Author: gazetar_1

Me rastin e përvjetorit të 100-të të bankingut qendror shqiptar, Banka e Shqipërisë emetoi monedhën përkujtimore pa kurs ligjor “100 vjet Banka e Shqipërisë, 1925-2025”. Monedha simbolizon historinë, rëndësinë dhe trashëgiminë institucionale të Bankës Qendrore, duke përkujtuar një shekull zhvillimesh ekonomike dhe financiare në Shqipëri. Në njërën anë të monedhës paraqitet logoja e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë, e rrethuar nga data që shënojnë momentet historike të bankingut qendror shqiptar. Në anën tjetër, janë vendosur dy figura që lidhin fillimin dhe vazhdimësinë e historisë monetare të vendit: në të majtë, portreti i djalit me veshje popullore të Shqipërisë së Mesme,…

Read More

6 persona janë shpallur fajtor për një skemë mashtruese për përfitimin e rimbursimit të TVSH. Mes tyre janë dy italianë si edhe kompanitë e tyre.  Sipas hetimeve dyshohet se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë regjistruar subjekte dhe kanë lëshuar fatura me TVSH fiktive, për shërbime konsulence, duke krijuar teprica kreditore, për të përfituar më pas rimbursim të TVSH-së. Gjobiten me 6.1 mln lekë 5 kompani. Njoftimi i plotë: Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u shpallën fajtor shtetasit I.Q., E.B., A.D., S.C., S.C., Z.K., si dhe shoqëritë ‘Sidec Alenergy’…

Read More

Grupi bankar OTP ka mbyllur nëntëmujorin e parë të vitit 2025 me rezultate mbresëlënëse financiare, duke vijuar trendin e qëndrueshëm të rritjes që e karakterizon ndër vite. Fitimi i akumuluar pas tatimit arriti në 2.2 miliardë euro, ndërsa kthimi mbi kapitalin (ROE) shënoi nivelin e lartë prej 22.7%. Këto shifra përfshijnë efektin e njohjes së njëhershme të shpenzimeve të veçanta – si tatimet bankare speciale në Hungari dhe tarifat mbikëqyrëse në Hungari, Bullgari e Slloveni – të regjistruara në fillim të vitit për të gjithë periudhën. Nëse përjashtohet efekti i këtyre zërave, fitimi pas tatimit arrin në 2.1 miliardë euro,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar Bankën e Shqipërisë si një nga institucionet më të konsoliduara dhe më të besueshme të shtetit shqiptar. Në Konferencën me rastin e 100 vjetorit të themelimit të BSH, kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se ky është një institucion që na përfaqëson si një model i asaj që duhet të jenë institucionet e pavarura të vendit. Sipas tij, nuk është e lehtë të thuhet e njëjta gjë për shumë institucione të tjera të cilat ende janë “në proces formimi dhe konsolidimi”. “Mendoja që BSH është në mos i vetmi ndër shumë të paktit institucione të Republikës…

Read More

Bota jonë është e madhe, e bukur dhe emocionuese – kryesisht sepse është e përbërë nga një diversitet kulturash, shkruan Elise Christian në të përditshmen britanike “Rest Less”. Kultura është thelbësore për ekzistencën njerëzore dhe përshkruan besimet, vlerat dhe traditat e përbashkëta me të cilat jeton çdo komunitet. Udhëtimi në vende me kultura të ndryshme nga Britania e Madhe mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Jo vetëm që ofron perspektiva të reja mbi botën, por gjithashtu mund të na ndihmojë të krijojmë lidhje të pasura dhe kuptimplote me një gamë më të gjerë njerëzish. Nëse dëshironi të shijoni muzikën “mariachi”…

Read More

Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank) ka arritur një nga rezultatet më të spikatura në tregun bankar për periudhën janar–shtator 2025, duke regjistruar kthimin më të lartë nga kapitali (RoE), me një nivel prej 29.49% sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata e Bankave. Ky tregues e pozicionon ABI Bank si institucionin më fitimprurës për njësi kapitali në sektorin bankar shqiptar, duke reflektuar efikasitet të lartë financiar, menaxhim të kujdesshëm të riskut dhe përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së aktiveve. Fitime të larta dhe menaxhim i kujdesshëm Gjatë nëntëmujorit të parë të vitit, ABI Bank ka vijuar të zgjerojë veprimtarinë…

Read More

Sipas Komisionit Evropian, kohët e udhëtimit me tren midis qyteteve kryesore evropiane duhet të zvogëlohen në mënyrë drastike deri në vitin 2040, jo më vonë. Një plan veprimi për trenat me shpejtësi të lartë i paraqitur në Bruksel parashikon lidhjen e qendrave qendrore me shpejtësi prej 200 kilometrash në orë e më shumë. Qëllimi është gjithashtu që udhëtimi me tren të jetë një alternativë edhe më tërheqëse ndaj fluturimeve me distanca të shkurtra. Kështu, në të ardhmen, udhëtarët do të jenë në gjendje të udhëtojnë, për shembull, nga Berlini në Kopenhagen në katër orë në vend të shtatë orëve, ose…

Read More

Prej një jave ka nisur operacioni i inspektimit, evidentimit dhe prishjes së objekteve pa leje në Farkë. Në vijim të operacionit kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për ata që ndërtojnë pa leje apo për qëllime fitimi, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu bëri sot një bilanc të operacionit të përqendruar në zonën e Farkës prej datës 3 nëntor. Koçiu tha se “në çdo kantier ku konstatohen shkelje, mesazhi është i qartë: Askush nuk është mbi ligjin, as pronarët e vilave, pallateve apo komplekseve, as zaptuesit e zakonshëm, as inspektorët apo funksionarët që kanë përdorur detyrën për të…

Read More

Në vlerësimin e saj për projektbuxhetin e vitit 2026, Banka e Shqipërisë ka rekomanduar forcimin e administratës tatimore dhe digjitalizimin e proceseve fiskale, si dhe rishikimin e parametrave të skemës së pensioneve, për t’u përballur me sfidat e demografisë dhe të qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimeve shoqërore e shëndetësore. “Treguesit fiskalë dhe demografikë pritet të ushtrojnë trysni të shtuar mbi financat publike në të ardhmen, duke bërë të domosdoshëm ndërmarrjen e reformave shtesë që do garantonin reduktimin e vulnerabiliteve fiskale të lidhura me to. Banka e Shqipërisë rekomandon rishikimin e parametrave të skemës së pensioneve, me qëllim kontrollin e mbështetjes…

Read More

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të projektit “OSHEE Charge” këtë të hënë, më 10 nëntor, njoftoi se brenda vitit të ardhshëm Shqipëria do të hyjë në epokën e sistemit me matës inteligjentë. Rama tha se ky inovacion do të kontribuojë në përmirësimin e procesit të faturimit dhe modernizimin e shërbimit publik të energjisë elektrike, duke e bërë sektorin më efikas dhe transparent. “Në radhë të parë dëshiroj t’iu përcjell një përgëzim atyre që kanë punuar me këtë inovacion dhe që do t’i japin jetë një qasjeje të re, në aspektin e shërbimit publik sa i përket OSHEE-së, e cila do…

Read More