Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Konkurrenca mban pezull blerjen e Tring, hap procedurë të thelluar verifikimi

23:52 - Dhjetor 9, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Komisioni i Konkurrencës ka vendosur të hapë procedurën e thelluar për transaksionin e përftimit të kontrollit të shoqërisë Tring TV sh.a. nga Vertex Holding sh.p.k., duke e kthyer këtë marrëveshje në një nga çështjet më të rëndësishme të viteve të fundit në tregun e televizionit me pagesë në Shqipëri. Vendimi nr. 1225, datë 29.10.2025, i marrë nga Komisioni me pjesëmarrjen e kryetarit Denar Biba dhe anëtarëve të tij, e çon këtë përqendrim në fazën e dytë të hetimit, atë të analizës së thelluar të efekteve mbi konkurrencën.

Transaksioni konsiston në shitjen e 100% të aksioneve të Tring TV sh.a. nga Concord Investment sh.p.k., e kontrolluar nga Adrian, Artan dhe Genci Dulaku, tek Vertex Holding sh.p.k., një shoqëri holding me ortak të vetëm Valon Shalën. Me përfundimin e marrëveshjes, Vertex Holding bëhet aksioner i vetëm i Tring TV, duke zotëruar të gjithë kapitalin aksionar të shoqërisë. Kontrata e shitblerjes së aksioneve parashikon që marrëveshja konsiderohet e përmbushur vetëm pasi Autoriteti i Konkurrencës të japë miratimin për ndryshimin e pronësisë dhe çmimi i blerjes të jetë kredituar në llogarinë bankare të shitësit. Në këtë kuptim, vendimi i Komisionit është një hallkë kyçe në mbylljen apo jo të këtij transaksioni.

Tring TV sh.a. është një nga dy operatorët kryesorë të televizionit me pagesë në vend, i licencuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) për shërbime të komunikimeve elektronike, rrjete satelitore dhe platforma digjitale tokësore, kabllore, IPTV dhe OTT. Shoqëria operon me një rrjet kombëtar pikash shitjeje dhe partnerësh, ndërsa transmeton dhe shet në mënyrë digjitale përmbajtje audio dhe video, përfshirë edhe kanalin kombëtar Vizion Plus, në bazë të marrëveshjeve ekskluzive shumëvjeçare. Krahas shtetit shqiptar, Tring ka shtrirje edhe në tregje si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Greqia, si dhe në disa vende të BE-së, duke e pozicionuar veten si një aktor rajonal në tregun e televizionit me pagesë.

Në të njëjtin treg, konkurrenti direkt dhe i vetëm i Tring është Digitalb sh.a., i cili mbetet operatori kryesor në segmentin e pay TV. Sipas të dhënave të raportuara, në vitin 2024 Digitalb zotëronte rreth 69% të tregut në bazë të xhiros, ndërsa Tring rreth 31%, duke krijuar një strukturë të qartë duopolistike. Kjo do të thotë se tregu i prodhimit, transmetimit dhe shitjes në mënyrë digjitale të produkteve audio dhe video dominohet nga dy platforma, të cilat jo vetëm krijojnë kontentin, por edhe e shpërndajnë atë përmes rrjeteve numerike, satelitore dhe, nëpërmjet operatorëve kabllorë, drejt abonentëve fundorë. Në këtë kontekst, çdo ndryshim pronësie në njërin prej këtyre dy operatorëve ka potencial të ndikojë ndjeshëm balancat e konkurrencës.

Pikërisht për këtë arsye, Komisioni i Konkurrencës ka vlerësuar se është i nevojshëm një hetim më i thelluar mbi ndikimin real të përqendrimit në tregun përkatës. Edhe pse Vertex Holding është formalisht një shoqëri holding, pa aktivitet të drejtpërdrejtë në median audiovizive dhe pa histori të mëparshme operimi në këtë sektor, Autoriteti duhet të vlerësojë nëse blerësi ka kapacitetin funksional dhe financiar për të garantuar vijueshmërinë e aktivitetit të Tring, cilësinë e ofertës, investimet teknologjike dhe, mbi të gjitha, ruajtjen e një niveli të pranueshëm konkurrencë në treg. Në të njëjtën kohë, marrëveshjet ekzistuese të Tring, përfshirë kontratat me Media Vision, ASC dhe të drejtat ekskluzive për transmetimin e Vizion Plus, shtojnë kompleksitetin e analizës, pasi kanë efekt si në kontentin që u ofrohet konsumatorëve, ashtu edhe në mundësitë e hyrjes apo zgjerimit të operatorëve të tjerë.

Procedura e thelluar, e parashikuar nga nenet 56 dhe 57 të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”, nënkupton se Komisioni kalon nga një vlerësim paraprak formal në një analizë të thelluar ekonomike dhe strukturore të tregut. Gjatë kësaj faze, Autoriteti mund të kërkojë informacion të detajuar financiar dhe strategjik nga palët, dokumente të brendshme, projeksione të pritshme, të dhëna të hollësishme për marrëveshjet e kontentit dhe marrëdhëniet me operatorët kabllorë, si dhe, nëse është e nevojshme, të kryejë inspektime direkte në ndërmarrje. Palët në transaksion kanë gjithashtu detyrimin të argumentojnë dhe provojnë çdo lloj efikasiteti të mundshëm që sjell ky përqendrim – qoftë në aspektin e investimeve, qoftë në cilësinë e shërbimit apo në çmime më të favorshme për konsumatorët.

Ligji kërkon që këto të jenë të verifikueshme, specifike për këtë transaksion dhe të përkthehen në përfitime konkrete për konsumatorët, të tilla që të kompensojnë çdo rrezik potencial kufizimi të konkurrencës. Përndryshe, edhe nëse transaksioni është ekonomikisht tërheqës për palët, ai nuk mund të autorizohet në dëm të tregut dhe interesit publik. Koha është e kufizuar: raporti i procedurës së thelluar duhet paraqitur në Komision brenda 3 muajsh nga data e marrjes së vendimit, afat gjatë të cilit pritet të kristalizohen argumentet pro dhe kundër autorizimit të përqendrimit.

Në planin praktik, vendimi për fillimin e procedurës së thelluar nuk do të thotë se transaksioni refuzohet, por sinjalizon se Autoriteti i Konkurrencës po e trajton rastin si të ndjeshëm për tregun e pay TV. Në skenarin optimist, marrëveshja mund të autorizohet e pakushtëzuar, nëse provohet se nuk dëmton konkurrencën dhe se sjell investime të reja, modernizim teknologjik dhe një ofertë më të mirë për abonentët. Në skenarin më të rezervuar, Komisioni mund të vendosë autorizim me kushte – për shembull, ruajtjen e aksesit të operatorëve të tjerë në kontent, detyrime për investime apo kufizime në marrëveshje ekskluziviteti. Në skenarin më ekstrem, nëse konstatohet se përqendrimi kufizon ndjeshëm konkurrencën dhe nuk justifikohet nga efikasitete në dobi të konsumatorëve, transaksioni mund të bllokohet.

Për tregun shqiptar të televizionit me pagesë, ku Digitalb dhe Tring janë dy emrat kryesorë që formësojnë mjedisin konkurrues, rezultati i kësaj procedure të thelluar nuk është thjesht një çështje pronësie korporative. Ai lidhet drejtpërdrejt me çmimet që paguajnë abonentët, cilësinë e shërbimit që marrin, larmishmërinë e kontentit që konsumojnë dhe perspektivën e zhvillimit të mëtejshëm të tregut mediatik në një epokë ku platformat over-the-top, IPTV dhe shërbimet online po sfidojnë format tradicionale të pay TV. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
autoriteti i konkurrencës shitja transaksion tring Vertex
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter