Author: gazetar_1

Shërbimi spitalor në Shqipëri ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë vitit 2024, ndërsa kujdesi parësor dhe shërbimet e konsultorëve kanë regjistruar një tendencë rënëse. Të dhënat zyrtare të publikuara nga INSTAT tregojnë se spitalet, si një hallkë kyçe e sistemit shëndetësor, kanë përballuar një fluks më të lartë pacientësh krahasuar me vitin paraardhës. Në total, në vend funksionuan 65 spitale, prej të cilave 41 publike dhe 24 private. Vetëm në institucionet publike u shtruan 299.318 pacientë, një rritje prej 4,8% krahasuar me vitin 2023. Kapacitetet spitalore kanë mbetur të qëndrueshme, me 8.911 shtretër në dispozicion dhe një shkallë shfrytëzimi prej…

Read More

Nga Dorian Mersini Në një kontinent që krenohet me lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, një paradoks mbetet i pazgjidhur: Evropa ende nuk ka një sistem të unifikuar për patentat detare. Ndryshe nga patentat e automjeteve që njihen në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, licencat për drejtimin e mjeteve lundruese mbeten të fragmentuara, duke vështirësuar mobilitetin e kapitenëve, operatorëve dhe instruktorëve të jahtit në tregun e përbashkët detar. Një mozaik ligjesh në një det të përbashkët Aktualisht, çdo shtet evropian ka legjislacionin e vet për lëshimin dhe njohjen e patentave detare. Në mungesë të marrëveshjeve bilaterale të…

Read More

Shefja e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Anke Weber paralajmëroi se disa elementë të “Paqes Fiskale” mund të minojnë progresin e bërë në mbledhjen e të ardhurave. “Lidhur me paqen fiskale, ne kemi parë draftin e fundit të Qeverisë. Vërejmë që Qeveria ka bërë përparim në forcimin e administrimit të të ardhurave, por disa elementë të propozimit mund të minojnë progresin e Shqipërisë në administrimin e tatimeve dhe të krijojnë disa risqe për drejtësinë”, deklaroi përfaqësuesja e FMN në Shqipëri, Anke Weber. Ndërsa analizoi ecurinë e ekonomisë dhe financave shqiptare, Weber prezantoi rekomandimet e FMN-së për institucionet shqiptare. Për vitin…

Read More

Borxhi doganor i vendit vijon të zgjerohet vit pas viti, ndërkohë që auditimi më i fundit i realizuar nga KLSH mbi detyrimet e papaguara ka nxjerrë në pah një tablo të rënduar jo vetëm sa i përket vlerës së stokut, por edhe mënyrës së administrimit, rikuperimit dhe monitorimit të tij nga strukturat doganore. Të dhënat tregojnë se në fund të vitit 2024, detyrimet e papaguara doganore kanë arritur në rreth 48.6 miliardë lekë, të shpërndara në 4.684 raste, duke regjistruar një rritje prej 2.1% krahasuar me vitin 2023. Por shifra më alarmante lidhet me moshën e këtij borxhi, pasi 90%…

Read More

Nga Auron Tare Disa vite më parë kam lexuar me shumë kureshtje një shkrim të Ben Andonit për vendndodhjen e varrit të Shote Galicës. ( i bindur se brezi i ri nuk e njeh se kush eshte kjo grua nga Kosova) M’u kujtua ky shkrim pasi më 10 Nëntor ishte dita kur një figurë e rëndësishme e historisë shqiptare, si Shote Galica, vdiq e braktisur, e sëmurë dhe, me shumë gjasa, e uritur në një kasolle diku në fushat e zymta të Fushë-Krujës. Shote Galica, e cila pasi kishte luftuar përkrah bashkëshortit të saj, Azem Galica, kunder terrorit serb ne…

Read More

Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot rëndësinë e zgjerimit të mbulimit me sigurime te biznesi i vogël dhe familjet me të ardhura të ulëta. Në Konferencën Vjetore të IAIS (Organizata Botërore e Mbikëqyrësve të Sigurimeve), mbledhja më e madhe e mbikëqyrësve të sigurimeve, që zhvillohet për herë të parë në rajonin e Ballkanit, në Tiranë, Rama u shpreh se mikrosigurimet mund të ndihmojnë në këtë drejtim. Në rastin e Shqipërisë, Kryeministri theksoi se pavarësisht përpjekjeve për mbulim më të mirë me sigurime, ende shumë familje dhe biznese të vogla mbeten pa mbrojtjen e nevojshme. Dëmi i katastrofave të tilla si përmbytjet,…

Read More

Shqipëria dhe Italia kanë ngritur në një nivel të ri partneritetin e tyre strategjik, përmes një serie marrëveshjesh dhe memorandumesh që mbulojnë fusha kyçe të sigurisë, ekonomisë, energjisë, mbrojtjes civile, kulturës dhe inovacionit. Mbledhja e parë ndërqeveritare, e zhvilluar në Romë, u shoqërua me nënshkrimin e 15 dokumenteve të rëndësishme, që shënojnë konkretizimin e një marrëdhënieje historikisht të ngushtë, tashmë të orientuar drejt standardeve të bashkëpunimit europian. Paketat e reja të bashkëpunimit synojnë të rrisin kapacitetet institucionale të Shqipërisë, të nxisin investimet italiane, të thellojnë shkëmbimin kulturor dhe të përforcojnë sigurinë kombëtare, duke sjellë një qasje të harmonizuar me prioritetet…

Read More

Që kur qeveria shqiptare lançoi nismën e saj për të prishur portin ekzistues të Durrësit për t’i falur tokën biznesmenit arab Alabbar, shumë ekspertë paralajmëruan se kjo aventurë e rrezikshme mund ta linte Shqipërinë pa nyjen më të madhe tregtare të vendit. Me sa duket këto paralajmërime po vërtetohen. Qeveria shqiptare vazhdon të shtyjë pafundësisht afatet për fillimin e punimeve për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, teksa asetet e portit ekzistuese çmontohen çdo ditë nga projekti i Alabbar. Në dhjetor të vitit 2022, kryeministri Edi Rama priti homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti dhe atë të…

Read More

Ministria e Financave ka miratuar Manualin e ri të Auditimit të Brendshëm në sektorin publik, një dokument voluminoz dhe tërësisht të rishikuar, i cili zëvendëson manualin ekzistues të vitit 2016. Urdhri i Ministrit të Financave, Petrit Malaj, i botuar në Fletoren Zyrtare e shfuqizon plotësisht metodologjinë e mëparshme dhe e zëvendëson atë me një kornizë të re që hyn në fuqi nga 1 janari 2026. Ky është ndryshimi më i thellë procedurial dhe teknik në fushën e auditimit të brendshëm në administratën publike gjatë nëntë viteve të fundit. Një manual i rishkruar nga e para Dokumenti i ri nuk është…

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni firmosën sot marrëveshjet mes dy vendeve mbi bashkëpunimin strategjik në disa fusha. Rama dhe Meloni shkëmbyen marrëveshjet dypalëshe dhe memorandumet e mirëkuptimit, të nënshkruara në kuadër të mbledhjes së parë të përbashkët të dy qeverive në Romë. Marrëveshjet ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Italisë që u nënshkruan sot në Romë garantojnë bashkëpunimin strategjik në fushat e kujdesit shëndetësor, energjisë, mjedisit, industrisë së sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimit të migracionit, arsimit, inovacionit, diasporës, transformimit ekonomik dhe rritjes së zgjuar. Në total bëhet fjalë për 16 marrëveshje të reja bashkëpunimi…

Read More