Author: gazetar_1

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njofton partneritetin e ri me kompaninë ajrore Finnair, e cila do të lidhë Helsinkin me Tiranën përmes një linje të re direkte. Fluturimet do të nisin zyrtarisht më 30 prill 2026 dhe do të operohen dy herë në javë, çdo të Enjte dhe të Diel, duke ofruar për herë të parë një lidhje të drejtpërdrejtë midis Shqipërisë dhe Finlandës. Ky destinacion i ri shënon hyrjen zyrtare të Finnair në tregun shqiptar dhe përforcon rrjetin në zgjerim të linjave europiane të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Linja pritet të ndikojë pozitivisht në turizëm dhe në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, duke ofruar një…

Read More

Paketa fiskale parashikon edhe ndryshimin e ligjit “Për Procedurat Tatimore” me qëllim reduktimin e informalitetit, dhe kufizimin e pagesave me para në dorë. “Në këtë paketë janë parashikuar katër masa, ku e para ka të bëjë me bizneset, të cilat do të lejohen të kryejnë transaksione në kesh me njëra-tjetrën deri në shumën 100.000 lekë nga 150.000 lekë që parashikohet aktualisht në kuadrin ligjor. Mbi këtë vlerë çdo biznes do të duhet ta kryejë pagesën nëpërmjet bankës. Gjithashtu bizneset do të lejohen të shesin për konsumatorët mallra dhe shërbime me para në dorë deri në shumën 500.000 lekë. Mbi këtë…

Read More

Gjykata Supreme e Kosovës i ka shfuqizuar dy nene të udhëzuesit për liberalizimin e tregut të energjisë, duke thënë se ato kanë krijuar pasiguri juridike dhe ekonomike për konsumatorët e energjisë elektrike në vend. Në një njoftim për media, gjykata njoftoi se e pranoi padinë e Odës Ekonomike të Kosovës kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), e cila në qershor urdhëroi bizneset e mëdha të dalin në treg të lirë të energjisë. Gjykata i shpalli të paligjshme dhe i shfuqizoi nenin 8 të udhëzuesit për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike nga janar 2017, dhe nenin 2 të udhëzuesit…

Read More

Strukturat akomoduese në Shqipëri shënuan një rritje të fortë gjatë muajit Shtator 2025, duke reflektuar një sezon të zgjatur dhe një rritje të dukshme të kërkesës turistike. Të dhënat e INSTAT tregojnë se ky muaj ka qenë veçanërisht i favorshëm për industrinë e turizmit, me një rritje të theksuar të vizitorëve dhe të netëve të qëndrimit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vizitorët gjithsej u rritën me 31,7% në raport vjetor, duke e çuar numrin e tyre në nivele ndjeshëm më të larta se Shtatori 2024. Rritja më e madhe ka ardhur nga vizitorët jo-rezidentë, të cilët…

Read More

Gati 1 miliardë euro do të fshihen automatikisht menjëherë pasi të hyjë në fuqi projektligji për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore. Ministri i Financave, Petrit Malaj ju përgjigj pyetjeve të opozitës në Komisionin e Ligjeve, se sa është borxhi më i vjetër se 10 vjet ose i krijuar para 2014-ës që falet. “Borxhi i krijuar përpara 2014-ës është 100 miliardë lekë, pra që prej viteve 90’ deri në 2014-ën. Ndërsa në fund të 2024-ës borxhi ka arritur deri në 160 miliardë lekë.  Do të përfitojnë 202 mijë tatimpagues të cilët rezultojnë me borxhe”, tha Malaj. Ministri i Financave, Petrit…

Read More

Tregtia e jashtme e Shqipërisë në Tetor 2025 paraqiti një tablo të larmishme zhvillimesh, ku eksportet shënuan një rikuperim të lehtë, ndërsa importet ruajtën ritmin e tyre të rritjes, duke çuar në zgjerim të mëtejshëm të deficitit tregtar. Sipas të dhënave të INSTAT, eksportet e mallrave në këtë muaj arritën në 31 miliardë lekë, një rritje modeste prej 1% në krahasim me Tetorin e vitit të kaluar, por ndjeshëm më e lartë se një muaj më parë, me një rritje prej 14,5% kundrejt Shtatorit. Importet arritën në 80 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 3,6% dhe mujore prej 6,3%,…

Read More

Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë ka goditur rëndë bizneset prodhuese, duke rritur ndjeshëm kostot dhe duke kufizuar mundësitë e tyre për zgjerim dhe punësim. Kompania “Pestova” në Vushtrri, e cila merret me përpunimin dhe prodhimin e patates dhe numëron 260 punëtorë të rregullt, ka ndaluar një linjë të re prodhimi dhe ka pezulluar punësimin e 20 punëtorëve të rinj, për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë. Edhe pse ka shpenzuar 4% më pak rrymë në shtator të këtij viti, fatura e saj është rritur nga 10.962 euro në 25.535 euro – një rritje mbi 100%…

Read More

Policia ka njoftuar planin e masave sa i përket protestës që pritet të mbahet sot nga PD para Kryeministrisë. Blutë bëjnë me dije se leja është dhënë nga ora 18:00-20:00, ndërsa janë disa rrugë ku bllokohet qarkullimi i automjeteve. Njoftimi: Tiranë/ Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në orën 20:00, para Kryeministrisë. Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, konkretisht: -nga ora 14:00, nuk…

Read More

Turizmi ka vijuar të konsolidojë rezultatet e tij pozitive edhe gjatë vitit 2025, duke konfirmuar tendencën e rritjes së qëndrueshme të viteve të fundit dhe zgjerimin e ofertës turistike në të gjitha stinët. Të dhënat e fundit zyrtare të publikuara nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit tregojnë se nga janari deri në tetor 2025, Shqipëria ka mirëpritur 11,137,328 vizitorë të huaj, një rritje prej 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Rritja e fluksit të vizitorëve, sidomos në muajt më të ftohtë, duket të jetë një nga zhvillimet më domethënëse të këtij viti. Vetëm në tetor janë…

Read More

Policia e Shtetit ka prezantuar sot planin e detajuar të masave për ndeshjen ndërkombëtare Shqipëri-Angli, që do të zhvillohet më 16 nëntor, në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”. Autoritetet njoftojnë se janë marrë masa të forta sigurie para, gjatë dhe pas ndeshjes, me qëllim garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së aktivitetit. Policia ka organizuar shoqërimin dhe mbrojtjen e futbollistëve anglezë nga aeroporti i Rinasit, drejt hotelit, në stadium dhe në kthim. Kontrolle të imtësishme dhe rend publik në gjithë Tiranën -Do të kryhen kontrolle të hollësishme në stadium për persona të paautorizuar dhe sende të ndaluara. -Policia paralajmëron se…

Read More