Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Ekskluzive/ Qeveria ndryshon për herë të parë Buxhetin 2026 me Akt Normativ

14:15 - Qershor 30, 2026

Concord Group realizon investimin e parë madhor jashtë vendit, blen resortin në Korfuz

13:33 - Qershor 30, 2026

Plan kursimi 695 milionë euro, British American Tobacco do të shkurtojë 5,500 vende pune

12:46 - Qershor 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

40 kompani izraelite zbarkojnë në Tiranë, fokus siguria kibernetike dhe inovacioni

15:26 - Maj 12, 2026 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Tirana u kthye këtë të martë në një pikë takimi të industrisë izraelite të teknologjisë dhe sigurisë kibernetike, teksa mbi 40 kompani inovative nga Izraeli morën pjesë në Samitin Shqipëri-Izrael, me fokus forcimin e bashkëpunimit në teknologji, inovacion dhe mbrojtje kibernetike. Eventi solli në kryeqytet përfaqësues të kompanive të avancuara izraelite, në një moment kur Shqipëria po kërkon të forcojë më tej kapacitetet e saj digjitale dhe mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike.

Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama e cilësoi ardhjen e kompanive izraelite si një lajm shumë të mirë për Shqipërinë, duke theksuar se vendi e ka ndërtuar strategjinë e zhvillimit mbi teknologjinë dhe digjitalizimin, si një mënyrë për të kapërcyer më shpejt sfidat e zhvillimit ekonomik.

“Vendet nuk dallojnë me njëri-tjetrin në bazë të asaj çfarë zotërojnë, por në bazë të asaj që dinë”, citoi Rama ekonomistin Ricardo Hausmann, ndërsa vlerësoi Izraelin si shembullin më domethënës të një ekonomie të ndërtuar mbi dijen dhe inovacionin.

Samiti u fokusua veçanërisht tek siguria kibernetike, një fushë që mori rëndësi strategjike për Shqipërinë pas sulmeve iraniane ndaj infrastrukturës digjitale shqiptare në vitin 2022. Rama tha se Shqipëria “e zbuloi sigurinë kibernetike në mënyrën më të vështirë”, pas sulmit që synonte të paralizonte sistemin online të shërbimeve publike.

Kryeministri kujtoi se Shqipëria kishte pranuar disa mijëra iranianë opozitarë për arsye humanitare, ndërsa sulmi kibernetik erdhi si hakmarrje nga regjimi iranian. Sipas tij, objektivi ishte shkatërrimi i transformimit digjital të administratës publike shqiptare.

“U bëmë një vend që 95% të shërbimeve i ofron online dhe këtë synuan ata ta shkatërronin”, deklaroi Rama.

Ai vlerësoi ndihmën e Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe ekspertëve amerikanë në përballimin e sulmit, duke shtuar se bashkëpunimi me ekspertizën izraelite ka ndihmuar Shqipërinë të ndërtojë një nivel krejt tjetër të mbrojtjes kibernetike.

Në samit, Rama e lidhi bashkëpunimin me Izraelin edhe me historinë e marrëdhënieve mes dy popujve, duke kujtuar se Shqipëria ishte vendi i vetëm në Europë që doli nga Lufta e Dytë Botërore me më shumë hebrenj sesa kishte përpara nisjes së saj. Ai theksoi se Shqipëria mbetet një vend pa antisemitizëm dhe “shtëpi për hebrenjtë”.

Përtej sigurisë, samiti kishte edhe një dimension ekonomik. Qeveria shqiptare synon të tërheqë më shumë investime izraelite në sektorët e teknologjisë, inovacionit dhe shërbimeve digjitale, në një kohë kur vendi po përpiqet të pozicionohet si një qendër rajonale për teknologjinë dhe ekonominë digjitale.

Rama zbuloi gjithashtu se vizitorët hebrenj në Shqipëri janë rritur me 700% në vitet e fundit, ndërsa fluturimi direkt mes dy vendeve pritet të shtojë më tej shkëmbimet ekonomike dhe turistike.

Samiti konsiderohet një tjetër sinjal i afrimit strategjik mes Shqipërisë dhe Izraelit, me fokus jo vetëm teknologjinë dhe sigurinë, por edhe investimet dhe transformimin digjital të ekonomisë shqiptare. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
40 kompani izraelite siguria kibernetike Tiranë
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Ekskluzive/ Qeveria ndryshon për herë të parë Buxhetin 2026 me Akt Normativ

14:15 - Qershor 30, 2026

Concord Group realizon investimin e parë madhor jashtë vendit, blen resortin në Korfuz

13:33 - Qershor 30, 2026

Nis faza e dytë e aplikimeve për kreditë e buta në Tiranë, fituesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin

11:43 - Qershor 30, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Ekskluzive/ Qeveria ndryshon për herë të parë Buxhetin 2026 me Akt Normativ

gazetar_114:15 - Qershor 30, 20260

Qeveria do të ndërhyjë sot për herë të parë këtë vit në Buxhetin e Shtetit…

Nis faza e dytë e aplikimeve për kreditë e buta në Tiranë, fituesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin

11:43 - Qershor 30, 2026

Nga 1 korriku fermerët nisin aplikimet për kompensimin 10%, Tatimet publikojnë udhëzuesin

11:33 - Qershor 30, 2026

Tatimet hapin “dosjet” ndërkufitare, drafti në konsultim sjell rregulla të reja për bizneset

11:31 - Qershor 30, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:15 - Qershor 30, 2026

Ekskluzive/ Qeveria ndryshon për herë të parë Buxhetin 2026 me Akt Normativ

11:43 - Qershor 30, 2026

Nis faza e dytë e aplikimeve për kreditë e buta në Tiranë, fituesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin

11:33 - Qershor 30, 2026

Nga 1 korriku fermerët nisin aplikimet për kompensimin 10%, Tatimet publikojnë udhëzuesin

Ekskluzive/ Qeveria ndryshon për herë të parë Buxhetin 2026 me Akt Normativ

14:15 - Qershor 30, 2026

Concord Group realizon investimin e parë madhor jashtë vendit, blen resortin në Korfuz

13:33 - Qershor 30, 2026

Plan kursimi 695 milionë euro, British American Tobacco do të shkurtojë 5,500 vende pune

12:46 - Qershor 30, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter