Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Linjë e re ajrore me Rumaninë, TAROM nis fluturimet në TIA

17:53 - Qershor 17, 2026

Pse Shqipëria ka kredi me probleme në nivele të ulëta rekord?

17:24 - Qershor 17, 2026

Taksa e pronës sipas vlerës së tregut, gati ndryshimet që pritet të rrisin tarifat për qytetarët dhe bizneset

16:23 - Qershor 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Pse Shqipëria ka kredi me probleme në nivele të ulëta rekord?

17:24 - Qershor 17, 2026 Blog
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nga Fatos Çoçoli

Një nga treguesit më pozitivë të sistemit bankar shqiptar gjatë viteve të fundit është ulja e vazhdueshme e nivelit të kredive me probleme . Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në muajin prill 2026, raporti i kredive me probleme zbriti në 3.75 përqind të totalit të portofolit të kredisë, nga 3.85 përqind, duke shënuar pragun më të ulët të dy dekadave të fundit dhe një nga nivelet më të ulëta historike, që nga fillimi i matjes së këtij treguesi në vitin 1992.

Ky rezultat është fryt i një pune shumëvjeçare të sistemit bankar, të institucioneve financiare dhe, në mënyrë të veçantë, i politikave të kujdesshme dhe të qëndrueshme të ndjekura nga Banka e Shqipërisë, e cila ka luajtur një rol vendimtar në reduktimin e stokut të kredive të këqija, pas kulmit të tyrë në tetor 2014, më 24.5 përqind të totalit..

Çfarë janë kreditë me probleme?

Kredi me probleme konsiderohen ajo hua, për të cilën qytetari huamarrësi ka vështirësi serioze në kryerjen e pagesave, ose ka vonesa të zgjatura në shlyerjen e detyrimeve.

Një nivel i lartë i kredive me probleme prodhon shumë vështirësi dhe sfida në shëndetin e ekonomisë në tërësi, krahas stepjes së bankave për të dhënë më shumë hua, kur ato nuk ju kthehen në kohë.

Tabela 1. Kredia me probleme

  • dobëson sistemin banka;
  • kufizon kreditimin e ekonomisë
  • rrit rrezikun financiar
  • vështirëson jetën e huamarrësve
  • ul besimin e investitorëve.

Për këto arsye, ulja e kredive me probleme është një objektiv strategjik për çdo bankë qendrore dhe për çdo sistem bankar dhe financiar modern.

Nga nivele të larta shqetësuese në nivele të ulta rekord

Shqipëria ka kaluar periudha, kur kreditë me probleme arrinin nivele shumë të larta, sikurse ishin vitet 2012-2014, duke krijuar shqetësime të forta për qëndrueshmërinë e sistemit tonë bankar dhe financiar.

Gjatë periudhës 2015-2025, Banka e Shqipërisë ka ndjekur një strategji të vazhdueshme për pastrimin e bilanceve të bankave tregtare nga kreditë e këqija (fshirjen e tyre) dhe lehtësimin e këtyre bankave nga provigjionet për to, për rekuperimin e kredive të prapambetura, ristrukturimin e huave problematike dhe përmirësimin e praktikave të kreditimit. Një pjesë e kredive të vjetra problematike është trajtuar përmes proceseve të rikuperimit, shitjes ose fshirjes kontabël, duke përmirësuar cilësinë e aktiveve të sektorit bankar.

Rezultati i kësaj pune është reflektuar në mënyrë të qartë në treguesin e kredive me probleme prej vetëm 3.75% të muajit prill 2026.

Banka e Shqipërisë ka forcuar mbikëqyrjen bankare, duke ushtruar monitorim të vazhdueshëm mbi cilësinë e portofolit të kredive dhe duke kërkuar nga bankat tregtare standarde më të larta në vlerësimin e rrezikut. Kjo ka ndihmuar në shmangien e krijimit të stokut të kredive të reja problematike.

Në vend që huamarrësit me vështirësi të përballeshin menjëherë me masa ekstreme, bankat janë inkurajuar nga banka qendrore, që të përdorin mekanizma ristrukturimi, duke i dhënë mundësi bizneseve dhe familjeve të rikthehen në normalitet financiar.

Banka e Shqipërisë ka harmonizuar vazhdimisht rregulloret për kreditimin bankar me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe standardet evropiane të mbikëqyrjes bankare.

Faktorët ekonomikë që përmirësuan kreditë

Përmirësimi i cilësisë së portofolit të kredive bankare nuk lidhet vetëm me politikat e Bankës së Shqipërisë.

Rritja ekonomike e viteve të fundit, zgjerimi i sektorëve si turizmi, ndërtimi, shërbimet dhe eksportet, si dhe rritja e punësimit kanë përmirësuar aftësinë paguese të familjeve dhe bizneseve.

Kur ekonomia rritet dhe të ardhurat përmirësohen, zvogëlohet edhe mundësia e mospagimit të kredive.

Ndryshimi i kulturës së kreditimit

Sistemi bankar është bërë më i kujdesshëm.  Bankat sot analizojnë më mirë aftësinë paguese të klientëve, përdorin modele më të avancuara të vlerësimit të rrezikut, kërkojnë dokumentacion më të plotë dhe monitorojnë vazhdimisht huamarrësit.

Kjo ka ndihmuar në krijimin e një portofoli më cilësor kredish.

Tabela 2. Përfitimet për ekonominë

Ulja e kredive me probleme sjell përfitime të shumta:

  • rrit stabilitetin financiar
  • forcon besimin në sistemin bankar
  • krijon më shumë hapësirë për kredi të reja
  • ul kostot e rrezikut për bankat
  • përmirëson klimën e investimeve.

Një sistem bankar me pak kredi problematike është më i aftë të financojë ekonominë reale dhe të mbështesë zhvillimin afatgjatë.

Sfidat për të ardhmen

Megjithëse niveli 3.75% është një sukses i rëndësishëm, sfidat mbeten. Banka e Shqipërisë dhe sektori bankar duhet të vazhdojnë të monitorojnë zhvillimet ekonomike globale, ndikimin e normave të interesit, rreziqet gjeopolitike dhe ekspozimin ndaj sektorëve të caktuar ekonomikë.

Ruajtja e këtij niveli të ulët kërkon vigjilencë të vazhdueshme dhe politika prudente nga Banka e Shqipërisë dhe nga vetë bankat tregtare.

Zbritja e kredive me probleme në nivelin rekord prej 3.75% në prill 2026 përfaqëson një nga sukseset më të rëndësishme të sistemit financiar shqiptar. Ky rezultat pasqyron kombinimin e rritjes ekonomike, menaxhimit më të mirë të rrezikut nga bankat dhe, mbi të gjitha, punën e kujdesshme dhe të vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë në drejtim të forcimit të mbikëqyrjes, përmirësimit të kuadrit rregullator dhe reduktimit të stokut të kredive të këqija.

Ky sukses nuk është vetëm një tregues teknik. Ai është një sinjal i rëndësishëm për stabilitetin e ekonomisë shqiptare, për besimin në sistemin bankar dhe për aftësinë e vendit për të mbështetur investimet, biznesin dhe zhvillimin ekonomik në vitet që vijnë.

Ekofin Media
Ekofin Media
fatos çoçoli kredi probleme shqipëria
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shifrat e Eurostat, Shqipëria mbetet në fund të Europës për të ardhurat

12:11 - Qershor 17, 2026

Inflacioni sipas Eurostat arrin në 3.3% në maj, Shqipëria në nivelin mesatar të Bashkimit Europian

12:06 - Qershor 17, 2026

Regjistër elektronik për emetimet e karbonit, qeveria rishikon VKM-në për klimën

16:55 - Qershor 16, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Taksa e pronës sipas vlerës së tregut, gati ndryshimet që pritet të rrisin tarifat për qytetarët dhe bizneset

gazetar_116:23 - Qershor 17, 20260

Qeveria po përgatit një nga reformat më të thella në sistemin e taksimit vendor të…

Të huajt investuan 2.2 miliardë euro në pasuri të paluajtshme në 12 vitet e fundit

16:00 - Qershor 17, 2026

Rënia e eksporteve të fasonit, ProExport Albania ngre alarmin: Po falimentojmë, duhet ndërhyrje nga qeveria!

13:13 - Qershor 17, 2026

Ndryshim i rregullave të operimit, Wizz Air paralajmëron heqjen e bazës nga Beogradi, mundësi për Shqipërinë

12:49 - Qershor 17, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:23 - Qershor 17, 2026

Taksa e pronës sipas vlerës së tregut, gati ndryshimet që pritet të rrisin tarifat për qytetarët dhe bizneset

16:00 - Qershor 17, 2026

Të huajt investuan 2.2 miliardë euro në pasuri të paluajtshme në 12 vitet e fundit

13:13 - Qershor 17, 2026

Rënia e eksporteve të fasonit, ProExport Albania ngre alarmin: Po falimentojmë, duhet ndërhyrje nga qeveria!

Linjë e re ajrore me Rumaninë, TAROM nis fluturimet në TIA

17:53 - Qershor 17, 2026

Pse Shqipëria ka kredi me probleme në nivele të ulëta rekord?

17:24 - Qershor 17, 2026

Taksa e pronës sipas vlerës së tregut, gati ndryshimet që pritet të rrisin tarifat për qytetarët dhe bizneset

16:23 - Qershor 17, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter