Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:10 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Plani për klimën deri në 2030, Shqipëria zotëron vetëm 7% të fondeve nga 9.8 mld dollarë

16:04 - Maj 7, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Vendi ynë përballet me një hendek të madh financiar për përballimin e efekteve të ndryshimeve klimatike. Sipas Planit Kombëtar për Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike 2026–2036, vendi ka të siguruara vetëm 7% të fondeve të nevojshme për masat e përshtatjes, ndërsa boshllëku arrin deri në 93%, duke e bërë këtë një nga sfidat më të mëdha financiare të dekadës së ardhshme. Ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj foli për sfidat e gjetjes së financimit të nevojsëhm, të cilat u prezantuan edhe në Konferecnën “Të bashkuar për Klimën”, të zhvilluar në Tiranë.

“Vlera financiare e gjithë Planit Kombëtar të Ndryshimeve Klimatike të Shqipërisë ka një vlerë prej 9.8 mld USD. Megjithatë, në kalkulimet që ne kemi bërë, sigurisht del që është një hendek 93% sa i takon financimit. Financimi shtetëror për mjedisin është çdo vit e më shumë, megjithatë është i pamjaftueshëm. Dhe për këtë arsye, këto masa u prezantuan me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, duke nisur nga Komisioni Evropian dhe më pas organizatat e ndryshme të cilat ofrojnë grante apo qoftë edhe kredi, në mënyrë që ne më pas të bëjmë edhe një plan financimi sa i takon zbatimit të këtyre masave në hapësirën 10-vjeçare”, – tha Jaupaj.

Jaupaj foli edhe për një nga projektet që nparashikohen të fillojnë së shpejti, në drejtim të sistemi hidrometeorologjik, që aktualisht paraqet problematike të shumta, por është thelbësor në drejtim të ndryshimeve klimatike.

“Në këtë kuadër kemi krijuar një aleancë me Swiss-Meteo, që është operatori zviceran i hidrometeorologjisë, në mënyrë që ne të bëjmë një reformë të plotë sa i takon gjithë këtij organizimi institucional, por edhe investime në terren që do të shërbejnë për shtimin e stacioneve, krijimin e një qendre të saktë për sistemin hidrometeorologjik dhe parashikimet e duhura në kohën e duhur për të gjitha problematikat e motit të cilat për shkak të ndryshimeve klimatike bëhen çdo ditë e më të shpeshta siç janë zjarret e verës apo përmbytjet e dimrit”, – tha Jaupaj.

Paralelisht, ministri njoftoi përfitimin e një granti prej 50 mln USD, që do të miratohet po nga Fondi i Gjelbër i Global Klimës, për sektorin e pyjeve, sa i takon zgjerimit të fidanishteve dhe ripyllëzimit të zonave që janë të degraduara për shkak të zjarreve, por nga ana tjetër edhe ngritjes së kapaciteteve./Scantv

Ekofin Media
Ekofin Media
financiar hendeku klimën plani
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:10 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

gazetar_212:47 - Korrik 21, 20260

Shqipëria po përgatitet të miratojë një ligj krejtësisht të ri për Regjistrin e Pronarëve Përfitues,…

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:10 - Korrik 21, 2026

Ministri i Financave konfirmon “lumin” e lejeve të ndërtimit në Tiranë e bregdet

12:02 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:41 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:10 - Korrik 21, 2026

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:10 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter