Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Rriten me 14.4% netqëndrimet e turistëve në mars, dominojnë italianët që zënë 30% të vizitorëve

11:25 - Maj 18, 2026 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Turistët e huaj kanë dominuar rritjen e akomodimeve në Shqipëri gjatë muajit mars 2026, duke konfirmuar vijimin e zgjerimit të turizmit ndërkombëtar në vend edhe jashtë sezonit veror. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se numri i vizitorëve jo-rezidentë të akomoduar në strukturat turistike u rrit me 23.7% krahasuar me marsin e vitit të kaluar, ndërsa vizitorët rezidentë shënuan një rritje më të moderuar prej 15.9%.

Në total, numri i vizitorëve të akomoduar në strukturat turistike në Shqipëri u rrit me 20.8% në mars 2026 në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë, duke reflektuar një zgjerim të kërkesës turistike dhe shtim të flukseve hyrëse nga tregjet e huaja.

Screenshot

Sipas INSTAT, Italia vijon të mbetet tregu kryesor për turizmin hyrës në Shqipëri, me 30% të totalit të vizitorëve të huaj që u akomoduan gjatë muajit mars. Pas saj renditet Kosova me 12%, Gjermania me 7%, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe Franca përfaqësojnë përkatësisht 6% dhe 5% të totalit të turistëve të huaj. Pjesa tjetër prej 40% përbëhet nga vizitorë nga vende të tjera.

Rritja më e fortë e turistëve jo-rezidentë është regjistruar në Rajonin e Veriut, ku numri i tyre arriti në 30,986 vizitorë në mars 2026, nga 13,516 që ishte një vit më parë, duke reflektuar më shumë se dyfishim të flukseve turistike në këtë zonë. Ndërkohë, rajoni qendror mbetet ai me numrin më të lartë absolut të turistëve të huaj, me 61,873 vizitorë gjatë muajit mars.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se zonat bregdetare po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë të huaj edhe jashtë sezonit tradicional veror. Numri i jo-rezidentëve të akomoduar në zonat bregdetare arriti në 45,946 në mars 2026, nga 31,691 një vit më parë.

Paralelisht me rritjen e vizitorëve, është zgjeruar edhe kohëzgjatja e qëndrimit. Net-qëndrimet e turistëve jo-rezidentë u rritën me 14.4% krahasuar me marsin 2025, ndërsa net-qëndrimet totale shënuan një rritje prej 12.8%.

Edhe treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve hoteliere kanë vijuar përmirësimin. Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 18.5% në mars 2026, nga 18.1% që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
instat italia Jo rezidentë shqipëria të dhënat turistë
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

gazetar_217:12 - Korrik 20, 20260

Në disa fshatra të Shqipërisë, shtëpitë e vjetra janë kthyer në bujtina. Oborret, dikur të…

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026

Shqipëria, mes shteteve me rritjen më të lartë të trafikut ajror në qershor

13:08 - Korrik 20, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:12 - Korrik 20, 2026

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

15:07 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

13:27 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter