Author: gazetar_1

Në Tiranë çelet sot edicioni i 31-të i Panairit Ndërkombëtar “Klik Ekspo Group”, një nga ngjarjet më të rëndësishme tregtare dhe institucionale në vend, që këtë vit prezantohet me një qasje të re, të fokusuar në zhvillimin strategjik, investimet dhe projektet madhore infrastrukturore. Në qendër të këtij edicioni qëndron “Albania 2030 Immersive Experience”, një instalacion shumë-dimensional dhe interaktiv që ofron një udhëtim vizual mbi transformimet që pritet të ndodhin në Shqipëri gjatë pesë viteve të ardhshme. Përmes prezantimeve institucionale dhe paneleve të specializuara, vizitorët dhe investitorët do të mund të njihen nga afër me projektet strategjike kombëtare, si ndërtimi i…

Read More

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi të dhënat për Prodhimin e Brendshëm Bruto sipas rajoneve statistikore për vitin 2023, duke ofruar një panoramë të detajuar mbi shpërndarjen territoriale të zhvillimit ekonomik në vend. Sipas publikimit, ekonomia shqiptare u rrit me 4,02% në terma realë, ndërkohë që PBB me çmime korrente arriti në 2.364 miliardë lekë. Qendra ekonomike e vendit – Tirana kontribuon me mbi 2 pikë përqindje Motorri kryesor i rritjes ekonomike ka qenë Qarku Tiranë, i cili kontribuoi me +2,06 pikë përqindje në rritjen e përgjithshme, duke përbërë pothuajse gjysmën e ekonomisë së vendit. Pas saj renditen Fieri me +0,43…

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, nga 1 janari 2026 paga minimale do të jetë 500 euro. Në një videomesazh, Rama u shpreh se paga minimale do të rritet për 307.850 punonjës, të cilët do të marrin shumën e premtuar 500 euro. Kjo rritje, sipas Kryeministrit, do të jetë e para, por jo e vetmja rritje e këtij mandati, ku paga minimale do të arrijë 700 euro. Jo vetëm kaq, shtoi Rama, “por siç e kemi premtuar, qeveria do të subvencionojë për një periudhë 9-mujore me 90 milionë euro edhe shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin…

Read More

Rritja e pagës minimale nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë duke nisur nga 1 janari 2026 që shoqërohet me rritjen po me 10 mijë lekë të pagës maksimale për efekt kontributesh nga 176,416 lekë në 186,416 lekë do të sjellë ndikim të drejtpërdrejtë në arkën e sigurimeve shoqërore dhe ndërkohë do të shtojë barrën fiskale për punëdhënësit dhe punëmarrësit. Referuar relacionit të projektbuxhetit dhe sipas të dhënave të administratës tatimore, efekti pozitiv në të ardhura nga kjo rritje pritet të arrijë në rreth 9 miliardë lekë, ku 7.6 miliardë lekë do të jenë nga kontributet e sigurimeve shoqërore, ndërsa…

Read More

Qeveria ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2026, i cili shënon një tjetër hap drejt konsolidimit fiskal dhe përshpejtimit të reformave strukturore që mbështesin integrimin europian të vendit. Dokumenti buxhetor është ndërtuar në përputhje me vizionin për një “Shqipëri Europiane”, duke synuar ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, uljen e borxhit publik dhe rritjen e mirëqenies për qytetarët. Sipas relacionit shoqërues të Ministrisë së Financave, projektbuxheti 2026 mbështetet në katër shtylla kryesore: rritjen ekonomike të qëndrueshme, forcimin e administrimit fiskal, rritjen e investimeve publike, dhe përmirësimin e standardeve të jetesës nëpërmjet rritjes së pagave dhe pensioneve. Të ardhurat dhe shpenzimet Të ardhurat buxhetore…

Read More

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se për tatimpaguesit që nuk kanë shlyer detyrimet tatimore dhe doganore do të ndërmerret procesi i konfiskimit të aseteve. Gjatë diskutimeve në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat mbi buxhetin faktik 2024, Malaj tha se po rishikohen aktet ligjore dhe nënligjore për të mundësuar zbatimin e këtij hapi. Deputeti i PD-së, Enno Bozdo, ngriti shqetësimin për stokun e detyrimeve të prapambetura, i cili sipas tij arrin në 2 miliardë euro. “Gjetjet që lexoj i kam marrë nga raporti i KLSH-së”, deklaroi Bozdo. Në përgjigje, ministri Malaj theksoi se ky stok përfshin një…

Read More

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga zj. Anke Weber, shefe e Misionit për Shqipërinë. Qëllimi i vizitës së Misionit në Shqipëri ishte zhvillimi i dialogut periodik me autoritetet shqiptare mbi zhvillimet ekonomike, monetare e financiare, si dhe politikat e duhura për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit monetar e financiar të vendit. Diskutimet u fokusuan mbi zhvillimet më të fundit ekonomike e financiare në vend, dhe perspektivën e tyre për të ardhmen; politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë; si…

Read More

Komisioni Evropian, në Raportin e Progresit 2025 për Shqipërinë, vlerëson se vendi nuk është ende i gatshëm për zbatimin e plotë të programit IPARD III, instrumentit kryesor të Bashkimit Europian për zhvillimin rural dhe mbështetjen e bujqësisë në vendet kandidate. Sipas raportit, mungesa e kapaciteteve administrative, dobësitë në mbikëqyrje dhe zbatimi i ngadaltë i standardeve të BE-së në menaxhimin financiar kanë penguar zhbllokimin e fondeve. Në kapitullin mbi bujqësinë dhe zhvillimin rural, Komisioni thekson se Shqipëria ka arritur “vetëm një nivel të pjesshëm përgatitjeje” dhe nuk ka bërë përparim gjatë periudhës raportuese në përmbushjen e kritereve për të marrë në…

Read More

Raporti i Progresit 2025 i Komisionit Evropian për Shqipërinë vlerëson pozitivisht performancën ekonomike të vendit gjatë periudhës 2024–2025, duke e cilësuar ekonominë shqiptare “me nivel të mirë përgatitjeje drejt funksionimit të plotë të ekonomisë së tregut”. Megjithatë, raporti nënvizon se ristrukturimi fiskal, transparenca buxhetore dhe efikasiteti i investimeve publike mbeten ndër sfidat kryesore për një zhvillim të qëndrueshëm dhe konvergjencë të plotë me standardet e BE-së. Rritje e qëndrueshme dhe konsolidim fiskal Komisioni konstaton se Shqipëria ka ruajtur një ecuri të fortë të rritjes ekonomike gjatë vitit 2024, e nxitur nga kërkesa e brendshme, turizmi dhe konsumi privat. Inflacioni ra…

Read More

Komisioni Evropian publikoi më 4 nëntor 2025 Raportin e Progresit për Shqipërinë, pjesë e paketës vjetore të zgjerimit për Ballkanin Perëndimor. Dokumenti, që mbulon periudhën shtator 2024 – shtator 2025, njeh përparimin e dukshëm të vendit në procesin e integrimit evropian, por nënvizon domosdoshmërinë e thellimit të reformave në drejtësi, administratë dhe të drejtat themelore. Negociatat e anëtarësimit dhe angazhimi politik Gjatë vitit 2025, Shqipëria shënoi një hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit, duke hapur negociatat për katër nga gjashtë klasterët e kapitujve tematikë. Pas klasterit të parë “Themelorët e procesit të anëtarësimit”, u hapën edhe “Tregu i Brendshëm”,…

Read More