Author: gazetar_1
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë sot në konferencën “RINIA 2030-Punësim, Aftësi, Sipërmarrje”, një takim i dedikuar të rinjve që janë punësuar dhe aftësuar përmes programeve qeveritare, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama. Në fjalën e saj ministrja tha se ndërsa diskutimet për buxhetin 2026 janë fokusuar kryesisht te pensionet dhe pagat, pak është folur për hapat që po ndërmerren për të rinjtë, të cilët përbëjnë bazën e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. Znj. Ibrahimaj informoi se në buxhetin e vitit 2026 fondet për programet e nxitjes së punësimit dyfishohen, duke arritur në 12 milionë…
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me të rinj të punësuar nga programet e nxitjes së punësimit. Në fjalën e tij, Rama tha se 42 mijë të rinj e të reja janë punësuar përmes zyrave të punës dhe shërbimeve të ngjashme. Në këtë shifër sipas tij, 7500 janë individë që kanë përfituar nga programet dhe sot janë në punë. Rama: Shqipëria sipas OECD që është një burim shumë serioz të dhënash dhe vëzhgimesh mbi vendet, është vendi që renditet i pari në rajon për shërbimet e punësimit, diçka shumë pozitive sepse flet qartë që puna që kemi bërë për…
Ekonomia shqiptare po ndahet në tre rajone, të cilat nuk kanë ritme të barabarta zhvillimi. Referuar një analize të bërë nga ALTAX, rritja kombëtare prej 3.8% në vit ka fshehur një ndarje të qartë gjeografike mes rajoneve, me një centralizim të fortë ekonomik në Rajonin Qendror dhe sidomos në Tiranë, e cila sot gjeneron 43.8% të PBB-së dhe 77% të të ardhurave tatimore të vendit. Analiza mbështetet në të dhënat më të fundit të INSTAT-it dhe një seri historike 23-vjeçare, duke treguar se pabarazia territoriale është rritur në nivel rekord. Sipas studimit, Indeksi Gini për shpërndarjen e PBB-së rajonale ka…
120 investime madhore në Shqipëri janë pjesë e Listës Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare. Lista përmban projektet e investimeve publike, të cilat paraqesin rëndësi strategjike për sa i përket zhvillimit ekonomik dhe social të vendit, pavarësisht nga burimi i tyre i financimit. Lista e re e publikuar në Fletoren Zyrtare si pjesë e dokumentit të politikave prioritare 2026-2028, i ka të kategorizuara projektet të cilat kapin vlera të konsiderueshme monetare, sipas nivelit të prioritetit që kanë në A, B dhe C, si dhe të ndara në kategori, të maturuar, pjesërisht të maturuar dhe të pamaturuar. Projektet e maturuara,…
Kuvendi ka miratuar pas shumë diskutimesh dhe debatesh me 75 vota pro, 20 kundër dhe 0 abstenim projektligjin “Për Marrëveshjen Fiskale’. Edhe pse Komisioni i Ekonomisë i dha dritën jeshile propozimit të Erion Braçes që kompanitë që do të përfitojnë nga paqja fiskale duhet të deklarojnë burimin e parave dhe pronarin përfitues, ky ndryshim u hoq në kuvend. Projektligji për ‘Marrëveshjen e Paqes Fiskale’ parashikon lidhjen e një marrëveshje mes bizneseve të mëdha dhe tatimeve për të negociuar fitimin. Konkretisht mbi fitimin e deklaruar të një biznesi këtë vit, do të shtohet një marzh 18% në 2026-ën, dhe çdo fitim…
Kuvendi kaloi pa shumë ndryshimet edhe projektligjet e tjera pjesë e paketës fiskale, përfshirë atë të projektligjit për TVSH, me fokus bujqësinë. Edhe këtu propozimet e deputetit socialist Erion Braçe por edhe atyre opozitarë Enno Bozdo e Jorida Tabaku u rrëzuan. Kështu u miratua pa ndryshime versioni i draftit për TVSH, që parashikon që fermerët me NIPT në tatime të përfitojnë 10% kompensim për faturën që marrin nga grumbulluesit kur ju shesin produktet që kanë prodhuar. Në fakt në vend janë 111 mijë fermerë, por sipas vlerësimeve vetëm 11 mijë pritet të përfitojnë nga kjo nismë. Pa ndryshime me votat…
Kuvendi miratoi me 81 vota pro të socialistëve projektligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”. Një nga ndryshimet kryesore ka të bëjë me kufizimin se Bizneset nuk do të bëjnë transaksione me vlerë më të lartë se 100 mijë lekë në cash me një biznes tjetër. Projektligji për ndryshimin e ligjit “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ul gjithashtu tavanin për pagesat cash mes bizneseve nga 150 mijë lekë në 100 mijë lekë, si dhe kufizon për herë të parë në 500 mijë lekë vlerën e pagesave që mund të bëjnë me para në dorë individët apo të…
Tregu i Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive (SIK) vijoi zgjerimin e tij gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2025, duke reflektuar një rritje të qëndrueshme të interesit të investitorëve dhe forcim të besimit në instrumentet e tregut financiar. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, më 30 shtator 2025 në treg operonin gjashtë shoqëri administruese të licencuara, ku katër prej tyre me kapital vendas dhe dy me kapital të huaj, të cilat administronin gjithsej 16 fonde investimi, përfshirë katër fonde alternative. Ky portofol i zgjeruar produktesh mbetet një faktor kyç në rritjen e pjesëmarrjes së investitorëve dhe diversifikimit të kursimeve.…
Klodian Braho është kreu i ri i SPAK. Ai u zgjodh me 7 vota, ndërkohë Adnan Xholi mori 3 vota, 1 votë mori Elvin Gokaj ndërsa Doloreza Musabelli nuk mori asnjë votë. Braho do të jetë pasuesi i Altin Dumanit. Ja si votuan 11 anëtarët e KLP: Sokol Stojani- Xholi Moisi Duda- Braho Olger Eminaj- Braho Erind Mërkuri- Xholi Mirela Bogdani- Braho Vatë Staka-Xholi Ledina Riza- Braho Erind Gërmenji- Braho Zeqir Hoda- Braho Arta Mandro- Braho Erion Fejzulla- Gokaj
Kryeministri bullgar Rosen Zhelyazkov dorëhiqet. Ai e njoftoi dorëheqjen e qeverisë sot pas disa protestash mbi politikat ekonomike dhe dështimin e perceptuar për të luftuar korrupsionin. Zhelyazkov njoftoi dorëheqjen në një deklaratë të transmetuar në televizion pak minuta para se parlamenti të votonte mocionin e mosbesimit. Kjo dorëheqje ndodh pak para se Bullgaria të bashkohet me zonën e euros më 1 janar, ndërsa të mërkurën, në sheshin “Pavarësia” përpara godinave qeveritare në Sofje u mblodhën 50 mijë protestues. Ekzekutivi i Sofjes i drejtuar nga Rossen Zhelyazkov, përfaqësues i partisë konservatore GERB, ishtë një koalicion i përbërë nga GERB, fituesi i zgjedhjeve…
