Author: gazetar_1

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për muajin tetor 2025, matjet e inflacionit sipas Euroatat, konfirmon një stabilizim gradual të inflacionit në vend, duke u pozicionuar në një ritëm vjetor prej 2,2% dhe në linjë me tendencën e moderuar të rritjes së çmimeve në Bashkimin Europian. Sipas të dhënave të INSTAT, dinamika e çmimeve vijon të ndikohet nga luhatje sektoriale, ndërsa presionet e brendshme inflacioniste mbeten të kufizuara. Rritjen vjetore e udhëheq grupi “Argëtim dhe kulturë”, i cili shënon një kërcim të fortë prej 8,9%, një ecuri e lidhur me rritjen e çmimeve të pajisjeve elektronike, eventeve kulturore dhe…

Read More

Është ndërprerë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku në rend të ditës kanë qenë themelimi i komisioneve parlamentare, miratimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare, projekt-buxheti për vitin 2026 si dhe buxheti i RTK-së. Pas përfundimit të deklarimeve të deputetëve të Kuvendit, nuk u hodh në votim asnjëra pikë. Kryeparlamentari Dimal Basha tha se seanca do të mbetet e hapur nëse ka ndryshim të qëndrimeve të partive të ish-opozitës për të marrë pjesë në këtë seancë. “Seanca mbetet e hapur në rast se kemi ndryshim të qëndrimeve. Unë iu bëj thirrje deputetëve dhe subjekteve politike që të mblidhemi dhe t’i…

Read More

Konferenca rajonale e nivelit të lartë “Tregti e Sigurt, Rritje e Fortë: Avancimi i Tregtisë Agroushqimore në CEFTA” u mbajt më 18 nëntor 2025 në Swissotel Sarajevo, duke mbledhur së bashku institucionet nga Palët e CEFTA-s, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe ekspertë të njohur nga mbarë Ballkani Perëndimor. E organizuar nga Bosnja dhe Hercegovina, në kuadër të Kryesimit të saj të Nënkomitetit të CEFTA-s për Bujqësi dhe SPS, konferenca shërbeu si një platformë e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjen e përafrimit më të madh me standardet e BE-së në fushën e agroushqimit dhe SPS. E organizuar nga…

Read More

Tirana pritet të ketë një tjetër ndërtesë gjigante në horizontin e saj tashmë të mbingarkuar. Një kullë 100-katëshe, e shpallur si më e larta në vend, do të ndërtohet pranë “Malit të Tiranës”, në rrugën e Barrikadave, duke zënë një tjetër hapësirë të gjelbër në qendër të kryeqytetit. Projekti, i quajtur “Tirana Society Towers”, u përzgjodh si fitues mes katër studiosh ndërkombëtare që morën pjesë në konkursin e zhvilluar më 29 korrik të vitit të kaluar. Juria ka zgjedhur propozimin e arkitektit të njohur kilian, Alejandro Aravena dhe studios së tij ELEMENTAL. Ndërtimi i kullës parashikohet të kryhet nga dy…

Read More

Çdo biznes do të jetë i detyruar të ketë të paktën një terminal POS, që t’i ofrojë klientit të tij mundësinë për të kryer pagesat me kartë. Në Forumin Connect të Pagesave Digjitale, të organizuar në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrjes, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, u shpreh se është përgatitur një plan konkret masash për reduktimin e cash-it, i cili javën e ardhshme do të diskutohet me sektorin bankar, aktorët fintech, institucionet publike dhe të gjithë ata që janë pjesë e zinxhirit të pagesave. “Një nga masat konkrete që ne kemi parashikuar që është pjesë e…

Read More

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku diskutohet pr.buxheti 2026, ka shpjeguar se si do të funksionojë paketa për “Paqen Fiskale”, teksa u shpreh se do të ketë falje të madhe të detyrimeve tatimore për sipërmarrjet. Edi Rama: U fol këtu për një falje të madhe, është e vërtetë, është një falje e madhe që përmes paqes fiskale do ti bëhet të gjithë sipërmarrjes duke i dhënë mundësinë që të mbyllë të gjitha çështjet e vjetra, duke ushqyer më tepër besimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellët me sipërmarrjes e administratës tatimore dhe duke lehtësuar marrëdhënies mes tyre, si edhe kostot…

Read More

AMF publikoi raportin 9-mujor për ecurinë e fondeve private të pensioneve: SIGAL mban kryesimin në tregun e pensioneve private për 9-mujorin 2025, në vlerën neto të aseteve, ndërsa ka rritur më tej numrin e anëtarëve. Sipas raportit të AMF, tregu i fondeve të pensioneve private në tërësi ka vijuar rritjen e qëndrueshme gjatë periudhës janar–shtator 2025. Sipas të dhënave zyrtare të AMF, në aktivitet ushtruan veprimtarinë e tyre shtatë fonde pensioni, ndërsa asetet neto totale të tregut arritën në 14.35 miliardë lekë (rreth 148.7 milionë euro) më 30.09.2025. Kjo shifër përfaqëson një rritje prej 11.55%, ose 1.48 miliardë lekë më shumë…

Read More

Departamenti i Financës në Sigma VIG po hyn në një fazë të re zhvillimi, ku automatizimi dhe inteligjenca artificiale po kthehen në motorë të përmirësimit operacional. Projekti i ri i automatizimit të regjistrimit të faturave të blerjes, është një iniciativë e cila ndërthur platformën SelfCare, teknologjinë e IA-së dhe integrimin automatik me SAP. Kjo ka sjellë një transformim të prekshëm në mënyrën si trajtohen proceset financiare brenda kompanisë. Nga një proces tradicionalisht manual, i ngarkuar me volum të lartë pune dhe kohë të gjata për përpunim, Sigma VIG ka kaluar në një mekanizëm inteligjent, i cili lexon, përpunon dhe regjistron…

Read More

Një problem teknik në Cloudflare ka shkaktuar probleme në pjesë të ndryshme të internetit, duke lënë përdoruesit e shumë faqeve, edhe në Shqipëri, pa qasje. Cloudflare është një kompani kritike e infrastrukturës së internetit, që ofron shërbime thelbësore për mbrojtjen e faqeve nga sulmet kibernetike dhe për të siguruar funksionimin e tyre edhe gjatë flukseve të mëdha të trafikut. “Cloudflare është në dijeni dhe po heton çështjen që mund të ndikojë shumë klientë”, tha kompania në një përditësim të ri. “Detaje të tjera do të ofrohen sapo të kemi më shumë informacion”. Edhe faqja e monitorimit të ndërprerjeve DownDetector u…

Read More

Perspektiva e tregut të kriptovalutave ka vazhduar të përkeqësohet çdo ditë, me Bitcoin që ka rënë nën 90,000 dollarë për herë të parë që nga muaji prill. Mes shitjeve të mëdha, Bitcoin ka rënë me 4.5% gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të CoinGecko, ndoshta për shkak të lëvizjeve të fundit nga portofolet Mt. Gox. Afërsisht 185.5 BTC, me vlerë 16.8 milionë dollarë, u transferuan, sipas të dhënave të Arkham. Megjithatë, rritja e fundit e presionit të blerjes e ka shtyrë çmimin e Bitcoin-it deri në 2% gjatë pesë orëve të fundit, duke u rikuperuar nga një minimum…

Read More