Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Rriten sërish karburantet, nafta shkon deri 206 lekë/litër, ndërsa benzina 181 lekë/litër

13:03 - Prill 25, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Çmimet e karburanteve në vend kanë pësuar një tjetër rritje në vendimin më të fundit të Bordi i Transparencës, duke reflektuar një kthesë të re pas disa ditësh luhatjesh në treg.

Sipas vendimit të datës 25 prill 2026, çmimi tavan i naftës (gazoil) për shitjen me pakicë është përcaktuar në 206 lekë për litër, nga nivele më të ulëta në vendimet pararendëse, ndërsa për shitjen me shumicë është 194 lekë/litër. Edhe benzina ka shënuar rritje, duke arritur në 181 lekë/litër në pakicë dhe 169 lekë/litër në shumicë.

Ky është një sinjal i qartë i një trendi në rritje, pas uljeve që u reflektuan në mes të muajit prill, kur çmimet kishin zbritur deri në 197 lekë/litër për naftën dhe 172 lekë/litër për benzinën. Rritja aktuale rikthen një pjesë të presionit mbi konsumatorët dhe bizneset, veçanërisht në një moment kur kostot e transportit dhe zinxhirit të furnizimit mbeten të ndjeshme ndaj luhatjeve të çmimeve të energjisë.

Vendimi hyn në fuqi sot nga ora 14:00 dhe do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku pritet një tjetër rivlerësim në varësi të zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë, autoritetet kanë paralajmëruar operatorët për zbatim rigoroz të çmimeve të përcaktuara, duke theksuar se çdo shkelje do të shoqërohet me masa ndëshkuese deri në pezullim aktiviteti.

Një element i rëndësishëm lidhet edhe me skemën e akcizës. Referuar Aktit Normativ të miratuar në fillim të prillit, ulja në 80% e akcizës zbatohet vetëm nëse çmimet kalojnë pragun 220 lekë/litër për naftën dhe 200 lekë/litër për benzinën. Me nivelet aktuale, që mbeten nën këto kufij, akciza vijon të aplikohet e plotë, në masën 100%, çka do të thotë se nuk ka lehtësim fiskal për konsumatorët në këtë fazë.

Në këtë kontekst, rritja e fundit e çmimeve pritet të ndihet drejtpërdrejt në buxhetet familjare dhe në kostot operative të bizneseve, ndërsa vëmendja mbetet tek zhvillimet në tregjet globale të naftës, të cilat po diktojnë drejtimin e çmimeve edhe në Shqipëri.

Ekofin Media
Ekofin Media
bordi transparences çmimet karburantece rriten
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter