Author: gazetar_1
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjes së kapaciteteve profesionale të stafit të saj, organizoi sot një trajnim të specializuar me temë “Shoqëritë tregëtare dhe QKB”. Aktiviteti u zhvillua në ambientet e GIZ në Tiranë, në bashkëpunim me GIZ dhe PKF Albania. Ligjërimi u mbajt nga z. Julian Saraçi, Auditues Ligjor dhe Konsulent i Pavarur, i cili përmes një sesioni të strukturuar mbi bazën e Ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për sipërmarrjen dhe shoqëritë”, trajtoi çështje kyçe që lidhen me themelimin, regjistrimin, qeverisjen dhe administrimin e shoqërive…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka nënshkruar të enjten vendimin për të shpërndarë Kuvendin, pasi një ditë më parë deputetët dështuan për herë të dytë që të zgjidhnin ekzekutivin e ri të vendit. Nënshkrimi i derkretit për shpërndarjen e Kuvendit vjen po ashtu pasi udhëheqësit politikë nuk arritën asnjë marrëveshje që deputetët të provojnë t’i votojnë sot disa marrëveshje me rëndësi për vendin. “Në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, presidentja e Republikës…
Si pjesë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, u zhvillua një mision i pavarur ekspertësh përmes instrumentit të Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit të Komisionit Evropian (TAIEX). Ekipi i kryesuar nga ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Holandës, z. Klaas Knot, ndodhet këto ditë në Tiranë dhe po zhvillon takime me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë si edhe me krerët më të lartë të shtetit. Qëllimi i misionit është të vlerësojë pavarësinë e bankës qendrore dhe të ofrojë këshillim strategjik të nivelit të lartë, për të përforcuar zbatimin e standardeve evropiane në këtë fushë. Sfondi i misionit lidhet…
Rritja e numrit të të moshuarve në Shqipëri dhe ritmet e larta të jetës moderne po shoqërohen me një shtim të ndjeshëm të rasteve me demencë, një sëmundje që prek funksionimin e trurit, kujtesën, sjelljen dhe aftësinë për të kryer veprimet e përditshme. Sipas ekspertëve, demenca nuk lidhet vetëm me faktorët gjenetikë, pasi vetëm rreth 10% e rasteve janë të trashëguara. Pjesa më e madhe vjen si pasojë e plakjes së popullsisë dhe stilit stresues të jetesës. Prof. Altin Kuqo, shef i Shërbimit të Neurologjisë në QSUT, deklaron: “Shtimi i personave me demencë lidhet drejtpërdrejt me plakjen e popullatës. Sa më…
Banka Kombëtare Tregtare vijon rrugëtimin e saj të zhvillimit dhe përkushtimit ndaj klientëve me inaugurimin e degës së restauruar dhe rinovuar në qytetin e Vlorës. Ceremonia u zhvillua në ndërtesën historike të bankës, e cila është restauruar me kujdes duke ruajtur vlerat arkitektonike dhe trashëgiminë kulturore të qytetit, ndërkohë që janë aplikuar standardet më bashkëkohore të teknologjisë dhe dizajnit. Ndërtesa i ka hapur dyert më 15 nëntor 1926 dhe aktualisht gëzon statusin “Monument kulture i kategorisë së parë”. Në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Bordit Drejtues të BKT, Z. Mehmet Usta u shpreh se ‘’Dega e re në Vlorë…
Iu mbaron mandati, shpallen vakancat për tre anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë
Komisioni i Ekonomisë ka shpallur tre vakanca për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Anëtarëve që iu ka mbaruar mandati janë Violeta Staka, Artan Hoxha dhe Luljeta Minxhozi. Minxhozi është njëkohësisht zv.kryetare e Këshillit Mbikëqyrës si dhe zv.guverantore e parë e Bankës. Këshilli Mbikëqyrës është organi më i lartë vendimmarrës dhe mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë dhe përbëhet nga 9 anëtarë. Të gjithë anëtarët zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi me një mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje. 5 anëtarë propozohen nga Kuvendi, 3 nga Këshilli i Ministrave dhe 1 nga Këshilli Mbikëqyrës. Artan Hoxha është anëtar i Këshillit…
Një nga xhamitë e Epokës së Rilindjes në Shqipëri, Xhamia e Kuqe e Beratit, ndodhet në zemër të qytetit të Beratit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, sipas ”Travel and Tour World” (TTW). Xhamia e Kuqe është kryevepra më interesante arkitekturore, e ndërtuar gjatë Perandorisë Osmane dhe një nga ndërtesat më të larmishme historike në Shqipëri, e lidhur me kulturën dhe fenë si dhe një atraksion i mrekullueshëm për të gjithë turistët e huaj. Perandoria mbulonte pjesën më të madhe të vendeve të Ballkanit. Xhamia është një kujtim i gjallë i vlerave arkitekturore dhe shpirtërore të Perandorisë Osmane në…
Në një seancë të zgjatur parlamentare që vazhdoi rreth 16 orë dhe përfundoi rreth orës 03:00 të mëngjesit të datës 20 nëntor 2025, Kuvendi miratoi në parim projektbuxhetin e vitit 2026 me një fond prej 8.8 miliardë eurosh, së bashku me 8 projektligjet që përbëjnë paketën fiskale të vitit të ardhshëm. Projektbuxheti u kalua vetëm me votat e mazhorancës socialiste, 83 pro, ndërsa opozita votoi kundër. Dy deputetë të PS-së, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, dolën nga linja e grupit duke mos marrë pjesë në disa prej votimeve të projektligjeve fiskale. Braçe mungoi në votimin për ligjin e taksave vendore,…
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar një udhëzim të ri që ndryshon mënyrën se si pasqyrohet konsumi i energjisë elektrike në faturën mujore për të gjithë konsumatorët. Dokumenti synon rritjen e transparencës, ndarjen e qartë të kategorive të konsumit dhe garancinë që çdo klient të faturohet sipas çmimit të duhur, në përputhje me tarifat e miratuara. Për herë të parë, fatura e energjisë standardizohet në mënyrë të detajuar për të gjitha kategoritë, nga konsumatorët familjarë e deri te vetëprodhuesit dhe stacionet e karikimit të automjeteve elektrike. Udhëzimi detyron të gjithë furnizuesit, si në tregun universal ashtu edhe në tregun e…
Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në seancë plenare të Kuvendit Projektbuxhetin e vitit 2026. Malaj e përshkroi buxhetin si një “kontratë me qytetarët e Shqipërisë”, që synon të rrisë dinjitetin për pensionistët, të krijojë mundësi punësimi dhe biznesi për të rinjtë, dhe të forcojë ekonominë mbi baza të qëndrueshme, duke avancuar integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Malaj tha se, “Buxheti për vitin 2026 mbështetet mbi katër shtylla kryesore: mirëqenia dhe mbrojtja sociale, integrimi europian, rritja ekonomike e qëndrueshme dhe konsolidimi fiskal. Për herë të parë, të ardhurat e shtetit parashikohen të arrijnë rreth 30% të PBB-së, ndërsa…
