Intesa Sanpaolo është përfshirë edhe këtë vit në Dow Jones Best-in-Class World Index dhe Dow Jones Best-in-Class Europe Index, ndër indeksët më të rëndësishëm të qëndrueshmërisë në nivel global dhe evropian. Ajo është e vetmja bankë italiane e pranishme në indeksin global dhe e vetmja bankë italiane që ka ruajtur një prani të pandërprerë në këta indeksë gjatë 15 viteve të fundit.
Indeksët përfshijnë kompanitë më të mira në botë dhe në Evropë, respektivisht, në më shumë se 60 sektorë biznesi, të përzgjedhura mbi bazën e vlerësimit vjetor të qëndrueshmërisë të kryer nga S&P Global. Intesa Sanpaolo mori një rezultat të përgjithshëm prej 83 nga 100, krahasuar me mesataren e sektorit prej 49¹.
Pas ribalancimit të indeksit, 25 banka u përfshinë në Dow Jones Best-in-Class World Index dhe 11 në Dow Jones Best-in-Class Europe Index, nga një total prej më shumë se 3,500 kompanish të pranueshme.
Ky vlerësim konfirmon Intesa Sanpaolo ndër grupet më aktive në botë për zhvillim të qëndrueshëm dhe pasqyron angazhimin e Grupit, të rikonfirmuar në Planin e Biznesit 2026–2029. Ky plan parashikon ruajtjen e lidershipit social, mbështetjen e tranzicionit të qëndrueshëm të klientëve me 30% të kredive të reja afatmesme dhe afatgjata të destinuara për aktivitete sociale dhe mjedisore, si dhe vazhdimin e angazhimit të Grupit për dekarbonizim.
