Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Depozitat zbresin për muajin e dytë rradhazi, çfarë po ndodh me kursimet?

13:25 - Prill 29, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Marsi nuk solli më rritje të kursimeve, por një hap të vogël pas. Pas një janari të fortë dhe një shkurti më të qetë, të dhënat tregojnë se shqiptarët kanë nisur të tërheqin lehtësisht nga paratë e tyre në banka, duke i rikthyer ato në përdorim.

Sipas të dhënave të Banka e Shqipërisë, në fund të muajit mars, totali i depozitave arriti në rreth 1.49 trilionë lekë.

Krahasuar me shkurtin, kjo është një rënie e vogël, me rreth 0.5%. Pra, shqiptarët nuk po shtojnë më kursimet me të njëjtin ritëm si në janar, madje një pjesë e tyre duket se po përdoren për shpenzime të përditshme apo investime.

Po ku mbahen këto para? Pjesa më e madhe vazhdon të jetë në lekë, por edhe këtu ka një rënie. Depozitat në monedhën vendase ranë me rreth 6 miliardë lekë gjatë marsit. Rënia vërehet sidomos te llogaritë rrjedhëse, që janë ato para që qytetarët i përdorin më shpesh për pagesa dhe shpenzime. Kjo tregon se gjatë këtij muaji është përdorur më shumë likuiditet.

Edhe depozitat në valutë (si euro apo dollarë) kanë rënë lehtë, me rreth 2 miliardë lekë. Megjithatë, nuk ka ndonjë ndryshim të madh në preferencat e qytetarëve, ata vazhdojnë t’i mbajnë kursimet në të njëjtën mënyrë si më parë, pa lëvizje të forta nga një monedhë në tjetrën.

Nëse shohim kush kursen më shumë, familjet dhe individët mbeten sërish grupi kryesor. Ata mbajnë pjesën më të madhe të depozitave në banka. Edhe pse ka disa luhatje të vogla nga një muaj në tjetrin, kursimet e tyre mbeten në nivele të larta. Nga ana tjetër, bizneset po lëvizin më shpesh paratë e tyre, çka lidhet me aktivitetin ekonomik dhe pagesat që kryejnë.

Në përgjithësi, marsi tregon një vazhdim të uljes së lehtë që nisi pas janarit. Nuk kemi të bëjmë me një rënie të fortë, por me një normalizim të situatës. Niveli i depozitave mbetet i lartë, çka është një shenjë pozitive për stabilitetin e sistemit bankar dhe për faktin që qytetarët dhe bizneset ende kanë një bazë të qëndrueshme kursimesh./Scantv

Ekofin Media
Ekofin Media
banka e shqipërisë kursime Marsi të dhënat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

gazetar_212:18 - Korrik 19, 20260

Përdoruesit e Facebook dhe Instagram po përballen me probleme në qasje në të dyja platformat…

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:18 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

23:44 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

14:47 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter