Author: gazetar_1

Bashkëpunimi rajonal në sektorin e komunikimeve elektronike po merr një dimension gjithnjë e më konkret, me fokus të qartë tek zhvillimi i infrastrukturave moderne si rrjetet me fibër optike dhe teknologjia 5G. Kjo ishte në qendër të takimit të zhvilluar në Tiranë mes Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) dhe Agjencisë për Komunikime Elektronike të Maqedonisë së Veriut (AEK), ku palët theksuan se investimet në këto teknologji janë thelbësore për rritjen ekonomike dhe integrimin rajonal. Delegacioni i AEK, i kryesuar nga drejtori Jeton Akiku dhe kryetari i Komisionit Prof. Dr. Orce Simov, u prit nga kryetari i AKEP, Gentian…

Read More

Rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të ngadalësohet në vitet në vijim, nën presionin e faktorëve të jashtëm dhe dobësimit të fuqisë punëtore, duke reflektuar një trend më të gjerë në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Sipas raportit më të fundit të Bankës Botërore, çmimet më të larta të energjisë dhe ndërprerjet e tregtisë të lidhura me tensionet në Lindjen e Mesme po ndikojnë negativisht në fuqinë blerëse dhe në ritmin e aktivitetit ekonomik në vend. Megjithëse ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri, e mbështetur nga sektorët e shërbimeve dhe ndërtimit, veçanërisht turizmi, sfidat strukturore mbeten të forta. Papunësia ka rënë, por kjo…

Read More

Qeveria ka nxjerrë në konsultim publik një projektvendim të ri që synon të rregullojë në mënyrë të detajuar eksportin dhe tranzitin e mbetjeve, duke vendosur një kuadër më të fortë kontrolli dhe transparence për lëvizjen ndërkufitare të tyre. Projektvendimi përcakton rregulla të reja për eksportin e mbetjeve të rrezikshme, jo të rrezikshme dhe atyre inerte, si dhe për kalimin tranzit të këtyre mbetjeve përmes territorit të Shqipërisë. Në thelb, ai vendos procedura të detajuara administrative për autorizimin e çdo dërgese, duke e lidhur procesin me një sistem të kontrolluar që merr në konsideratë origjinën, destinacionin, itinerarin, llojin e mbetjeve dhe…

Read More

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredia për individët vijoi rritjen në tremujorin e parë të vitit 2026. Në fund të kësaj periudhe, totali i huave për individët arriti në 381.1 miliardë lekë, nga 322.6 miliardë lekë në tremujorin e parë të vitit 2025, duke shënuar një rritje vjetore prej 18.1%. Pjesa më e madhe e kredisë për individët është e përqendruar në Tiranë. Në kryeqytet, stoku i huasë arriti në 257.4 miliardë lekë, nga 217.5 miliardë lekë një vit më parë, me rritje 18.3%. Kjo do të thotë se Tirana mban rreth 67.5% të totalit të kredisë për…

Read More

Marsi nuk solli më rritje të kursimeve, por një hap të vogël pas. Pas një janari të fortë dhe një shkurti më të qetë, të dhënat tregojnë se shqiptarët kanë nisur të tërheqin lehtësisht nga paratë e tyre në banka, duke i rikthyer ato në përdorim. Sipas të dhënave të Banka e Shqipërisë, në fund të muajit mars, totali i depozitave arriti në rreth 1.49 trilionë lekë. Krahasuar me shkurtin, kjo është një rënie e vogël, me rreth 0.5%. Pra, shqiptarët nuk po shtojnë më kursimet me të njëjtin ritëm si në janar, madje një pjesë e tyre duket se…

Read More

Është firmosur marrëveshja mes shoqërisë Ficantieri, një nga kompanitë më të mëdha të ekselencës në Europë dhe kompanisë KAYO, për të prodhuar në Shqipëri në kantierin e Pashalimanit anije lundruese në dobi të ushtrisë shqiptare, por dhe të vendeve aleate. Sipas Ministrit të Brendshëm Ermal Nufi, kjo marrëveshje pritet të sjellë rreth 400 vende të reja pune dhe të rrisë kapacitetet teknologjike të kantierit, duke theksuar gjithashtu marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Italisë dhe rolin global të Fincantieri në industrinë e ndërtimit të anijeve. “Shqipëria bëhet një bazë e prodhimit në rajon. Rreth 400 persona do të punësohen në…

Read More

Ministri i Financave, Petrit Malaj shprehu sot bindjen se brenda muajit maj do të jenë finalizuar të gjitha aktet nënligjore në kuadër të Paqes Fiskale. Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Malaj u shpreh se aktet  nënligjore janë drejt fazës finale. “Besoj se shumë shpejt do të dalim me aktet nënligjore dhe udhëzimet përkatëse për sa i përket Paqes Fiskale si dhe fshirjes së detyrimeve. Ka qenë një periudhë ku ne kemi diskutuar dhe negociuar me organizmat ndërkombëtarë për aktet nënligjore, ashtu siç bëmë edhe për ligjet në vetvete. Kështu që shumë shpejt do të dalim me aktet…

Read More

Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) mori pjesë në një workshop ndërkombëtar të organizuar nga BERZH në Poloni, i fokusuar në zbatimin e kritereve të qëndrueshmërisë (ESG) në prokurimin publik, një nga prioritetet kryesore të reformimit të këtij sektori në nivel europian dhe më gjerë. Gjatë këtij aktiviteti, OBP u prezantua si një histori suksesi në përfshirjen e kritereve mjedisore dhe sociale në procedurat e prokurimit publik në Shqipëri. Drejtuesja e institucionit, znj. Arlinda Pogaj dhe përfaqësues të tjerë të OBP ndanë përvojën konkrete mbi mënyrën se si standardet e qëndrueshmërisë janë integruar në dokumentet e tenderave, në specifikimet teknike…

Read More

A keni ndjesinë se ritmi i jetës po bëhet gjithnjë e më i shpejtë? Mes angazhimeve të përditshme, teknologjisë që na ndjek në çdo hap dhe informacionit të pafund, shpesh harrojmë të ndalemi dhe të reflektojmë mbi atë që ka më shumë rëndësi: mirëqenien tonë. Në këtë realitet të ri, shëndeti nuk përcaktohet më vetëm nga faktorë të izoluar, por nga një rrjet i ndërlikuar zgjedhjesh dhe ndikimesh që ndërthuren çdo ditë. Ushqimi që konsumojmë, mënyra si lëvizim, cilësia e gjumit, raporti me stresin, përdorimi i teknologjisë apo edhe ekspozimi ndaj faktorëve ambientalë – të gjitha këto ndërtojnë gradualisht profilin…

Read More

Bordi i Transparencës ka reflektuar një tjetër ulje të çmimeve të karburanteve në vendimin e datës 29 prill 2026, duke konfirmuar një trend zbutjeje pas luhatjeve të javëve të fundit. Nga vendimi i fundit, çmimi tavan i naftës (gazoil) për shitje me pakicë është ulur në 203 lekë/litër, nga 206 lekë/litër që ishte në vendimin paraardhës, ndërsa benzina ka zbritur në 180 lekë/litër, nga 181 lekë/litër. Edhe në shumicë ka pasur rënie, me gazoilin në 191 lekë/litër dhe benzinën në 168 lekë/litër. Kjo lëvizje konfirmon një korrigjim të lehtë në rënie të tregut vendas, në një kohë kur çmimet mbeten…

Read More