me një eksperiencë të konsoliduar, Orion i ka dhënë jetë disa prej zonave më të rëndësishme të kryeqytetit dhe jo vetëm, duke ofruar ndërtime të sigurta, cilësore dhe të projektuar sipas standardeve evropiane. Të udhëhequr nga teknologjia dhe qasja ndaj zhvillimit të qëndrueshëm, ata kanë ndërtuar rezidenca banimi, qendra biznesi dhe projekte urbane elitare, duke garantuar cilësinë më të lartë falë bashkëpunimeve afatgjata dhe mbikëqyrjes teknike nga ekspertë dhe partnerë ndërkombëtarë.
Këtu mund të përmendet edhe bashkëpunimi me disa nga aktorët më të rëndësishëm të industrisë italiane të ndërtimit dhe arkitekturës, një ikonë botërore e klasit dhe cilësisë premium. Implementimi i inovacioneve më të fundit në projektim dhe përdorimi i teknologjive moderne garantojnë rezultate të qëndrueshme dhe me vlerë afatgjatë për qytetarët.
Në këtë mënyrë, Orion ka sjellë në tregun shqiptar një koncept bashkëkohor zhvillimi, të ngjashëm me modelet dhe standardet e certifikuara evropiane.
Me një portofol mbresëlënës projektesh, Orion do të prezantojë në konferencën “Vlera e Pronës II” qasjen e saj ndaj zhvillimit të qëndrueshëm në industrinë e ndërtimit. Përballë një audience që bashkon aktorët kryesorë të ekosistemit të ndërtimit, nga zhvilluesit dhe arkitektët, te real estate, bankat dhe investitorët, kompania do të ndajë sfidat dhe mundësitë që po formësojnë të ardhmen e këtij sektori në Shqipëri.
Për të ndjekur diskutimet mbi standardet e reja të industrisë dhe rolin e materialeve inovative në vlerën e pronës, mund të regjistroheni në konferencë përmes këtij linku: https://forms.gle/ocChmn8aN6HBrQ9r6
Ndërsa tregu i ndërtimit në vend vazhdon të evoluojë dhe të kërkojë gjithnjë e më shumë standard, cilësi dhe vizion afatgjatë, rëndësia e dialogut mes aktorëve kryesorë bëhet gjithnjë e më e madhe. Konferenca “Vlera e Pronës II” krijon pikërisht këtë hapësirë reflektimi dhe bashkëpunimi për të kuptuar drejtimin që po merr tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri dhe faktorët që po ndërtojnë vlerën reale të pronës.
