Author: gazetar_1

Shtrirja e partive politike nëpër 38 komunat e Kosovës është bërë e qartë pas mbajtjes së balotazhit për kryetarë në 18 komuna, më 9 nëntor. Në rundin e parë të zgjedhjeve, të mbajtur më 12 tetor, kryetarët i kanë zgjedhur 20 komuna. Bazuar në të dhënat preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të 9 nëntorit, rezultatet janë kështu: LDK: Prishtinë, Pejë, Dragash, Viti dhe Junik LVV: Mitrovicë e Jugut, Fushë Kosovë, Gjilan dhe Obiliq AAK: Gjakovë, Suharekë, Klinë dhe Rahovec PDK: Prizren, Vushtrri dhe Kaçanik LISTA SERBE: Kllokot Partia turke KDTP: Mamushë Në rezultatet e KQZ-së nuk përfshihen votat…

Read More

Qeveria shqiptare parashikon zgjerim të administratës publike vitin e ardhshëm. Në projektbuxhetin e vitit 2026 janë planifikuar 87 mijë e 12 punonjës buxhetorë, përfshirë edhe 100 punonjës rezervë për institucionet e qeverisjes qendrore. Në vitin aktual, administrata publike ka në total 86314 punonjës, përfshirë edhe 276 punonjës rezervë për institucionet e qeverisjes vendore. Por, krahasuar me vitin 2024, ku administrata kishte 85 mijë e 274 staf, me projektbuxhetin e 2026, janë shtuar 1 mijë e 838 punonjës të administratës shtetërore. Rritja, sipas projektbuxhetit, lidhet me nevojat për shërbime më efikase dhe mbulimin e disa sektorëve që kanë pasur mungesa personeli.…

Read More

Kryeministri, njëherazi edhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama prezantoi pikat kyçe të projekt-buxhetit 2026 për sektorin e shëndetësisë. Në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, Rama tha se “lufta me kancerin dhe shëndetësia në Projekt-Buxhetin 2026, do jenë një kapitull i ri angazhimesh në respekt të 83 mandateve që na janë besuar, si një detyrim madhor i PS-së”. Rama thekson se buxheti i shëndetësisë 2026 është në vlerën e mbi 1 miliard eurove për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, duke u përllogaritur si afro 4% e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar. “Për herë të parë, hapim një linjë financimi nga…

Read More

Nga Klodian Tomorri Një projektligj i propozuar nga qeveria si pjesë e paketës fiskale krijon një shteg të madh për uljen e taksave të bizneseve që ndërtojnë kulla apo resorte me vila. I pagëzuar me emrin “Marrëveshja e Paqes Fiskale” drafti ndryshon formulën e tatimit mbi fitimin bazuar në një marrëveshje mes biznesit dhe administratës tatimore. Më konkretisht, bizneset të cilat paradeklarojnë në Tatime se vitin pasardhës do të kenë një fitim mbi 18 për qind më të lartë se sa fitimi i vitit ekzistues kanë të drejtë të hyjnë në marrëveshje me Tatimet dhe ndaj tyre do të zbatohet…

Read More

Pas takimit me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Viktor Orban njoftoi mbrëmë për gazetarët hungarezë se kishte marrë një përjashtim njëvjeçar nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus. Marrëveshja përbën një fitore për kryeministrin hungarez, por edhe për presidentin amerikan, pasi Budapesti është angazhuar për një sërë investimesh në fushën e energjisë në Shtetet e Bashkuara. Gjatë takimit të tyre për drekë në “Cabinet Room”, Trump e lavdëroi vazhdimisht Orbánin përpara gazetarëve, duke anashkaluar mospërputhjet që lidhen me faktin se Hungaria blen naftë nga Rusia dhe duke u përqendruar në ngjashmëritë mes programeve të tyre politike përsa i përket…

Read More

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me projektbuxhetin 2026 duke u shprehur se rritja ekonomike që pretendohet nga dy sektorë nuk reflektohet në realitetin e familjeve shqiptare. Tabaku thekson nëpërmjet një videomesazhi në rrjetet sociale se “qeveria pranoi rritjen e çmimeve. Që rritja e çmimeve e produkteve të paktën e atyre të domosdoshme të shportës nga 30% deri në 60%, është bërë barrë e rëndë për qytetarët dhe familjet shqiptare”. “Qeveria premtoi nga ana tjetër një rritje pagash çikërrima. E njëjta gjë ndodhi dhe me pensionet që nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me realitetin që përjetojnë sot familjet…

Read More

Në 4 qarqe dhe 14 bashki të veriut të Shqipërisë ka nisur programi për Rijetëzimin e Kullave dhe përfshirjen e tyre në zinxhirin e turizmit, një nismë që lidh trashëgiminë, turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në fjalën e tij tha se “qëllimi i këtij programi është të dokumentojë, restaurojë dhe të vërë në funksion kullat tradicionale si pjesë aktive e zhvillimit kulturor dhe ekonomik të zonave ku ato ndodhen”. “Kullat përbëjnë një pasuri të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore. Shumë prej tyre ndodhen në gjendje të dëmtuar, ndaj programi synon t’i rikthejë…

Read More

Ryanair ka njoftuar hapjen e 100 vendeve të reja të punës për stjuardesa dhe stjuardë në bazën e re në Tiranë, që do të nisë operimet gjatë verës 2026. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpret këtë nismë të re që shënon një hap të rëndësishëm në zgjerimin e pranisë së Ryanair në Shqipëri dhe në krijimin e mundësive të reja për punësim në sektorin e aviacionit. Ky zhvillim vjen si pjesë e strategjisë afatgjatë të kompanisë për rritje të qëndrueshme dhe synimit për të transportuar mbi 300 milionë pasagjerë deri në vitin fiskal 2034, të mbështetur nga kërkesa e lartë për fluturime me…

Read More

Nga Fatos Çoçoli Një sistem energjetik i balancuar nuk është vetëm çështje teknike, është çështje sovraniteti. Sepse një vend që varet nga moti për të prodhuar energji, varet edhe nga tregjet për ta blerë atë, kur moti nuk ndihmon. Për dekada me rradhë, energjia nga hidrocentraleve ka qenë një prej krenarive kombëtare të Shqipërisë. Në një kohë kur shumë vende ndotnin mjedisin me qymyr e naftë, ne prodhonim dritën nga fuqia e lumenjve tanë malorë, nga mallet dhe kaskadat. Por ajo që dikur ishte një përparësi e jashtëzakonshme mjedisore, sot është shndërruar në një varësi të rrezikshme ekonomike. Për periudhën…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se paketa e Paqes fiskale është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2026, teksa theksoi se është konceptuar për të forcuar bashkëpunimin mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes. Kreu i qeverisë theksoi se ky proces do të realizohet në dy forma kryesore, ndërsa paketa e paqes fiskale do të përfshirë falje për të gjitha sipërmarrjet me detyrime të prapambetura. Sipas Kryeministrit, sipërmarrjet do të përfitojnë: Edi Rama: Paqja fiskale është një paketë e shkruar, e konceptuar për të forcuar bashkëpunimin mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes, epo ashtu anasjelltas. Do mbyllim çështjet e vjetra për të forcuar këtë bashkëpunim. Por si do të…

Read More