Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

BSH rekomandon lehtësi fiskale për nxitjen e pagesave elektronike

15:25 - Prill 22, 2026 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Një shqiptar kryen mesatarisht 26 pagesa pa para në dorë përmes llogarisë së tij gjatë një viti.

Drejtoresha e Sistemeve të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës në Bankën e Shqipërisë, Ledia Bregu, në një takim të përbashkët me INNVEST dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, theksoi se nuk janë të pakta rastet kur llogaritë përdoren vetëm për përfitime sociale dhe më pas mbyllen.

“Nga viti 2018, kur numri i pagesave pa para për llogari ishte rreth 4.3, aktualisht kemi tejkaluar 26 pagesa elektronike për capita. Kjo do të thotë se një individ kryen mesatarisht të paktën 26 pagesa në vit. Megjithatë, krahasuar me standardet evropiane, ku ky numër arrin mbi 50 deri në 80, niveli ynë mbetet ende i ulët, megjithatë është një avancim i dukshëm krahasuar me vitet e mëparshme”, tha Bregu.

Ndërkohë, zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, vuri theksin tek nisma që detyron bizneset e sektorëve të hotelerisë, turizmit dhe transportit të pajisen me terminal POS, duke nënvizuar nevojën për uljen e kostove të pagesave digjitale.

“Vizitorët e huaj që vijnë në vendin tonë kanë monedha dhe mënyra pagese të ndryshme, prandaj është e rëndësishme që të kenë lehtësim në pagesa. Për suksesin e kësaj nisme, kostot e pagesave elektronike duhet të jenë më të ulëta se ato të pagesave me para”, u shpreh Musabelliu.

Banka e Shqipërisë ndërhyn me “interchange fee” për të mbuluar pjesërisht kostot e pagesave elektronike për tregtarët. Megjithatë, detyrimi për pajisjen me terminal POS duhet të shoqërohet edhe me lehtësime tatimore ose fiskale, të cilat, megjithëse fillimisht ngarkojnë buxhetin, kontribuojnë më pas në formalizimin e biznesit dhe rritjen e të ardhurave nga taksat.

“Në strategjinë për pagesa pa para, nuk kemi parashikuar lehtësi tatimore, të cilat do të ishin shumë të dobishme. Studimet tregojnë se reduktimi i ekonomisë së padeklaruar përmes pagesave elektronike është shumë efektiv për ata tregtarë që një pjesë të volumit të tyre mujor e kryejnë me metoda elektronike”, shtoi Bregu.

Për të ofruar më shumë alternativa dhe për të nxitur konkurrencën, Banka e Shqipërisë po punon për zbatimin e sistemit të pagesave të menjëhershme, i cili do të mundësojë pagesa në dyqane përmes skanimit të një QR kodi me telefon.

Ekofin Media
Ekofin Media
banka e shqipërisë biznese Pos promovon qytetar
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026

14:16 - Korrik 17, 2026

Sekuestrimi i kokainës zbulon lidhjet me Wall Street-in, pasuritë e paluajtshme në Dubai dhe kriptot

14:20 - Korrik 16, 2026

BQE përzgjedh 36 ofrues pagesash për pilotimin e euros digjitale

14:17 - Korrik 16, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

gazetar_212:18 - Korrik 19, 20260

Përdoruesit e Facebook dhe Instagram po përballen me probleme në qasje në të dyja platformat…

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:18 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

23:44 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

14:47 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter