Sektori bujqësor përballet së fundmi me vështirësi dhe shifra në rënie, të cilat rikonfirmojnë nevojën për rritje të financimeve dhe të aksesit të fermerëve dhe bizneseve agroushqimore, në instrumentat financiarë.
Në këtë kuadër, është funksionale një skemë garancie sovrane në vlerë prej 30 milionë eurosh, e cila krijon mundësi reale për kreditim me kushte të buta nga sektori bankar, duke lehtësuar aksesin në financim për fermerët dhe agrobizneset në të gjithë vendin.
OTP Bank Albania është ndër bankat kryesore pjesëmarrëse në këtë program dhe vijon të qëndrojë pranë sektorit bujqësor me produkte të përshtatura për nevojat e tij specifike. Përmes kombinimit të kushteve të favorshme të kredisë dhe shërbimit profesional, banka u jep mundësi fermerëve dhe sipërmarrësve të investojnë në modernizimin e fermave, zgjerimin e prodhimit, si dhe në nisma që rrisin konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e tyre.
Kredi në mbështetje për fermerët dhe agrobizneset
Falë kësaj skeme të garantuar, ndërmarrjet mikro e të vogla dhe fermerët e regjistruar me Nipt Fermeri mund të përfitojnë kredi me normë interesi efektive maksimale 2%, me garanci për 70% të vlerëssë financimit.
Shuma maksimale e kredisë arrin deri në 25 milionë lekë, me një afat kthimi nga 3 deri në 5 vite, në varësi të natyrës së investimit.
Këto kredi mund të përdoren për rritjen e kapaciteteve dhe modernizimin në stalla, sera dhe ferma bujqësore; blerjen e makinerive dhe pajisjeve bashkëkohore; investime në agro-përpunim, agroturizëm, peshkim dhe akuakulturë, si edhe për projekte për energjinë e rinovueshme dhe menaxhimin e mbetjeve bujqësore.
Përmes këtyre produkteve, OTP Bank Albania synon të lehtësojë barrën financiare të sektorit dhe të krijojë kushte të favorshme për rritjen e investimeve që nxisin produktivitetin dhe inovacionin.
Partner afatgjatë i fermerit shqiptar
Angazhimi i OTP Bank Albania si pjesë e grupit bankar hungarez OTP – operacional në shumë shtete evropiane – shkon përtej ofrimit të financimit. Banka synon të jetë një partner i qëndrueshëm për fermerët dhe agrobizneset, duke i mbështetur me këshillim profesional, qasje të personalizuar dhe produkte që pasqyrojnë realitetin e sektorit bujqësor në Shqipëri.
Përmes këtij angazhimi, duke përfituar edhe nga ekspertiza më e mirë ndërkombëtare, OTP Bank Albania kontribuon në forcimin e ekonomisë rurale, në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në rritjen e sigurisë ushqimore në vend.
