Author: gazetar_1
Enti për Shtetësinë dhe Imigracionin i SHBA-së (USCIS) ka pezulluar përkohësisht të gjitha aplikimet për azil. Ky vendim vjen si rrjedhojë e kërkesës së Presidentit Donald Trump për një politikë më të rreptë ndaj emigracionit , pas të shtënave me armë ndaj dy ushtarëve të Gardës Kombëtare në Uashington. Vendimet për azilin do të pezullohen “derisa të sigurohemi që çdo shtetas i huaj të verifikohet dhe të shqyrtohet sa më tërësisht që të jetë e mundur”, shpjegoi Drejtori i USCIS-së, Joseph Edlow. Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio, njoftoi gjithashtu se SHBA-të kanë ndaluar përkohësisht lëshimin e vizave për…
Universitetet publike në Shqipëri po funksionojnë gjithnjë e më pak si qendra dijesh dhe gjithnjë e më shumë si struktura të mbyllura financiare, ku shpenzimet kryesore shkojnë për paga, roje dhe kontrata të fshehta. Të dhënat e publikuara nga Qëndresa Qytetare dhe raportimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit japin një panoramë të zymtë: Transparenca mungon, kërkimi shkencor është në minimum historik dhe universitetet janë kthyer në institucione të drejtuara politikisht, jo akademikisht. Kontrata të fshehta dhe refuzim transparence Dy prej institucioneve më të mëdha të arsimit të lartë, Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Mjekësisë kanë refuzuar të dorëzojnë kopjet e…
Ballkani Perëndimor po futet me shpejtësi në një spirale të re armatimesh, me Serbinë që vijon rolin e një fuqie të plotë ushtarake duke e vendosur rajonin nën presionin e një ekuilibri të ri force. Të dhënat e Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm, të përpunuara nga Faktoje.al, tregojnë se të gjitha shtetet e Ballkanit kanë rritur buxhetet e mbrojtjes gjatë pesëvjeçarit të fundit. Por kjo rritje nuk ka qënë e barabartë. Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, si vende anëtare të NATO-s, kanë investuar kryesisht në modernizimin e strukturave, ndërveprueshmërinë dhe teknologjitë e lehta. Kosova…
Mbajtja e tri palë zgjedhjeve brenda vitit në Kosovë, kriza politike që e përshkoi vendin që nga fillimi i vitit, moskrijimi i qeverisë së re që për pasojë rezultoi edhe me mosmiratimin e buxhetit për vitin 2026, bëri që vendi të rrezikojë të hyjë edhe në krizë të thellë buxhetore. Me shpërbërjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 28 dhjetor nga Presidentja Vjosa Osmani, automatikisht hyri në fuqi neni 24 i Ligjit për menaxhimin e financave publike, nen ky që mundëson një zgjatje buxhetore vetëm edhe për dy muaj e parë të vitit pasues për pagat e…
Shqiptarët festojnë sot 29 Nëntorin, 81-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë. Përkujtohet sot përfundimi i betejës së shqiptarëve për çlirimin nga pushtimi nazifashist, si një përkujtesë e detyrës qytetare të çdo shtetasi shqiptar për të mbrojtur atdheun kur ai është në rrezik. Si çdo vit, në përkujtim të kësaj dite, pritet që autoritetet më të larta shtetërore të kryejnë homazhe në Varrezat e Kombit, ndërkohë që janë në program një sërë aktivitetesh në nder të dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe sakrificës sublime të tyre. Institucione të ndryshme të kulturës kanë njoftuar për program të larmishëm, si një…
Wizz Air ka konfirmuar se një pjesë e avionëve të saj të familjes Airbus A320 janë përfshirë në listën prej mbi 6,500 avionësh në mbarë botën që kërkojnë një përditësim të detyrueshëm të softuerit, sipas udhëzimeve të fundit të lëshuara nga prodhuesi Airbus. Ky përditësim lidhet me një masë parandaluese të rekomanduar nga kompania, me qëllim rritjen e sigurisë operacionale dhe standardizimin e sistemeve në të gjithë flotën globale. Sipas Wizz Air, procesi i mirëmbajtjes është planifikuar të nisë menjëherë, në përputhje të plotë me masat e identifikuara të zbutjes teknike. Ndërhyrja është e domosdoshme për të garantuar përputhshmërinë e…
Policia e Korçës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, ka finalizuar një operacion hetimor që ka çuar në zbulimin e një skeme abuzive të shkeljes së detyrës nga disa punonjës të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR). Gjatë hetimeve u dokumentua se disa prej inspektorëve të kësaj agjencie dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke falsifikuar të dhëna në aktet e verifikimit për fermerët përfitues të Skemës Kombëtare të Mbështetjes. Sipas informacioneve, punonjësit nuk kryenin kontrollin në terren për gjendjen faktike të kafshëve, ndërsa dyshohet se kanë përfituar në mënyrë korruptive shuma që varionin nga 10 deri në 50…
Në një intervistë ekskluzive për Gri Institute, rrjetin global të pasurive të paluajtshme dhe infrastrukturës, Martin Mane, CEO i Balfin Americas dhe Zv. President i Grupit BALFIN për Amerikën e Veriut, ndau hapat e parë të kompanisë, ambicien për të konsoliduar pozicionin e saj në tregun amerikan të pasurive të paluajtshme dhe vizionin afatgjatë drejt industrive të tjera, me një fokus të veçantë në teknologji dhe shkencë. Balfin Americas është një lojtar relativisht i ri në tregun amerikan të pasurive të paluajtshme, që ka zgjeruar prezencën e Grupit BALFIN në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2023. Aktualisht, kompania ka…
Tregu i sigurimeve njohu rritje të konsiderueshme gjatë periudhës janar-tetor. Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), të ardhurat nga primet e shkruara bruto arritën 22,397 milionë lekë, një rritje prej 10,53% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo rritje pasqyron një zgjerim të tregut dhe një rritje të kërkesës për produkte sigurimesh. Gjatë këtij periudhe, numri i kontratave të lidhura është rritur me 5,12%, duke arritur në 1,384,414 kontrata. Sigurimet e Jo-Jetës mbeten dominueset në treg, duke përfaqësuar 91,65% të totalit të primeve të shkruara, ndërsa sigurimet e Jetës përbëjnë vetëm 8,32%. Ky raport tregon se tregu…
Instituti i Statistikave publikoi të dhënat mbi qarkullimin e mjeteve rrugore për tremujorin e tretë 2025, sipas të cilave në territorin e Shqipërisë qarkulluan gjithsej 1.025.981 mjete rrugore. Struktura e flotës tregon se autoveturat përbëjnë pjesën më të madhe, me 80,8 % të mjeteve totale, të ndjekura nga motorët me 6,0 % dhe automjetet për transport të përzier me 5,9 %. Qarku i Tiranës vijon të mbetet territori me densitetin më të lartë të mjeteve, duke përfaqësuar 34,7 % të totalit kombëtar. Pas tij renditet qarku i Durrësit me 13,6 % të mjeteve. Në të kundërt, Gjirokastra dhe Kukësi regjistrojnë…
