Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:10 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Stadiumi me kullë në Durrës, AIC rihap garën por lëshon nga 45% në 35% sipërfaqen për shtetin

13:20 - Maj 12, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Korporata e Investimeve Shqiptare ka rihapur garën ndërkombëtare për zhvillimin e stadiumit “Niko Dovana” në Durrës, pas dështimit të procedurës së parë të prezantuar vitin e kaluar. Ndryshimi kryesor në këtë raund të ri është ulja e përqindjes minimale të sipërfaqes takuese për Korporatën, nga 45% në 35%, në një përpjekje për ta bërë projektin më tërheqës për investitorët privatë.

Projekti parashikon “Rijetëzimin e stadiumit “Niko Dovana”, ndërtimin e Qendrës Sportive/Komunitare, si dhe rikualifikimin e zonës përreth”, përmes një modeli sipërmarrjeje ku Korporata e Investimeve Shqiptare vepron si zhvillues dhe ndërmjetësues mes institucioneve publike dhe partnerit privat. Sipas dokumenteve të publikuara, të konsultuara nga ekofin.al, synimi është transformimi i zonës ekzistuese sportive dhe urbane, e cila konsiderohet e amortizuar dhe me infrastrukturë të vjetëruar, në një kompleks modern me funksione sportive, komunitare dhe zhvillim të ri urban.

Korporata synon të përzgjedhë partnerin privat përmes një procedure konkurruese publike ndërkombëtare me dy faza, ku në fazën e parë bëhet kualifikimi i operatorëve ekonomikë dhe më pas ofertuesit e përzgjedhur ftohen në fazën finale të ofertimit. Fitues do të shpallet subjekti që ofron përqindjen më të lartë të sipërfaqes për Korporatën mbi pragun minimal prej 35%, të përllogaritur mbi totalin e metrave katrorë që do të zhvillohen në pronat shtetërore dhe ato të Bashkisë Durrës.

Në procedurën e mëparshme, pragu minimal prej 45% u konsiderua nga tregu si tepër i lartë dhe me leverdi të kufizuar ekonomike për investitorët privatë, duke bërë që proceset për stadiumet e Durrësit, Vlorës dhe Korçës të mos arrinin të prodhonin rezultat. Uljа e këtij pragu në 35% shihet si një lëshim i qartë nga ana e Korporatës dhe institucioneve publike, me synimin për të rritur interesin e kompanive të ndërtimit dhe investitorëve strategjikë.

Sipas dokumentit të kualifikimit, partneri privat do të marrë përsipër jo vetëm ndërtimin dhe zhvillimin e zonës, por edhe kostot për projektin e zbatimit, lejet, taksat, tarifat, regjistrimin e pronave dhe bashkëpunimin me nënkontraktorët e emëruar nga Korporata. Gjithashtu, projekti bazohet mbi projekt-idetë arkitekturore fituese të konkursit ndërkombëtar të organizuar nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit në vitin 2023, realizuar nga bashkimi i studiove “51N4E + Plan Común”.

Në kriteret financiare, Korporata kërkon që aplikantët të dëshmojnë akses në të paktën 9.5 milionë euro financim ose asete likuide për realizimin e projektit, ndërsa në aspektin teknik kërkohet eksperiencë në projekte të ngjashme ndërtimi me vlerë minimale 4 milionë euro.

Aplikimet do të pranohen deri më 25 qershor 2026, ndërsa dokumentet mund të dorëzohen në shqip ose anglisht. Projekti konsiderohet si një nga ndërhyrjet më të rëndësishme urbane dhe sportive të planifikuara në Durrës, duke synuar jo vetëm ndërtimin e stadiumit të ri “Niko Dovana”, por edhe krijimin e një poli të ri zhvillimi urban dhe komercial për qytetin. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
durrës korporata e investimeve shqiptare niko dovana stadiumi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:10 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

gazetar_212:47 - Korrik 21, 20260

Shqipëria po përgatitet të miratojë një ligj krejtësisht të ri për Regjistrin e Pronarëve Përfitues,…

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:10 - Korrik 21, 2026

Ministri i Financave konfirmon “lumin” e lejeve të ndërtimit në Tiranë e bregdet

12:02 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:41 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:10 - Korrik 21, 2026

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:10 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter