Author: gazetar_1
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se pas një periudhe disamujore stabiliteti, niveli i kredive me probleme u rrit lehtë gjatë muajit gusht dhe shtator duke arritur në 4.19% dhe 4.37% nga 4.04% që ishte në korrik. Edhe pse bëhej fjalë për një rritje të vogël, ky zhvillim shënoi ndalimin e prirjes rënëse që kishte karakterizuar muajt e mëparshëm. Megjithatë, të dhënat për muajin Tetor tregojnë se trendi rënës është rikthyer përsëri, pasi norma e kredive me probleme për muajin e dhjetë të vitit vlerësohet në 4.33%, më e ulët se në shtator. Norma e kredive…
Kompania ajrore Air Albania nuk ka operuar asnjë fluturim që prej datës 7 dhjetor, sipas raportimeve të publikuara nga mediat ndërkombëtare. Të dhënat e FlightAware konfirmojnë se linjat e parashikuara drejt Milanos dhe Stambollit nga Aeroporti i Tiranës nuk janë kryer gjatë kësaj jave. Sipas mediave ndërkombëtare, agjencitë turistike kanë konfirmuar se kompania nuk ka kryer asnjë fluturim që prej së shtunës, ndërsa pasagjerët me udhëtime tranzit ndërkontinentale përmes Stambollit janë ridrejtuar nëpërmjet Aeroportit të Prishtinës ose Podgoricës. Ndërkohë që Air Albania nuk ka dalë me një njoftim zyrtar dhe nuk ka shpallur faliment, pasagjerët kanë raportuar anulime të papritura…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, mori sot pjesë në panelin e dedikuar transformimit ekonomik të Shqipërisë në kuadër të forumit “Albania’s Steady Rise as a Regional Economic Centre”. Në këtë diskutim, ku ishin të pranishëm përfaqësues të biznesit, akademisë, investitorë të huaj dhe politikëbërës, ministrja vuri theksin te momenti i rëndësishëm në të cilin ndodhet sot ekonomia shqiptare dhe te drejtimet strategjike që po udhëheqin rrugëtimin e saj drejt vitit 2030. Në fjalën e saj, znj. Ibrahimaj u ndal te puna e kryer gjatë viteve të fundit për të kaluar nga një ekonomi e bazuar kryesisht në…
Në janar të vitit të ardhëm Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të nisë aksionin anti-inormalitet në sektorin e ndërtimit që do të shtrihet përtej pagave. Fillimisht bizneset e sektorit të ndërtimit në vend do të informohen përmes letrave për 30 ditë për të përmbushur detyrimet e tyre për tu formalizuar. “Gjatë kësaj periudhe do të dërgojmë njoftime të shumta për t’i informuar dhe edukuar tatimpaguesit, të identifikuar përmes analizës së riskut”, thotë drejtori i Tatimeve Ilir Binaj në një takim me bizneset amerikane. Nëse bizneset nuk u përgjigjen kërkesave të tatimeve, dhe nuk i korrigjojnë problematikat e konstatuara nga…
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria garanton stabilitet dhe qartësi për tërheqjen e investimeve të huaja. Rama ishte sot i pranishëm në “Tirana Economic Forum”, një takim me sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë, organizuar nën kujdesin e “Delphi Forum”, për të diskutuar mbi hapësirat për zhvillim që ofron Shqipëria. Kryeministri theksoi se investimet e huaja direkte në vitin 2024 arrijnë 1,58 miliardë euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë dhe tendenca vazhdon në rritje edhe në vitin 2025. “Kapitali nuk zgjedh rastësisht, por shkon aty ku ka stabilitet, qartësi dhe drejtim. Sot Shqipëria është pikërisht ky destinacion, pra një…
Komisioni Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat miratoi nen për nen projektbuxhetin e vitit 2026. Gjatë seancës, deputetët e opozitës propozuan disa amendamente specifike. Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, kërkoi krijimin e një fondi kontigjent prej 5 miliardë lekësh i cili të shpërndahet brenda muajit mars 2026, si mbështetje financiare për eksportuesit, për të kompensuar efektet negative të dobësimit të euros. “Amendamenti bazohet edhe në raportin e INSTAT-it, sipas të cilit industria prodhuese shqiptare po kalon një periudhë të vështirë, me ecuri negative, sidomos për ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha, që përballen me vështirësi pas dobësimit të euros…
Komisioni i Konkurrencës ka vendosur të hapë procedurën e thelluar për transaksionin e përftimit të kontrollit të shoqërisë Tring TV sh.a. nga Vertex Holding sh.p.k., duke e kthyer këtë marrëveshje në një nga çështjet më të rëndësishme të viteve të fundit në tregun e televizionit me pagesë në Shqipëri. Vendimi nr. 1225, datë 29.10.2025, i marrë nga Komisioni me pjesëmarrjen e kryetarit Denar Biba dhe anëtarëve të tij, e çon këtë përqendrim në fazën e dytë të hetimit, atë të analizës së thelluar të efekteve mbi konkurrencën. Transaksioni konsiston në shitjen e 100% të aksioneve të Tring TV sh.a. nga…
Studioja ndërkombëtare e arkitekturës Oppenheim Architecture ka publikuar detaje të tjera të projektit të saj “Signature Villa”, rezidencën e re luksoze që do të ngrihet në shkëmbinjtë e Gjirit të Jalës, në jug të Shqipërisë. Vila është një nga katër ndërtimet që do të përbëjnë kompleksin Jalë Bay, një projekt që synon të ndërthurë arkitekturën bashkëkohore me natyrën e egër të rivierës shqiptare. Arkitekturë e gdhendur në shkëmb, frymëzuar nga tradita shqiptare Sipas studios projektuesе, vila konceptohet si një gjest tektonik – jo si objekt i futur në peizazh, por si zgjatim i vetë gjeologjisë së vendit. Materiali kryesor i…
Në ambientet e ‘’Innovation Hub’’ tek Piramida e Tiranës u lançua “Komuniteti.al”, platforma e parë digjitale shqiptare që synon standardizimin dhe modernizimin e administrimit të ndërtesave. Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt profesionalizimit dhe digjitalizimit të një sektori që prek drejtpërdrejt çdo banor, biznes dhe komunitet urban në Shqipëri, sidomos në qytetet e mëdha ku ky proçes shpesh është më problematik. Platforma synon të ofrojë një sistem të unifikuar për menaxhimin e kontratave, faturave, detyrimeve financiare, raportimeve dhe ankesave, me perspetivën për të integruar në një moment të dytë edhe inteligjencën artificiale për analizë dhe optimizim operativ. Eventi…
Nga Fatos Çoçoli Libri në dy vëllime “Sekretet e gjenive të biznesit” i Prof. Dr. Adrian Civici përfaqëson një prej botimeve më të rëndësishme të viteve të fundit në fushën e ekonomisë, menaxhimit dhe edukimit sipërmarrës në Shqipëri. Ai sjell një qasje të rrallë: kombinimin e analizës teorike me biografitë konkrete të sipërmarrësve më të mëdhenj të botës moderne, duke i përkthyer eksperiencat e tyre në mësime të thjeshta, të zbatueshme dhe të vlefshme për çdo lexues. Ky libër jo vetëm informon, por formon, duke shërbyer si udhërrëfyes për studentët, biznesin, politikëbërësit dhe këdo që kërkon të kuptojë mekanizmat e…
