Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Pse Shqipëria ka kredi me probleme në nivele të ulëta rekord?

17:24 - Qershor 17, 2026

Taksa e pronës sipas vlerës së tregut, gati ndryshimet që pritet të rrisin tarifat për qytetarët dhe bizneset

16:23 - Qershor 17, 2026

Të huajt investuan 2.2 miliardë euro në pasuri të paluajtshme në 12 vitet e fundit

16:00 - Qershor 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Taksa e pronës sipas vlerës së tregut, gati ndryshimet që pritet të rrisin tarifat për qytetarët dhe bizneset

16:23 - Qershor 17, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qeveria po përgatit një nga reformat më të thella në sistemin e taksimit vendor të viteve të fundit, e cila pritet të ndryshojë mënyrën se si tatohen pronat në Shqipëri. Projektligji i ri “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme”, i hedhur në konsultim publik, synon të kalojë nga sistemi aktual i taksimit drejt një modeli të bazuar në vlerën e tregut të pronave, duke prekur si ndërtesat ashtu edhe tokat.

Sipas relacionit shoqërues të projektligjit, të ardhurat nga taksa e pasurisë në Shqipëri mbeten ende shumë të ulëta krahasuar me vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Europian. Në vitin 2025, bashkitë arkëtuan rreth 7.5 miliardë lekë nga kjo taksë, ose vetëm 0.28% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërkohë që në vendet e OECD-së kjo shifër arrin mesatarisht në 1.1% të PBB-së dhe në ekonomitë më të zhvilluara mund të shkojë deri në 2-4% të saj.

Ministria e Financave argumenton se sistemi aktual krijon padrejtësi, pasi në shumë raste prona me sipërfaqe të njëjtë, por me vlera krejtësisht të ndryshme tregu, paguajnë të njëjtën taksë. Një apartament në qendër të Tiranës mund të tatohet njësoj si një apartament me të njëjtën sipërfaqe në periferi të qytetit, edhe pse vlera e tyre reale në treg është shumë e ndryshme. Pikërisht për këtë arsye, reforma synon që baza e taksimit të mos jetë më vetëm sipërfaqja apo klasifikimi formal i pronës, por vlera e saj e vlerësuar në treg.

Një nga risitë më të rëndësishme të projektligjit është zgjerimi i bazës së taksimit. Për herë të parë do të përfshihen në mënyrë të qartë kategori të reja pronash, si tokat pyjore, kullotat, livadhet dhe toka të tjera që deri më sot nuk kanë qenë pjesë e sistemit të taksimit. Në këtë mënyrë synohet që më shumë prona të regjistrohen në kadastrën fiskale dhe të kontribuojnë në financimin e pushtetit vendor.

Megjithatë, reforma nuk parashikon vetëm rritje të bazës tatimore. Një element i rëndësishëm social është vendosja e lehtësive për banesën e parë. Drafti parashikon që për çdo individ të përjashtohet nga taksimi 50% e vlerës së banesës së parë, deri në një kufi maksimal që ndryshon sipas bashkisë ku ndodhet prona. Për Tiranën, kufiri maksimal i përjashtimit arrin në 8.4 milionë lekë, ndërsa për bashkitë e tjera varion nga 750 mijë deri në 4.75 milionë lekë. Sipas Ministrisë së Financave, kjo masë synon të mbrojë familjet me të ardhura më të ulëta dhe t’i japë taksës një karakter më progresiv, duke bërë që barra më e madhe të bjerë mbi pronat me vlera të larta dhe mbi individët që zotërojnë më shumë se një banesë.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me normat e taksimit. Projektligji përcakton kufij të rinj brenda të cilëve bashkitë do të kenë të drejtë të vendosin normat konkrete të taksës. Për banesat, norma do të luhatet nga 0.1% deri në 0.2% të vlerës së pronës, ndërsa për ndërtesat që përdoren për aktivitete ekonomike nga 0.15% deri në 0.25%. Për truallin dhe tokat e tjera janë parashikuar norma të veçanta, ndërsa bashkitë do të ruajnë autonominë për të vendosur nivelin përfundimtar të taksimit brenda kufijve të përcaktuar nga ligji.

