Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Siguria në kantiere, IKMT gjoba dhe pezullim punimesh për 65 kompani ndërtimi

09:51 - Prill 28, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi sot se, 65 subjekte janë ndëshkuar deri tani me gjobë dhe vendime për pezullim punimesh në kuadër të masave që po ndërmerr Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për sa i takon respektimit të sigurisë teknike në kantiere.

Sipas njoftimit për medie, në territorin e bashkisë së Tiranës janë verifikuar në total 219 objekte ndërtimi, prej të cilave 41 me leje nga KKT dhe 178 objekte me leje nga njësia vendore. Në përfundim të rikontrollit, proces që IKMT e kryen në bashkëpunim dhe koordinim me AZHT-në dhe IMT-të, në 45 kantiere ka rezultuar që nuk janë marrë masa, ndaj është proceduar me vendosjen e gjobave dhe pezullim të punimeve.

Në zonën e Golemit, pjesë e bashkisë së Kavajës janë verifikuar në total 73 subjekte, prej të cilave 4 me leje nga KKT dhe 69 me leje nga njësia vendore. Pas rikontrollit, 8 subjekte janë ndëshkuar me gjobë dhe vendim pezullim punimesh.

Kontrollet e IKMT-së kanë filluar edhe në territorin e bashkisë së Vlorës dhe asaj të Himarës. Në Vlorë deri tani janë inspektuar gjithsej 32 objekte ndërtimi, nga të cilat 11 objekte janë të pajisura me leje ndërtimi të lëshuara nga bashkia Vlorë dhe 21 objekte me leje të miratuara nga KKT. Në 12 raste janë vendosur gjoba dhe marrë vendime për pezullim punimesh.

Në territorin e bashkisë Himarë rezultojnë gjithsej 71 subjekte të pajisura me leje të miratuara nga KKT, të cilat janë planifikuar për t’u inspektuar. Deri në këtë fazë janë inspektuar 14 subjekte.

Në bashkëpunim me AZHT-në dhe IMT e bashkisë Durrës, IKMT planifikon fillimin e procesit të verifikimit edhe në territorin e bashkisë së Durrësit.

Respektimi i detyrimeve ligjore për sigurinë teknike në kantiere mbetet një objektiv parësor i Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit. Në zbatim të planit të punës, kontrollet do të shtrihen gradualisht në të gjithë territorin e vendit.

Ekofin Media
Ekofin Media
gjoba IKMT kantiere siguria
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shqipëria, mes shteteve me rritjen më të lartë të trafikut ajror në qershor

13:08 - Korrik 20, 2026

Mazhoranca propozon rihapjen e afatit për tokën bujqësore deri në fund të vitit 2027

11:43 - Korrik 20, 2026

UNDP: Përfituesit largohen nga ndihma ekonomike, por e kanë të vështirë të qëndrojnë në punë

08:29 - Korrik 20, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

gazetar_217:12 - Korrik 20, 20260

Në disa fshatra të Shqipërisë, shtëpitë e vjetra janë kthyer në bujtina. Oborret, dikur të…

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026

Shqipëria, mes shteteve me rritjen më të lartë të trafikut ajror në qershor

13:08 - Korrik 20, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:12 - Korrik 20, 2026

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

15:07 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

13:27 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter