Author: gazetar_1

Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve në tregun shqiptar, në mbledhjen e zhvilluar më 8 maj 2026, duke reflektuar luhatjet e fundit në tregjet ndërkombëtare të hidrokarbureve. Sipas vendimit të ri, çmimi i naftës ulet me 3 lekë për litër, ndërsa benzina pëson një ulje prej 1 lekë për litër. Vendimi parashikon që çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 të jetë 193 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë të mos kalojë 181 lekë për litër. Ndërkohë, për benzinën, çmimi maksimal me pakicë është përcaktuar në 179…

Read More

Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar raportin më të fundit mbi Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK), sipas të cilit norma vjetore e inflacionit në Shqipëri për muajin Prill 2026 arriti në 2.8%, duke shënuar një rritje krahasuar me 2.3% të regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare, krahasuar me muajin Mars 2026, çmimet e konsumit u rritën me 0.3%, duke reflektuar një presion të moderuar inflacionist në ekonomi. Rritja më e fortë vjetore e çmimeve është regjistruar në grupin “Transporti”, me 8.5%, duke konfirmuar ndikimin e kostove të larta të lëvizjes dhe karburanteve…

Read More

Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të praktikave më të mira në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) zhvilloi një takim zyrtar pranë zyrave të homologëve italianë të Agjencisë Kombëtare për Administrimin dhe Destinimin e Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara nga Krimi i Organizuar (ANBSC), në Itali. Gjatë takimit, palët diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit institucional dhe ranë dakord për nisjen e procedurave për një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve, e cila do të fokusohet në shkëmbimin e informacionit, ndarjen e eksperiencave dhe rritjen e…

Read More

Në një akt sui generis, mazhoranca në Kuvendin e Shqipërisë rrëzoi të enjten veten, duke votuar kundër kandidaturës së propozuar nga vetë ajo të Matilda Shehut për anëtare të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Votimi kundër saj në seancë, pasi ajo i ishte përcjellë Kuvendit me mbështetjen e një grupi deputetësh të mazhorancës, përbën herën e parë kur shumica ka rrëzuar vetë propozimin e saj, pas publikimit në media të detajeve mbi kandidaturën e znj. Shehu. Por çfarë ka ndodhur me këtë kandidaturë? Më 19 shkurt 2026, Kuvendi zgjodhi katër anëtarë të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së…

Read More

Bashkimi Europian pranon të ndalojë sistemet e inteligjencës artificiale që krijojnë foto të rreme nudo, në vazhdën e indinjatës globale që kanë shkaktuar imazhet jo konsensuale të prodhuara nga chatbot-i i Elon Musk, Grok. “BE-ja vendosi sot një vijë të kuqe. Inteligjenca artificiale kurrë nuk duhet të përdoret për të turpëruar, shfrytëzuar apo rrezikuar njerëzit. Për herë të parë, legjislacioni i BE-së ndalon në mënyrë specifike aplikacione të përdorura për situata denigruese“, tha Michael McNamara-eurodeputet nga Irlanda. Nisma pason polemikat e mëdha që ka ngjallur muajt e fundit një funksion i ri i Grok, i cili u lejonte përdoruesve të…

Read More

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të thyejë rekorde të reja trafiku edhe gjatë vitit 2026, duke konfirmuar pozicionin si aeroporti me rritjen më të shpejtë në rajon dhe një nga më dinamikët në Europë. Sipas shifrave që Ekofin.al ka siguruar nga TIA, gjatë katër muajve të parë të vitit janë regjistruar rreth 3.3 milionë pasagjerë, me një rritje prej 10.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Paralelisht me zgjerimin e trafikut të udhëtarëve, është rritur edhe numri i lëvizjeve të avionëve. Në periudhën janar-prill 2026, aeroporti ka përpunuar rreth 19.5 mijë lëvizje avionësh, ose 5.4% më shumë se…

Read More

Vendi ynë përballet me një hendek të madh financiar për përballimin e efekteve të ndryshimeve klimatike. Sipas Planit Kombëtar për Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike 2026–2036, vendi ka të siguruara vetëm 7% të fondeve të nevojshme për masat e përshtatjes, ndërsa boshllëku arrin deri në 93%, duke e bërë këtë një nga sfidat më të mëdha financiare të dekadës së ardhshme. Ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj foli për sfidat e gjetjes së financimit të nevojsëhm, të cilat u prezantuan edhe në Konferecnën “Të bashkuar për Klimën”, të zhvilluar në Tiranë. “Vlera financiare e gjithë Planit Kombëtar të Ndryshimeve Klimatike të Shqipërisë…

Read More

Shqipëria nuk rrezikohet nga mungesa e furnizimit me hidrokarbure, deklaroi ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi gjatë interpelancës në Kuvend, duke garantuar stabilitetin e tregut energjetik në vend. Ai theksoi se qeveria po punon për një kuadër të ri ligjor që synon kalimin e menaxhimit të rezervës së sigurisë nga operatorët tregtarë tek institucionet shtetërore. “Për qeverinë shqiptare, siguria energjetike është shumë e rëndësishme, sepse është pjesë e sigurisë kombëtare. Masat e marra janë shumëplanëshe dhe është ngritur Bordi i Transparencës që mbron konsumatorin final”, u shpreh Karakaçi. Ai shtoi se është ngritur një grup pune për verifikime në…

Read More

Nga Majlinda Bregu Ka një tingull të veçantë 24 orëshi në Tiranë. Eshtë tingulli i një qyteti që ulëret me veten: bori dhe makina pa marmita gjatë natës, muzikë club ose dasmash që “thyen” xhamat e dritareve, betoniera e matrapikë ndërtimi që nuk ndalen kur bie drita. Vitin e kaluar, monitorët e Co-PLAN-it regjistruan atë që shumica prej nesh tashmë e ndienim në trup. Në 78% të pikave të matjes nëpër kryeqytet, niveli i zhurmës gjatë ditës e kaloi pragun prej 55 decibelësh, vijën përtej së cilës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, fillon dëmi. Në shumicën e pikave të matura,…

Read More

Pas çdo aksidenti rrugor apo dëmi të mbuluar nga polica e sigurimit, shqetësimi i parë për qytetarët mbetet sa para kompenson realisht kompania e sigurimit. Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), dëmi mesatar që u pagua për një aksident apo ngjarje të siguruar në sigurimet motorike ishte rreth 155 mijë lekë për rast në tremujorin e parë të këtij viti. Kjo shumë përfaqëson kompensimin tipik që kompanitë e sigurimeve paguajnë për riparime apo dëme që lidhen me automjetet. Megjithatë, shuma ndryshon në varësi të llojit të sigurimit. Për sigurimin Kasko, që mbulon dëmet e…

Read More