Author: gazetar_1
Intervistë me drejtoreshën e projekteve pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, znj. Aris Tasho. Çfarë është projekti “1FUTURE” dhe cilat kanë qenë objektivat? -Projekti 1FUTURE synon të përmirësojë kapacitetet rajonale për zbatimin e objektivave të Marrëveshjes së Gjelbër (GreenDeal) brenda sistemit të arsimit të lartë. Ky projekt bazohet në nevojat dhe ambicien për të udhëhequr veprimet për klimën në institucionet e arsimit të lartë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Në kuadër të projektit, universitetet e rajonit do të shërbejnë si mekanizmi lidhës mes aktorëve të ndryshëm, me synimin për të ndërtuar komunitete të qëndrueshme dhe të rezistente ndaj ndryshimeve klimatike.…
Leku ka vijuar të mbetet në territor të fortë edhe gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, duke zbritur në nivelin mesatar prej 97.1 lekësh për euro në muajin shtator, nga 98.1 lekë që ishte në qershor. Kjo lëvizje konfirmon se tendenca e forcimit të monedhës vendase është ende aktive, por ndërkohë është dukshëm më e moderuar se në vitet e mëparshme kur ritmet e mbiçmimit ishin shumë më të larta. Në terma vjetorë, leku është mbiçmuar me rreth 2.5% ndaj euros, ndërsa në javët e para të tetorit kuotimi ka luhatur rreth 96.7 lekëve, pa luhatje të forta dhe…
Sektori bujqësor përballet së fundmi me vështirësi dhe shifra në rënie, të cilat rikonfirmojnë nevojën për rritje të financimeve dhe të aksesit të fermerëve dhe bizneseve agroushqimore, në instrumentat financiarë. Në këtë kuadër, është funksionale një skemë garancie sovrane në vlerë prej 30 milionë eurosh, e cila krijon mundësi reale për kreditim me kushte të buta nga sektori bankar, duke lehtësuar aksesin në financim për fermerët dhe agrobizneset në të gjithë vendin. OTP Bank Albania është ndër bankat kryesore pjesëmarrëse në këtë program dhe vijon të qëndrojë pranë sektorit bujqësor me produkte të përshtatura për nevojat e tij specifike. Përmes…
Tregu shqiptar i automjeteve po përjeton një rritje të dukshme dhe një transformim të qëndrueshëm në strukturë. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), gjatë periudhës janar–tetor 2025, janë regjistruar për herë të parë 82,814 mjete. Nga totali i mjeteve të regjistruara, 67,603 janë autovetura, duke përbërë 81.6% të totalit. Ky raport tregon qartë se segmenti i mjeteve për përdorim personal mbetet më dinamik, ndërsa tregu i automjeteve komerciale dhe transportit po ndjek një ritëm më të moderuar. Rritja e numrit të autoveturave përkon me shtimin e flotës së mjeteve hibride dhe…
Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba i pranishëm në Komisionin e Nismave Qytetare ka ngritur një sërë problematikash për institucionet që ai drejton. Biba tha se ndërkohë që në të gjitha institucionet ndodhi rritja e pagave, pagat e punonjësve të Autoritetit të Konkurrencës u ulën. Gjithashtu Biba tha se u ul dhe koeficenti mbi të cilin llogariteshin pagat. Më tej, në fjalën e tij, Biba tha se në ndryshim nga institucionet e tjera, Autoriteti i Konkurrencës i kthen shtetit më shumë të ardhura se sa i merr. Biba sugjeroi që një pjesë e fondeve t’i lihet Autoritetit që të…
Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është takuar këtë pasdite me banorët e Tiranës në Njësinë 5. Në nisje të fjalës së tij ai është shprehur se besimi që qytetarët i kanë dhënë PS në 11 maj, i shtynë më shumë që të dëgjojnë dhe adresuar shqetësimit e të gjithë qytetarëve. “Menjëherë pa zgjedhjeve, impakti që ka pasur te ne besimi që morëm nga qytetarët brenda dhe jashtë vendit, ka krijuar një ndjenjë shumë më të fortë detyrimi për të qenë sa më pranë njerëzve dhe për të bërë gjithçka që është e mundur që shqetësimet të…
“Shqipëria e arriti të pamendueshmen, të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh, rekord absolut në procesin e integrimeve europiane!” — kështu shkruan Kryeministri Edi Rama në një publikim në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë arritje si një hap historik drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në postimin e tij, Rama theksoi se objektivi për mbylljen e negociatave brenda vitit 2027 mbetet i palëkundur, pavarësisht sfidave që shoqërojnë rrugëtimin drejt integrimit: “Asgjë nuk na ndal dot drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE. Sepse përtej vështirësive, pengesave, dëmtimeve të pashmangshme apo baltës së pandashme, ne po e rrisim…
Me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë, dy nga figurat më të rëndësishme të financës ndërkombëtare – Kristalina Georgieva, Drejtore e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Christine Lagarde, Presidente e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), përcollën urimet dhe mesazhet e tyre për këtë jubile historik, duke vlerësuar rolin që Banka ka luajtur në ruajtjen e stabilitetit monetar dhe në udhëtimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian. Kristalina Georgieva: Pavarësia e bankës qendrore, themeli i qëndrueshmërisë kombëtare Në mesazhin e saj përshëndetës, Kristalina Georgieva përgëzoi Bankën e Shqipërisë për 100 vite qëndrueshmëri, reformash dhe vizioni. Ajo theksoi se historia e…
Sandra dhe Jeff Mayernik jetonin në Oregon, SHBA, ku ndiheshin të rraskapitur, ndërsa luftonin për të përballuar shpenzimet e larta të jetesës, por Sandra dhe Jeff, tashmë në pension, shitën gjithçka që zotëronin përpara se të vendosnin të emigronin në nëntor 2023, shkruan Robin Cottle për britaniken “The Mirror”. Ata vizituan një duzinë vendesh, përfshirë Portugalinë, Spanjën, Francën, Meksikën dhe Argjentinën, por aktualisht janë vendosur në Shqipëri. Çifti jeton në Sarandë, të cilën ”National Geographic” e ka quajtur ”Maldivet e Evropës”. Riviera Shqiptare është vlerësuar për brigjet e shumta me rërë të bardhë, qytete antike dhe vendbanime piktoreske. Pavarësisht peizazhit…
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për përcaktimin e rregullave të inspektimit për parandalimin, reduktimin dhe eliminimin e peshkimit të paligjshëm, të parregulluar dhe të paraportuar (PPP), si dhe për krijimin e skemës së certifikimit të zënieve në peshkim. Sipas dokumentit zyrtar, qëllimi i këtij akti është të garantojë inspektime të rregullta dhe të dokumentuara, të cilat sigurojnë se çdo aktivitet i peshkimit — brenda apo jashtë ujërave shqiptare — kryhet në përputhje me rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare. Njëkohësisht, vendimi krijon një sistem të certifikimit të zënieve, që do të jetë i detyrueshëm për çdo import ose eksport të produkteve…