Në qendër të reformës vendoset edhe krijimi i Kadastrës Fiskale, një bazë kombëtare të dhënash që do të administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, institucion i ri që do të funksionojë nën Ministrinë e Financave. Ky institucion do të bashkëpunojë me bashkitë dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për evidentimin, vlerësimin dhe regjistrimin e të gjitha pasurive të paluajtshme në vend. Në këtë mënyrë synohet t’i jepet fund administrimit të fragmentuar që ekziston sot, ku bashki të ndryshme përdorin praktika dhe sisteme të ndryshme për mbledhjen e taksës së pasurisë.

Projektligji ruan gjithashtu një sërë përjashtimesh nga taksa. Nuk do të tatohen pronat shtetërore, objektet fetare, banesat e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike, banesat sociale dhe një sërë kategorish të tjera të përcaktuara në ligj. Një stimul i veçantë ruhet edhe për sektorin e turizmit, pasi hotelet dhe resortet me katër dhe pesë yje me status special dhe markë ndërkombëtare do të përjashtohen nga taksa për një periudhë 10-vjeçare.

Për herë të parë parashikohen edhe mekanizma më të fortë për mbledhjen e detyrimeve të papaguara. Debitorët e taksës së pasurisë mund të përballen me kufizime në marrjen e disa shërbimeve publike nga institucione si Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Qendra Kombëtare e Biznesit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit apo Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor, deri në shlyerjen e detyrimeve të tyre. Taksa do të paguhet në dy këste, deri më 30 qershor dhe 30 shtator të çdo viti, ndërsa për vonesat do të aplikohen kamatëvonesa dhe gjoba.

Sipas Ministrisë së Financave, reforma synon jo vetëm rritjen e të ardhurave për bashkitë, por edhe krijimin e një sistemi më të drejtë dhe më transparent, që reflekton më mirë vlerën reale të pronave. Parashikimet e cituara në relacion tregojnë se, pas zbatimit të plotë të reformës, të ardhurat nga taksa e pasurisë mund të rriten në 0.7% deri në 1% të PBB-së, duke e kthyer atë në një nga burimet kryesore të financimit të pushtetit vendor në Shqipëri./ekofin.al

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
pronës taksa Tregut vlerës
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Të huajt investuan 2.2 miliardë euro në pasuri të paluajtshme në 12 vitet e fundit

16:00 - Qershor 17, 2026

Rënia e eksporteve të fasonit, ProExport Albania ngre alarmin: Po falimentojmë, duhet ndërhyrje nga qeveria!

13:13 - Qershor 17, 2026

Ndryshim i rregullave të operimit, Wizz Air paralajmëron heqjen e bazës nga Beogradi, mundësi për Shqipërinë

12:49 - Qershor 17, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Taksa e pronës sipas vlerës së tregut, gati ndryshimet që pritet të rrisin tarifat për qytetarët dhe bizneset

gazetar_116:23 - Qershor 17, 20260

Qeveria po përgatit një nga reformat më të thella në sistemin e taksimit vendor të…

Të huajt investuan 2.2 miliardë euro në pasuri të paluajtshme në 12 vitet e fundit

16:00 - Qershor 17, 2026

Rënia e eksporteve të fasonit, ProExport Albania ngre alarmin: Po falimentojmë, duhet ndërhyrje nga qeveria!

13:13 - Qershor 17, 2026

Ndryshim i rregullave të operimit, Wizz Air paralajmëron heqjen e bazës nga Beogradi, mundësi për Shqipërinë

12:49 - Qershor 17, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:23 - Qershor 17, 2026

Taksa e pronës sipas vlerës së tregut, gati ndryshimet që pritet të rrisin tarifat për qytetarët dhe bizneset

16:00 - Qershor 17, 2026

Të huajt investuan 2.2 miliardë euro në pasuri të paluajtshme në 12 vitet e fundit

13:13 - Qershor 17, 2026

Rënia e eksporteve të fasonit, ProExport Albania ngre alarmin: Po falimentojmë, duhet ndërhyrje nga qeveria!

Pse Shqipëria ka kredi me probleme në nivele të ulëta rekord?

17:24 - Qershor 17, 2026

Taksa e pronës sipas vlerës së tregut, gati ndryshimet që pritet të rrisin tarifat për qytetarët dhe bizneset

16:23 - Qershor 17, 2026

Të huajt investuan 2.2 miliardë euro në pasuri të paluajtshme në 12 vitet e fundit

16:00 - Qershor 17, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter