Author: gazetar_1

Banka e Shqipërisë çeli sot punimet e workshop-it të 19-të të Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore, një forum që prej pothuaj dy dekadash shërben si platformë rajonale për analizë dhe debat mbi zhvillimet ekonomike e monetare. Në fjalën e tij të hapjes, Guvernatori Gent Sejko theksoi se kërkimi shkencor është një shtyllë themelore për ndërtimin e politikave efektive, duke nënvizuar se “kërkimi nuk është luks, por një domosdoshmëri”. Sejko vlerësoi kontributin e folësve ndërkombëtarë nga Johns Hopkins University, Banka Qendrore Evropiane dhe Rezerva Federale e SHBA, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të dijeve dhe përvojave midis institucioneve. Sipas tij, ekonomitë…

Read More

Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) publikoi sot gjetjet e Sondazhit të Mjedisit të Biznesit 2025, i zhvilluar gjatë periudhës gusht–tetor 2025 me pjesëmarrjen e anëtarëve të saj dhe investitorëve të huaj që operojnë në vend. Në hapje të prezantimit, Presidenti i FIAA-s, z. Balazs Revesz, falënderoi bizneset anëtare për bashkëpunimin dhe përshëndeti të pranishmit, ndër të cilët znj. Ritva Heikkinen, Shefe e Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Shqipëri, dhe znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik dhe institucioneve ekonomike. Bizneset e huaja më pak optimiste se një vit më…

Read More

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%, si dhe normat e interesit të depozitës dhe të kredisë njëditore përkatësisht në 1.5% dhe 3.5%. Sipas Guvernatorit Gent Sejko, ky qëndrim i politikës monetare vlerësohet si i përshtatshëm për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe vijimin e rritjes ekonomike në vend. Në konferencën për shtyp, Guvernatori Sejko theksoi se ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet me ritme të qëndrueshme, ndërsa parametrat kryesorë të stabilitetit makroekonomik – përfshirë inflacionin, kursin e këmbimit, kreditimin dhe balancat fiskale – mbeten të konsoliduar. “Politika monetare…

Read More

Ministria e Financave ka propozuar një paketë prej 13 ndryshimesh dhe shtesash në ligjin “Për procedurat tatimore”, me synim modernizimin e administratës, rritjen e efikasitetit, lehtësimin e përmbushjes së detyrimeve nga tatimpaguesit dhe forcimin e luftës kundër informalitetit. Projektligji është dërguar për konsultim ndërinstitucional dhe pritet të shqyrtohet nga Këshilli i Ministrave. 1. Digjitalizimi i plotë i komunikimit me tatimpaguesit Një nga risitë më të rëndësishme është kalimi i plotë në komunikim elektronik midis administratës tatimore dhe tatimpaguesve, duke zëvendësuar shërbimin postar tradicional. Të gjitha aktet administrative do të nënshkruhen elektronikisht dhe do t’u dërgohen tatimpaguesve në mënyrë digjitale, çka…

Read More

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka çelur edicionin e dytë të iniciativës “Investor Support Days”, një platformë e krijuar për të forcuar dialogun me investitorët e huaj, për të thelluar bashkëpunimin institucional dhe për të nxitur zgjerimin e investimeve ekzistuese në Shqipëri. Pas suksesit të edicionit të parë, që u vlerësua gjerësisht nga komuniteti i biznesit dhe përfaqësitë diplomatike, AIDA vijon këtë vit me një seri takimesh të reja dedikuar investitorëve nga Zvicra (5 nëntor), Mbretëria e Bashkuar (12 nëntor) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (3 dhjetor). Tryezat do të zhvillohen pranë zyrave të AIDA-s dhe do…

Read More

Për herë të parë vitin e ardhshëm do të aplikohet zbritje tatimore për tatimpaguesit me fëmijë në ngarkim nën 18 vjeç. Njërit nga çifti i prindërve që kanë fëmijë nën 18-vjeç do t’i zbriten 48 mijë lekë, nga tatimi e paguara mbi pagën gjatë këtij viti në momentin kur do të plotësojnë Deklaratën Individuale të të Ardhurave Personale e njohur si DIVA, me afat deri në 31 mars  2026. Në këtë mënyrë për çdo fëmijë nën 18 vjeç do të përfitohet një zbritje në vlerën e 48 mijë lekëve mbi bazën e tatueshme. “Në vitin 2026 do të zbatohet për…

Read More

Gjatë mbledhjes ë Konferencës së Kryetarëve ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit, u dëgjua edhe prezantimi i projektbuxhetit 2026 nga ministri i Financave, Petrit Malaj. Opozita kundërshtoi dëgjesën pa një paketë fiskale prezentë, por pas diskutimeve të mbajtura mes deputetëve prezentë në Konferencë, u vendos që për efekt të kalendarit të Kuvendit, afateve kohore dhe qëllimit, të dëgjohej fjala e ministrit, i cili renditi prioritetet dhe arritjet. “Ky projektbuxhet reflekton prioritetet e qeverisë për vitin 2026, arritjet, rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë. Nuk është thjesht një dokument financiar ky projektbuxhet. Është kontrata e qeverisë me qytetarët, nëpërmjet të…

Read More

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) mirëpret vlerësimet pozitive të Komisionit Evropian për sektorin financiar në Raportin për Kosovën për vitin 2025. Në këtë raport theksohet se sektori financiar i vendit ka ruajtur qëndrueshmëri të lartë, rritje të kapitalizimit dhe avancim të dukshëm në përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian. Sipas raportit, sektori bankar i Kosovës vazhdoi të zgjerohet me ritme të qëndrueshme, duke ruajtur nivelet e mjaftueshme të kapitalit dhe likuiditetit. Raporti thekson rritjen e kapitalit rregullator të bankave dukshëm mbi minimumin e kërkuar, ndërsa raporti i kredive jo-performuese mbeti në nivelin historikisht të ulët. Raporti vlerëson miratimin…

Read More

Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia, për shkak të pranisë së gripit të shpendëve në këto dy vende të Bashkimit Evropian, njoftoi të mërkurën autoriteti për ushqim dhe veterinari. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) tha në një njoftim për media se këtë vendim e mori duke u bazuar në raportet e fundit nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve, si dhe Komisioni Evropian. Raportet e tyre kanë gjetur se në shtetin e Hungarisë është i pranishëm gripi i shpendëve, serotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1,…

Read More

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njofton hapjen e dy destinacioneve të reja ajrore të operuara nga Wizz Air, që lidhin Tiranën me Malagën në Spanjë dhe Londrën Gatwick në Mbretërinë e Bashkuar. Këto destinacione të reja e forcojnë më tej pozitën e TIA-s si një qendër në zhvillim të shpejtë në rajon, duke u ofruar pasagjerëve një gamë gjithnjë e më të gjerë lidhjesh me qytetet më të njohura të Europës. Fluturimet nga Tirana drejt Malagës do të operohen dy herë në javë, çdo të hënë dhe të premte, duke i dhënë udhëtarëve mundësinë të eksplorojnë një nga qytetet më…

Read More