Author: gazetar_1

Kuvendi ka votuar në mbyllje të një seance të gjatë plenare Adela Xhemalin si propozimin e Këshillit të Ministrave për postin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv. Zonja Xhemali merr kështu drejtimin e institucionit të rëndësishëm mbikëqyrës të tregjeve financiare jobankare për 5 vitet e ardhshme. Kush është Drejtoresha e re e AMF-së Adela Xhemali ka mbajtur postin e Zëvendësministrit të Financave dhe Ekonomisë gjatë periudhës shkurt 2020 – mars 2025. Fushat e saj të përgjegjësisë janë përqendruar në makroekonomi; planifikim dhe buxhetim; thesar; borxh publik dhe…

Read More

Një falje mbi 2 miliardë euro detyrime tatimore, gjoba e kamatëvonesa por pa një listë konkrete, kështu po merr formë projektligji më i rëndësishëm i paketës fiskale për vitin 2026. Në një vend ku çdo pagesë publike, çdo tender, çdo kontratë ka për detyrë të jetë transparente, institucionet sot po miratojnë një ligj që u jep mundësi subjekteve të fshihen pas faljeve të mëdha. Mungesa e një liste përfituesish, sipas ekspertëve të tregut, po i shërben klientelizmit dhe dobëson ekonominë e vendit. Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, për Top Channel thotë se paratë publike që përkthehen në të ardhura të…

Read More

Tirana Bank është vlerësuar me titullin prestigjioz “Banka e Vitit 2025 në Shqipëri” nga The Banker, një nga publikimet më të rëndësishme të sektorit financiar global dhe pjesë e grupit Financial Times. Me një histori të gjatë që nga viti 1926, The Banker njihet për analizat e tij në tregun financiar, metodologjinë rigoroze të vlerësimit dhe reputacionin ndërkombëtar në mbi 160 tregje bankare. Ky çmim i rëndësishëm vendos në fokus punën e konsoliduar të Tirana Bank gjatë viteve të fundit, një periudhë e karakterizuar nga rritja e qëndrueshme, konsolidimi i performancës financiare, transformimi digjital dhe orientimi drejt përvojës së klientit. Në ceremoninë zyrtare të mbajtur në…

Read More

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se biznesi shqiptar është aktori kryesor në arritjen e qëndrueshmërisë, rritjes ekonomike dhe integrimit të plotë të vendit në tregun e përbashkët europian. Duke folur në konferencën “Business 2030 – A Sustainable Future Made in Albania”, të organizuar nga UNDP Albania, Ambasada e Suedisë dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë dhe vendas, ajo theksoi se sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm kërkojnë angazhim të menjëhershëm dhe transformues nga të gjithë sektorët e ekonomisë. Ibrahimaj u shpreh se për bizneset shqiptare, qëndrueshmëria nuk është më një nocion abstrakt, por një nevojë konkrete operative, që…

Read More

Orët e fluksit të lëvizjes në kryeqytet sjellin edhe gjobitjen e shumë shoferëve të cilët nuk respektojnë radhën e lëvizjes. Sipas një njoftimi të Policisë Rrugore të Tiranës, 163 shoferë janë gjobitur gjatë 48 orëve të fundit. Njoftimi Fokusi i 48 orëve të fundit ka qenë pikërisht mosrespektimi i radhës së lëvizjes (kryesisht daljes) në Unazë së Madhe, por nuk ka munguar as monitorimi për shkelje të tjera, si tejkalim i shpejtësisë, parakalim i gabuar, përdorim i celularit, etj. Si rezultat i monitorimit në kohë reale, me shërbime të shtuara dhe me mjete bashkëkohore, gjatë 2 ditëve, janë vënë: -3787…

Read More

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim për banesa në tremujorin e tretë 2025 ka shënuar një rritje të moderuar, duke arritur nivelin 114,0 pikë kundrejt periudhës bazë T4 2021. Ndryshimi vjetor prej 1,4% konfirmon vijimësinë e një tendence të qëndrueshme rritëse, e cila mbetet e ngadaltë krahasuar me nivelet e larta të viteve të mëparshme, por në të njëjtën kohë pasqyron ndryshime të rëndësishme në strukturën e kostove të ndërtimit. Në raport me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndikimi më i madh në rritjen e indeksit vjen nga shpenzimet për paga, të cilat janë rritur me 6,6%, duke reflektuar…

Read More

NGA ALTAX Në Shqipëri, çdo herë që vala e shtrenjtimit të çmimeve godet dyqanet dhe faturat, ose kur rrëfimet e pensionistëve të lodhur nga pagesat e ilaçeve mbushin ekranet, debati për minimumin jetik ringjallet si një fantazmë e harruar. Është një temë që prek zemrat e qytetarëve të thjeshtë, por që në korridoret e pushtetit trajtohet si një relike e rrezikshme, e cila mund të trazojë ekuilibrat delikatë të buxhetit dhe të politikës. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga partitë politike të reja, organizata joqeveritare, sindikata dhe ekspertë të pavarur, minimumi jetik vazhdon të mbetet një koncept abstrakt, një premtim i…

Read More

Policia Kufitare Kakavijë njofton se, sipas informacionit të marrë nga autoritetet kufitare greke, sot nga ora 18:00 deri në 21:00 aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në zonën e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të një proteste që po zhvillohet nga fermerët. Gjatë këtij intervali do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore. Policia kufitare u bën thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim dhe të planifikojnë udhëtimet në orare të tjera të ditës, për të shmangur vonesat.

Read More

Banka e Shqipërisë ka nxjerrë në konsultim publik një nga aktet më të rëndësishme të viteve të fundit në fushën e sigurisë teknologjike: projekt-rregulloren “Për qëndrueshmërinë operacionale digjitale”, të njohur ndryshe si kuadri shqiptar i DORA (Digital Operational Resilience Act). Akti synon të sjellë në Shqipëri standardet e reja që po zbatohen në Bashkimin Europian, duke shtrirë ndikimin te bankat, institucionet e pagesave, emetuesit e parasë elektronike, fintech-et, ofruesit e shërbimeve të TIK, si dhe entitetet që mbështeten në to. Rregullorja përfaqëson një hap strategjik drejt forcimit të arkitekturës së sigurisë në një ekosistem financiar gjithnjë e më të digjitalizuar,…

Read More

Në mbledhjen e datës 3 dhjetor 2025, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi t’i japë miratimin paraprak për licencimin e “JET Bank”, duke hapur rrugën për krijimin e bankës së parë që synon të operojë në mënyrë plotësisht digjitale në Shqipëri. Ky miratim, i njohur si Faza e parë e procesit të licencimit, mundëson vijimin e procedurave të mëtejshme për ngritjen dhe funksionimin e institucionit të ri financiar. JET Bank prezantohet si një aktor i ri me ambicie të qarta për të ndryshuar mënyrën se si ofrohen shërbimet bankare në vend. Modeli i saj bazohet në teknologji të avancuar,…

Read More