Author: gazetar_1

Shoqata e Blegtorëve prodhues të qumështit tha në Komisionin e Ekonomisë se duke ndjekur këtë formulë kompensimi direkt të fermerit, dhe jo rikthim të TVSH-së 20% në bujqësi por ta barazuar me importin, përsëri nuk e bën grumbulluesin të interesuar për të blerë prodhimin vendas. “Shitja e qumështit deri në 70% ndodh pa fature, pasi autofatura është një abuzim ndaj fermerit që përpunuesi e pret, kur e ku i duhet, sa i duhet me çmimin që i duhet, për të rregulluar bilancin e tij mujor apo vjetor apo për të qenë në rregull me veten e vet. Nuk e kuptojmë…

Read More

Pjesë e paketës fiskale e vitit 2026 është edhe kufizimi i pagesave cash për qytetarët si dhe ulja e tavanit për sipërmarrjen. Bizneset nuk do të bëjnë transaksione me vlerë më të lartë se 100 mijë lekë në cash me një biznes tjetër. Projektligji për ndryshimin e ligjit “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ul tavanin për pagesat cash mes bizneseve nga 150 mijë lekë në 100 mijë lekë, si dhe kufizon për herë të parë në 500 mijë lekë vlerën e pagesave që mund të bëjnë me para në dorë për qytetarët. Por Shoqata e Bankave është kundër…

Read More

Turizmi shqiptar ka parë një hov të ndjeshëm, me një rritje prej 7% të turistëve të huaj nga viti në vit, sipas ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sporteve të Shqipërisë, Blendi Gonxhja, shkruan faqja e njohur për turizmin global, www.travelandtourworld.com. Nga janari deri në tetor 2025, vendi regjistroi 11 137 328 turistë ndërkombëtarë, një dëshmi e potencialit në rritje të turizmit ndërkombëtar të vendit. Ky trend vazhdoi në tetor, me 908 642 vizitorë, duke konfirmuar më tej se turizmi shqiptar ka filluar të diversifikohet dhe të stabilizohet, duke ofruar turizëm gjatë gjithë vitit. Edhe pse tetori nuk është një muaj…

Read More

Nga Joniada Koçi Sot mbusha 41 vjeçe, mami! Është ditëlindja ime e parë pa ty: pa urimin tënd që më zgjonte me zë të butë; pa përqafimin tënd që më mbështillte gjithë dashuri; pa atë dritën e syve të tu që më bënte të ndihesha një fëmijë e lumtur, edhe pse vitet stivoseshin te unë. Kanë kaluar vetëm tre muaj që kur u largove, por prania jote është gjithmonë këtu dhe kudo me mua. Më kujtohet vështrimi yt i qetë dhe i thellë që fliste më shumë se fjalët. Kujdesi yt i përjetshëm edhe në frymën e fundit, kur përpiqeshe…

Read More

Duke qenë se 72% e konsumatorëve europianë blejnë ushqime çdo ditë ose disa herë në javë, freskia e ushqimit dhe eficienca e ruajtjes së tij janë më të rëndësishme se kurrë. Frigoriferët Samsung Bespoke AI janë krijuar për t’iu përgjigjur këtyre nevojave, duke përfshirë teknologji të avancuara që ruajnë cilësinë e ushqimit, optimizojnë hapësirën për ruajtje dhe reduktojnë sasinë e mbetjeve. Për ata që blejnë shpesh, këto karakteristika e bëjnë ruajtjen e përditshme të ushqimit të thjeshtë dhe efikase. Ruajtja inteligjente e ushqimit për freski maksimale Frigoriferët Samsung përfshijnë teknologji të avancuara ftohjeje, të përshtatura sipas modelit ose specifikave, të…

Read More

Në kuadër të protestës së njoftuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, e cila do të zhvillohet sot nga ora 18:00 deri në 20:00 përpara godinës së Kryeministrisë, Policia e Tiranës ka njoftuar marrjen e masave të posaçme për garantimin e rendit, sigurisë dhe mbarëvajtjes së aktivitetit, në zbatim të ligjit “Për tubimet”. Masat e marra -nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin…

Read More

Nga Fatos Çoçoli Mbledhja e përbashkët e qeverive të Italisë dhe Shqipërisë në Romë më 13 nëntor 2025 shënon një nga momentet më të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh të viteve të fundit. Përtej dimensionit diplomatik, ky takim ka një peshë të veçantë ekonomike, sepse krijon mekanizma të rinj bashkëpunimi, nxit investime dhe forcon lidhjet tregtare midis dy vendeve. Importet: –          Viti 2023           1.81 miliardë euro –          Viti 2024           1.87 miliardë euro Eksportet: –          Viti 2023             1.76 miliardë euro –          Viti 2024      …

Read More

Tarifat roaming me Bashkimin Europian do të marrin fund në 2026. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, në tryezën e përbashkët me komisioneren për zgjerimin, Marta Kos dhe 6 liderët e Ballkanit Perëndimor. Rama gjithashtu foli edhe për nismën e Shqipërisë për Identitein digjital, duke qenë një hap para BE-së. “Tarifat roaming midis BE dhe Ballkanit Perëndimor do të përfundojnë në 2026. Ne kemi hequr tarifën e brendshme roaming dhe kemi ulur tarifat, tashmë me finalizimin e bazës ligjore nga komisioni, roaming light at home, është programi që do i japë fund sistemit të ndryshëm të tarifave. Bisedimet…

Read More

Shqipëria sot është sërish nën ujë. Nuk është hera e parë. Nga Vlora në Nënshkodër, Gjirokastër e Sarandë, Kurbin etj., të njëjtat pamje përsëriten vit pas viti. Lumenj që dalin nga shtrati, fshatra që izolohen, ekonomi familjare që zhyten në krizë me reshjet e para. E megjithatë, Shqipëria, edhe pse vend që renditet në çdo hartë evropiane të risqeve si një nga më të ekspozuarit ndaj përmbytjeve, rrëshqitjeve të dherave, tërmeteve dhe zjarreve, qytetarët e saj po vazhdojnë të paguajnë më pak se kushdo tjetër në kontinent për sigurinë financiare nga risqet natyrore. Ky kontrast është alarmues: shqiptarët jetojnë në…

Read More

Shqipëria vijon të konsolidojë pozicionin e saj si një ekonomi në rritje të qëndrueshme, tashmë e kategorizuar si vend me të ardhura të mesme të larta dhe në një kurs të qartë drejt funksionimit të plotë si ekonomi tregu në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Megjithatë, një raport i ri i Grupit të Bankës Botërore, “Rishikimi i Financave Publike”, i publikuar sot, thekson se përshpejtimi i rritjes ekonomike, krijimi i vendeve cilësore të punës dhe investimet në sektorë kyç kërkojnë një ritëm të reformave shumë më të fokusuar tek përmirësimi i financave publike dhe efikasiteti i shpenzimeve.…

Read More