Author: gazetar_1
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në tryezën e nivelit të lartë të “Smart Specialisation processes in the Western Balkans: key achievements and experiences”, që po zhvillohet në Bruksel me pjesëmarrjen e Komisionit Europian dhe ministrave nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ku prezantoi arritjet kryesore dhe drejtimet strategjike të këtij procesi në Shqipëri, i cili është thelbësor për afrimin me tregun unik europian. Ministrja theksoi, se “Smart Specialization processes” është një reformë kombëtare e bazuar në të dhëna dhe e konsultuar me akademikë, biznesin, institucionet dhe shoqërinë civile, ku janë identifikuar sektorët që vendi ynë ka avantazhe…
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) publikoi raportin 10-mujor të vitit 2025 mbi tregun e sigurimeve në Shqipëri. Raporti tregoi se SIGAL Insurance Group (SIGAL IG) është kompania me pjesën më të madhe të tregut. Sipas të dhënave zyrtare, kompania zotëron 26% të tregut të sigurimeve sipas vëllimit të primeve të shkruara bruto, duke përfshirë si sigurimet jetë ashtu edhe ato jo-jetë. SIGAL paguan 1 në 4 dëme të tregut Në raport vërehet se SIGAL IG ka paguar rreth 25% të totalit të dëmeve të paguara në treg gjatë periudhës janar-tetor 2025. Në total, 17,066 përfitues kanë marrë dëmshpërblime nga kompania…
Policia belge bastisi zyrat diplomatik të BE-së në Bruksel dhe Kolegjin e Evropës në Bryzh si pjesë e një hetimi për mashtrim të dyshuar në lidhje me financimin e zyrtarëve të ulët, ku si rezultat u arrestuan 3 zyrtarë të lartë, mes tyre edhe shefja e Diplomacisë në BE, Federica Mogherini. Bastisjet u kryen mëngjesin e ditës së sotme dhe rezultuan në ndalimin e tre të dyshuarve. Ato u nxitën nga “dyshime të forta” për mashtrim në një vendim të vitit 2021-2022 nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) për t’i dhënë Akademinë Diplomatike të Bashkimit Evropian Kolegjit. Ish-diplomatja…
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTR) bën të ditur se qytetarët që sapo kanë blerë një mjet duhet të kryejnë ndryshimin e pronësisë në sportelet e drejtorive rajonale sipas vendbanimit të tyre. Sipas DPSHTRR-së, ky proces është i domosdoshëm për regjistrimin ligjor dhe për të shmangur penalitete të mundshme. Dokumentacioni i nevojshëm për ndryshimin e pronësisë përfshin: Dokumentet identifikues të aplikantit; Dokumentin e fitimit të pronësisë së mjetit; Dokumentin e identifikimit të treguesve të mjetit (përjashtohen mjetet me certifikatë kontrolli teknik të vlefshme dhe mjetet e reja brenda periudhës pa nevojë për kontroll teknik); Kontratën e sigurimit…
Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) ra në nivelin 106.2 gjatë muajit nëntor, duke shënuar një ulje prej 2.6 pikësh krahasuar me tetorin. Pavarësisht rënies, TNE vijon të mbetet rreth 6 pikë mbi mesataren afatgjatë, çka tregon se klima ekonomike mbetet relativisht pozitive. Sipas të dhënave, rënia e këtij treguesi u shkaktua kryesisht nga ulja e besimit të bizneseve, ndërkohë që besimi i konsumatorëve shënoi përmirësim. Treguesi i Besimit të Industrisë (TBI) qëndroi i pandryshuar në krahasim me muajin e kaluar dhe mbetet rreth 1.3 pikë përqindje mbi mesataren historike. Ndikim negativ pati rënia e vlerësimit të bizneseve për kontratat porositëse…
Greqia është paralizuar nga protestat e fermerëve të cilët kanë bllokuar akset kombëtare për vonesat me dhënien e subvencioneve të BE-së pas një skandali korrupsioni. Përmes një njoftimi nga Policia kufitare bëhet me dije se edhe sot aksi Kakavijë-Janinë, në fshatin Kallpaq do të jetë i bllokuar nga ora 15:00-20:00 (me orën shqiptare). Policia kufitare e Kakavijës njofton qytetarët të marrin masa dhe të planifikojnë oraret e udhëtimit. Të vetme automjete që do të lejohen të kalojnë do të jenë vetëm ato që do të kenë emergjenca shëndetësore. Fermerët grekë, kanë vendosur të vijojnë protestën deri më 5 dhjetor dhe…
Nga 1 prilli 2024 ka hyrë në fuqi ligji për lojërat e fatit, por për shkak të mungesës së akteve nënligjore, nuk është zbatuar. Referuar një analize të bërë nga ALTAX, për shkak të vonesave në zbatimin e Ligjit Nr. 155/2015, të ndryshuar me mars 2024, dhe mosmiratimit të 11 akteve nënligjore brenda afatit ligjor 1 tetor 2024, shteti humb 7–12 miliardë lekë në vit, apo rreth 70–120 milionë euro. Në analizën e bërë, ALTAX, del në konkluzion se zbatimi i pjesshëm i ligjit ka krijuar boshllëqe rregullatore që kanë pezulluar dhënien e 10 licencave kombëtare, duke i lënë operatorët…
Nga Igli Çelmeta 91-vjeçari i verbër në Kombinat që endet çdo ditë mes shiut për një strehë që e ka fituar me ligj, por që shteti nuk ia jep. Një ditë më parë, teksa binte një shi i rrëmbyeshëm që përplasej në asfalt si të donte të shlyente mëkatet e këtij qyteti, pranë Njësisë nr.6 në Kombinat pashë një të moshuar të qëndronte në heshtje te dera. Uji i binte mbi supet e drobitura, por ai nuk lëvizte. M’u desh të afrohesha për të kuptuar se nuk ishte thjesht një plak i lodhur, ishte i verbër. Sytë i dridheshin, ndërsa…
Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë zbriti në 16% në fund të tremujorit të tretë të këtij viti, një përmirësim i ndjeshëm krahasuar me 45% në vitin 2013 dhe 16,8% në të njëjtën periudhë të vitit 2024. Referuar raportit të INSTAT-it, humbjet në rrjet arritën vlerën 323 GWh në tremujorin e tretë të vitit 2025 nga 344 GWh në tremujorin e tretë të vitit 2024, duke shënuar një rënie me 5,9%. “Pesha që zënë humbjet në rrjet në totalin e energjisë elektrike në dispozicion gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025 është 16,0 % nga 16,8 %…
Samsung Electronics njoftoi se është shpallur fitues në kategorinë e fshesave me korrent shkop në Çmimet Euroconsumers 2025. Që nga viti 2019, Samsung ka dëshmuar ekspertizën e tij në fushën e fshesave pa kabull, kur prezantoi linjën Jet në tregun global dhe që nga atëherë vazhdoi çdo vit me inovacione të reja. Çmimi vlerëson cilësinë e lartë të produkteve Samsung në të gjithë linjën Jet, e testuar nga organizata Euroconsumers, e cila përfshin modelet Jet 75, Jet 85 dhe Jet 95, të cilat të gjitha ofrojnë pastrim jashtëzakonisht efektiv të llojeve të ndryshme të dyshemeve, në një dizajn të lehtë…
