Author: gazetar_1

Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj ka folur për skemën e pensioneve dhe rritjen e moshës që do të aplikohet vitin e ardhshëm. E ftuar në emisionin Mes’dritë në Vizion Plus Nunaj deklaroi se gratë, të cilat dilnin në pension 61 vjeç e 8 muaj, tashmë do të dalin në pension në moshën 62 vjeç, duke pësuar një rritje me 4 muaj për çdo vit. Ajo më tej tha se me reformën e re, për të perfituar një pension të plotë do të duhen 39 vite pune dhe jo 38 e 10 muaj, sa ka qenë deri më sot. Por shtoi…

Read More

Investors Support Days 2025 u mbyll me takimin e dedikuar investitorëve amerikanë, pas sesioneve të zhvilluara me Zvicrën dhe Mbretërinë e Bashkuar. Kjo ngjarje përmbyllëse nënvizoi rëndësinë e investimeve amerikane dhe angazhimin e institucioneve shqiptare për të modernizuar shërbimet ndaj investitorëve të huaj, duke e bërë Shqipërinë më konkurruese dhe më tërheqëse për kapital ndërkombëtar. Drejtoresha e AIDA-s, Laura Saro, zbuloi se agjencia do të lançojë platformën e re digjitale Aftercare, një aplikacion i orientuar drejt mbështetjes së investitorëve ekzistues dhe të rinj. “Vitin tjetër po lancojmë platformën digjitale Aftercare, një aplikacion të dedikuar për investitorët e huaj. Qëllimi ynë…

Read More

Komisioni për Punësimin dhe Financat diskutoi sot projektligjin e ri “Për koncesionet dhe partneritetin publik-privat”, i cili synon krijimin e një kuadri të unifikuar dhe konkurrues për të nxitur investimet private nëpërmjet skemave të PPP-ve. Përfaqësues të Ministrisë së Financave deklaruan se projektligji vendos rregulla të qarta për planifikimin, dhënien, administrimin dhe mbikëqyrjen e kontratave të koncesionit, duke u mbështetur në parimet e transparencës, mosdiskriminimit, proporcionalitetit dhe sigurisë juridike. “Projektligji synon unifikimin e procedurave konkurruese; forcimin e kontrollit ex-ante dhe ex-post nga Ministria e Financave; garantimin e rregullave transparente për zbatimin dhe monitorimin e kontratave; menaxhimin e risqeve dhe ndarjen…

Read More

Një nga thesaret më të çmuara të identitetit kulturor, arti i të luajturit, të kënduarit dhe bërjes së lahutës, është përfshirë zyrtarisht në pasurinë botërore të trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s në listën për nevojë urgjente mbrojtje. Arti i të kënduarit, të luajturit dhe bërja e lahutës përfaqësojnë një element thelbësore të identitetit në hapësirën shqiptare rurale të kultivuar ndër shekuj në krahinat veriore dhe përtej që nga Malësia e Madhe, Dukagjini, Malësia e Gjakovës, Rugova, Drenica, Plava dhe Gucia. Eposi i Kreshnikëve dhe balada të traditës shqiptare veriore, në duart e lahutarit kanë shprehur në shekuj virtytet e trimërisë,…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka dorëzuar në Kuvend një nismë ligjore, e cila synon të njohë zyrtarisht si punë të papaguar angazhimin e nënave që kujdesen me kohë të plotë për fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit, sindromën Down apo aftësi të tjera të kufizuara që u pamundësojnë pavarësinë. Në një deklaratë publike, Tabaku u shpreh se gjatë vitit të fundit ka takuar dhjetëra familje “të jashtëzakonshme”, të cilat luftojnë çdo ditë për të ofruar siguri, edukim dhe stabilitet për fëmijët e tyre. Shumë nëna, tha ajo, kanë lënë punën dhe karrierën për t’iu përkushtuar 24 orë…

Read More

Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) për muajin nëntor ka arritur nivelin 120,1 pikë, duke shënuar një rritje vjetore prej 2,1%, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Ky ritëm inflacioni vjetor është lehtësisht më i lartë se ai i një viti më parë, kur inflacioni regjistrohej në 2,0%. Ndërkohë, krahasuar me muajin tetor 2025, çmimet e konsumit kanë pësuar një ulje mujore prej -0,2%, duke reflektuar një stabilizim të lehtë në treg dhe korrigjime sezonale. Kontributin më të madh në rritjen e inflacionit e kanë dhënë dy kategori bazë për buxhetin familjar: 1. Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji:…

Read More

Mjeku kardiokirurg, Edvin Prifti ka publikuar ditën e sotme një pjesë nga studimi i Journal of Emergency Medicine në të cilin pretendohet se shumica e vdekjeve të regjistruara gjatë pandemisë COVID-19 janë shkaktuar nga vaksinat. Sipas studimit, është identifikuar një rritje e ndjeshme e rasteve të arresteve kardiake në  periudhën e pandemisë, në King County, Washington, një zonë me nivel të lartë vaksinimi kundër COVID-19. Referuar studimit, Prifti e ka cilësuar pandeminë si “pjesë të një ideologjie Woke”, teksa shton se e keqja ç’bëhet aty ku ajo lind, duke lënë të kuptohet se përgjegjësia duhet kërkuar te autorët e politikave…

Read More

Ministri i Financave Petrit Malaj, gjatë një interviste për gazetaren e Vizion Plus Rajmonda Lajthia, ka sqaruar se politika e ndjekur deri më tani me bonuse për pensionistët po mbaron. Viti 2026 është dëshmi e kësaj politike, pasi objektivi i qeverisë është që deri në fund të mandatit, pensioni mesatar të arritjë në 400 euro. Në përgjigje edhe të akuzave të opozitës, e cila thotë se fondi për bonusin  është ndarë përgjatë gjithë vitit, ministri nga studio e emisionit “E-ZONE” sqaroi se paratë për rritjen e pensioneve janë të parashikuara deri në vitin 2028. “Reforma e pensioneve është një sfidë…

Read More

Viti 2026 parashikon që të ketë për herë të parë një indeksim të pagave në administratën publike në masën 2.5%. Por ndërkohë disa kategori të nëpunësve publikë do të kenë edhe rritje page. Ministri i Financave Petrit Malaj ka sqaruar se kush përfiton nga punonjësit e administratës. “Përfitues të indeksimit janë të gjithë punonjësit nga shoferi deri te niveli më i lartë. Ndërsa për disa kategori do të kemi rritje të pagave. Konkretisht, punonjësit e shërbimeve mbështetëse ku përfshihen shoferët, sanitarë, arkivistë, protokoll etj. Por rritje do të përfitojnë dhe infermierët, mjekët dhe policët, që për herë të parë do…

Read More

Qeveria pritet të miratojë brenda këtij muaji nismën për sigurimin e detyrueshëm të banesave  nga tërmetet. Kjo nisëm e hartuar nga Ministria e Financave ka mbaruar fazën e konsultimeve dhe tashmë është në fazën finale të miratimit në qeveri. Lajmin e konfirmoi ministri i Financave Petrit Malaj në Vizion Plus. “Ky projektligj do të miratohet në qeveri këtë muaj. Kemi mbaruar fazën e konsultimeve dhe nisma është shumë pozitive, pasi adreson një fenomen që Shqipëria është e rrezikuar, atë të dëmeve nga tërmetet. Më pas, drafti do t’i nënshtrohet diskutimeve në Kuvend për detajet dhe hyrjen në fyqi të tij”,…

Read More