Author: gazetar_1

Në botën e mjekësisë moderne, dhe veçanërisht në stomatologji, diploma është vetëm fillimi. Për një profesionist që synon ekselencën, mësimi nuk mbaron kurrë. Teknologjitë ndryshojnë, materialet evoluojnë dhe teknikat e reja kirurgjikale shpiken çdo ditë në klinikat elitare të Seulit, Berlinit apo Nju Jorkut. Sfida e vërtetë për mjekun e sotëm nuk është vetëm trajtimi i pacientëve, por gjetja e kohës për të thithur këtë lumë informacioni global, mes një axhende të ngjeshur me takime. Ky është realiteti i Artanit, një dentist i ri dhe ambicioz, i cili ka hapur klinikën e tij moderne. Për Artanin, çdo pacient është një…

Read More

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) zgjeron më tej projektet e ripërdorimit social, si pjesë e misionit të saj për t’i kthyer pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara në shërbim të komunitetit, përmes bashkëpunimeve me organizata me kontribut të posaçëm në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Së fundmi, AAPSK ka nënshkruar një kontratë të re huapërdorjeje me organizatën “Të Ndryshëm & Të Barabartë”, për vënien në dispozicion të një objekti të konfiskuar, me qëllim përdorimin e tij për shërbime sociale. Sipas kontratës, objekti do të përdoret për rehabilitimin dhe riintegrimin e viktimave të…

Read More

Për vitin 2026, transferta e pakushtëzuar që shkon për bashkitë arrin në vlerën 47.3 miliardë lekë, ose 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Por shoqatat dhe bashkitë kërkojnë që fondet të rriten pasi limiti është që të jetë 1% e PBB-së por ato janë të pamjaftueshme për të përballuar të gjitha zhvillimet klimatike apo edhe për të rritur investimet në territor. “Kjo është e pamjaftueshme përballë detyrave që ka qeverisja lokale. Është vendosur një dysheme 1% në ligjin e financave lokale, dhe ne gjithmonë kemi marrë vetëm 1%, pra duhet të rritet. Të ketë fonde shtesë për të rritur standardet, apo shërbimet.…

Read More

Treguesit e sektorit energjetik për tremujorin e tretë të vitit 2025, të publikuar nga INSTAT, tregojnë një situatë të tensionuar në furnizimin me energji elektrike në vend, të karakterizuar nga rënie e ndjeshme e prodhimit vendas dhe rritje e fortë e importeve. Sipas INSTAT, energjia elektrike në dispozicion gjatë T3 2025 u ul me 1,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike ra me 31,3%, duke arritur në 1.075 GWh, nga 1.565 GWh të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2024. Ky prodhim u realizua: nga hidrocentralet publike, në masën 54,5%, nga…

Read More

Qeveria ka planifikuar që përgjatë viteve 2026–2028, “paketa e fertilitetit” të vazhdojë me fond rreth 37.5 milionë lekë në vit dhe objektiv rreth 200 çifte përfituese në vit. Synimi i programit është të ulë barrën financiare për çiftet dhe të rrisë aksesin në një shërbim që në privat mbetet i shtrenjtë dhe shpesh kërkon më shumë se një tentativë. Në terma mesatarë buxhetorë, mbështetja“në letër del rreth 187.5 mijë lekë për çift, por të dhënat e monitorimit për vitin 2024 tregojnë se kostoja faktike për njësi ka rezultuar rreth 326,971 lekë për çift, me 30 çifte dhe rreth 9.8 milionë…

Read More

Me peizazhet e bukura dhe pamjet piktoreske, Berati, i njohur si “Qyteti i një mbi një dritareve”, është shndërruar shpejt në një nga destinacionet më të njohura në Shqipëri, falë historisë së tij të pasur dhe ndërtesave karakteristike osmane, sipas “Travel and Tour World” (TTW). Në një periudhë prej 10 muajsh, qyteti i Beratit është vizituar nga 750,000 turistë ndërkombëtarë dhe vendas, duke rritur ndjeshëm aktivitetin ekonomik të qytetit dhe zonës përreth, pasi shumë biznese lokale si hotele, restorante dhe kompani turistike po përfitojnë nga fluksi i turistëve. Pse e vizitojnë Beratin turistët? Vizitorët tërhiqen nga historia dhe arkitektura e…

Read More

Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton banorët e kryeqytetit se për shkak të një defekti në linjën e furnizimit me ujë të pijshëm, do të ketë kufizime në disa zona, deri në riparimin e tij. Si pasojë e rrëshqitjes së një masivi shkëmbor në afërsi të digës së Bovillës, ka shkaktuar një defekt në tubin DN 900 gize, i cili do të sjellë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në këto zona: – Zona e Qendrës – Zona e Laprakës – Zona e 21 Dhjetorit – Zona e Ish-Parkut – Zona e Tiranës së Re – Zona e Bllokut – Zona…

Read More

Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM), kremtoi 25-vjetorin e themelimit, duke mbledhur në event personalitete të ekonomisë dhe politikës, të cilët shprehën vlerësimin për rolin dhe rëndësinë e profesionit të kontabilistit. Presidenti i Institutit të Kontabilistëve, Sotiraq Dhamo, u shpreh se gjatë këtyre viteve, IKM ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për evoluimin e profesionit të kontabilistit. Kryetari i Bordit të Mbikëqyrës Publike, Dritan Fino, deklaroi se, profesioni i kontabilitetit përballet me sfida të reja, që kërkojnë vizion, investim dhe përshtatje të shpejtë. “Përdorimi i teknologjive të reja, automatizimi dhe dixhitalizimi i proceseve; nevoja për aftësi të reja analitike dhe…

Read More

Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme (NAREA) kërkon ndryshime në pr.ligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, duke theksuar se aktualisht disa dispozita krijojnë bllokime dhe deformime në treg. Në seancën dëgjimore në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat përfaqësuesi i NAREA, Reinaldo Pipiria theksoi se pr.ligji i paraqitur ngarkon individët me normë tatimore 5%, njëjtë me entitetet komerciale, ndërkohë që këta të fundit përfitojnë mundësinë e njohjes si shpenzimeve të zbritshme. Shoqata propozon që për banesat norma të ulet në 3%, gjë që do të ndikonte për të zgjeruar bazën tatimore dhe për të lehtësuar qasjen…

Read More

Gjatë muajit Tetor 2025, në territorin e Republikës së Shqipërisë kanë hyrë gjithsej 1.577.265 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka shënuar një rritje prej 14,1%, krahasuar me Tetorin 2024, duke reflektuar një intensifikim të ndjeshëm të lëvizjeve hyrëse në vend. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, 1.545.580 shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar një rritje prej 15,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo tregon se fluksi i përgjithshëm i qarkullimit të shtetasve ka qenë më i lartë si në hyrje, ashtu edhe në dalje. Në Tetor 2025,…

Read More