Author: gazetar_1

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) në muajin Tetor 2025 arriti 120,3, kundrejt muajit Dhjetor 2020. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin tetor 2025 është 2,3%, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 1,9%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin tetor 2025, krahasuar me shtator 2025, është 0,1%. Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të çmimeve Rritja vjetore e çmimeve në muajin tetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,87 pikë përqindje, pasuar nga…

Read More

Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Giuseppe Giampietro si Drejtorin e ri të Përgjithshëm Ekzekutiv të Bankës. Drejtori i sapoemëruar, z. Giuseppe Giampietro, do të pasojë z. Alessandro D’Oria, i cili ka vendosur të dalë në pension pas katër vitesh të njëpasnjëshme në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Intesa Sanpaolo Bank Albania. Z. Giampietro sjell në këtë pozicion mbi 25 vite përvojë ndërkombëtare brenda Grupit Intesa Sanpaolo, me një histori të gjerë suksesi në drejtimin e organizatave komplekse dhe arritjen e rezultateve të shkëlqyera në fushën e Bankingut Korporativ dhe…

Read More

Projektbuxheti i vitit 2026 ka nisur zyrtarisht diskutimet në komisionet parlamentare, me prezantimin e tij nga Ministri i Financave, Petrit Malaj, në Komisionin e Ekonomisë, por pa praninë e opozitës. “Vëmendja jonë dhe kryefjala e këtij projektbuxheti është padyshim rritja e mirëqenies sociale, duke vijuar më tej me nxitjen për modernizimin e infrastrukturës, përsosjen e sistemeve dixhitale, por edhe zhvillimin e kapitalit njerëzor përmes arsimit dhe punësimit cilësor. Themelore e buxhetit është pa diskutim reforma e pensioneve, që do të nisim në vitin e ardhshëm dhe do të shtrihet deri në vitin 2030. Të moshuarit, kjo kategori e nderuar, do…

Read More

Senati amerikan ka miratuar një marrëveshje për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë, duke hapur rrugën për zgjidhjen e ngërçit më të gjatë në historinë e vendit. Pas një fundjave negociatash në Washington, një grup i vogël demokratësh iu bashkua republikanëve dhe votuan pro marrëveshjes. Votimi ishte një hap procedural drejt miratimit të kompromisit për financimin e qeverisë, e cila kishte mbetur pa fonde që nga 1 tetori. Pikat kryesore të marrëveshjes përfshijnë: -Rihapjen e qeverisë deri më 30 janar, me mundësinë e një tjetër mbylljeje në fillim të vitit të ardhshëm. -Pagesa për të gjithë punonjësit federalë për kohën…

Read More

Është mbyllur procesi i numërimit të votave në 5 bashkitë që një ditë më parë shkuan në zgjedhje të pjesshme për kryetarë të rinj në krye, me një pjesëmarrje totale prej 18.51%. Kandidatja e Partisë Socialiste, Brunilda Mersini do të drejtojë Bashkinë e Vlorës në dy vitet e ardhshme, deri në zgjedhjet e 2027. Në përfundim të numërimit të 231 kutive të votimit, Mersini, e cila për pak javë mbajti edhe mandatin e deputetes, ka rezultuar fituese me më shumë se 13 mijë vota ndaj rivalit të saj të pavarur, por të mbështetur nga opozita, Dionis Sota. Bashkia e Beratit…

Read More

Shtrirja e partive politike nëpër 38 komunat e Kosovës është bërë e qartë pas mbajtjes së balotazhit për kryetarë në 18 komuna, më 9 nëntor. Në rundin e parë të zgjedhjeve, të mbajtur më 12 tetor, kryetarët i kanë zgjedhur 20 komuna. Bazuar në të dhënat preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të 9 nëntorit, rezultatet janë kështu: LDK: Prishtinë, Pejë, Dragash, Viti dhe Junik LVV: Mitrovicë e Jugut, Fushë Kosovë, Gjilan dhe Obiliq AAK: Gjakovë, Suharekë, Klinë dhe Rahovec PDK: Prizren, Vushtrri dhe Kaçanik LISTA SERBE: Kllokot Partia turke KDTP: Mamushë Në rezultatet e KQZ-së nuk përfshihen votat…

Read More

Qeveria shqiptare parashikon zgjerim të administratës publike vitin e ardhshëm. Në projektbuxhetin e vitit 2026 janë planifikuar 87 mijë e 12 punonjës buxhetorë, përfshirë edhe 100 punonjës rezervë për institucionet e qeverisjes qendrore. Në vitin aktual, administrata publike ka në total 86314 punonjës, përfshirë edhe 276 punonjës rezervë për institucionet e qeverisjes vendore. Por, krahasuar me vitin 2024, ku administrata kishte 85 mijë e 274 staf, me projektbuxhetin e 2026, janë shtuar 1 mijë e 838 punonjës të administratës shtetërore. Rritja, sipas projektbuxhetit, lidhet me nevojat për shërbime më efikase dhe mbulimin e disa sektorëve që kanë pasur mungesa personeli.…

Read More

Kryeministri, njëherazi edhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama prezantoi pikat kyçe të projekt-buxhetit 2026 për sektorin e shëndetësisë. Në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, Rama tha se “lufta me kancerin dhe shëndetësia në Projekt-Buxhetin 2026, do jenë një kapitull i ri angazhimesh në respekt të 83 mandateve që na janë besuar, si një detyrim madhor i PS-së”. Rama thekson se buxheti i shëndetësisë 2026 është në vlerën e mbi 1 miliard eurove për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, duke u përllogaritur si afro 4% e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar. “Për herë të parë, hapim një linjë financimi nga…

Read More

Nga Klodian Tomorri Një projektligj i propozuar nga qeveria si pjesë e paketës fiskale krijon një shteg të madh për uljen e taksave të bizneseve që ndërtojnë kulla apo resorte me vila. I pagëzuar me emrin “Marrëveshja e Paqes Fiskale” drafti ndryshon formulën e tatimit mbi fitimin bazuar në një marrëveshje mes biznesit dhe administratës tatimore. Më konkretisht, bizneset të cilat paradeklarojnë në Tatime se vitin pasardhës do të kenë një fitim mbi 18 për qind më të lartë se sa fitimi i vitit ekzistues kanë të drejtë të hyjnë në marrëveshje me Tatimet dhe ndaj tyre do të zbatohet…

Read More

Pas takimit me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Viktor Orban njoftoi mbrëmë për gazetarët hungarezë se kishte marrë një përjashtim njëvjeçar nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus. Marrëveshja përbën një fitore për kryeministrin hungarez, por edhe për presidentin amerikan, pasi Budapesti është angazhuar për një sërë investimesh në fushën e energjisë në Shtetet e Bashkuara. Gjatë takimit të tyre për drekë në “Cabinet Room”, Trump e lavdëroi vazhdimisht Orbánin përpara gazetarëve, duke anashkaluar mospërputhjet që lidhen me faktin se Hungaria blen naftë nga Rusia dhe duke u përqendruar në ngjashmëritë mes programeve të tyre politike përsa i përket…

Read More