Author: gazetar_1

Të dhënat më të fundit të publikuara nga INSTAT për statistikat afatshkurtra të tremujorit të tretë 2025 ofrojnë një panoramë të qartë mbi ecurinë e ekonomisë shqiptare, duke konfirmuar një ndarje të fortë midis sektorit të shërbimeve, që vijon të rritet me ritme të shpejta, dhe prodhuesve të të mirave, ku industria dhe energjia përballen me rënie të ndjeshme të aktivitetit. Në sektorin e shërbimeve, indeksi i shitjeve neto në volum ka shënuar rritje pothuajse në të gjitha aktivitetet kryesore, duke reflektuar një kërkesë të qëndrueshme të brendshme, ndikimin e sezonit turistik dhe zgjerimin e disa segmenteve strukturore të ekonomisë.…

Read More

Tregtia me pakicë në Shqipëri vijon të konfirmojë një ecuri pozitive gjatë vitit 2025, duke reflektuar një konsum të qëndrueshëm dhe një kërkesë të fortë të brendshme. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë në tremujorin e tretë 2025 arriti në 136,7, duke shënuar një rritje vjetore prej 6,0% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Ecuria pozitive nuk është vetëm vjetore, por edhe tremujore. I përshtatur sezonalisht, volumi i shitjeve u rrit me 1,4% krahasuar me tremujorin paraardhës, një tregues që sinjalizon vazhdimësi të rritjes edhe pas efekteve sezonale…

Read More

Në përmbyllje të Javës së Integritetit 2025, u zhvillua sot Konferenca e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, me temë “Agora e transparencës në kohën e integrimit”, e organizuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Konferenca shërbeu si një platformë kombëtare dialogu mbi sfidat e transparencës institucionale në kuadër të procesit të integrimit evropian, duke vënë theksin në rolin mbikëqyrës të Komisionerit, përgjegjësinë e institucioneve publike dhe forcimin e llogaridhënies ndaj qytetarëve. Në aktivitet morën pjesë Kryeministri i Republikës së Shqipërisë,…

Read More

Një konsorcium i udhëhequr nga kontraktori kroat Dalekovod ka nënshkruar një kontratë prej 19.7 milionë eurosh me operatorin shtetëror të sistemit të transmetimit të energjisë elektrike të Maqedonisë së Veriut (MEPSO) për të ndërtuar një pjesë të konsiderueshme të rrjetit elektrik të vendit, sipas mediave lokale. Marrëveshja me MEPSO mbulon ndërtimin dhe instalimin e një linje të re transmetimi 400 kV që lidh Manastirin, Resenin dhe Ohrin me kufirin perëndimor të vendit me Shqipërinë. Linja është një pjesë kyçe e një plani më të gjerë për përmirësimin e infrastrukturës që synon rritjen e kapacitetit të transmetimit vendas dhe forcimin e…

Read More

Spanja vendosi një gjobë prej 74.5 milionë dollarësh (64 milionë euro) ndaj kompanisë amerikane “Airbnb” për reklamimin e dhjetëra mijëra akomodimeve turistike pa licencë, thuhet sot në një deklaratë zyrtare. Gjoba kundër platformës online të qirasë afatshkurtër është përfundimtare pas zgjidhjes së një ankese administrative të paraqitur te ministri i Çështjeve të Konsumatorit Pablo Bustinduy, tha Ministria e të Drejtave Sociale. Dënimi u klasifikua si shkelje e rëndë dhe lidhet kryesisht me publikimin e listave për akomodime turistike pa licenca të vlefshme, në shkelje të rregullave të mbrojtjes së konsumatorit. Autoritetet thanë se shkeljet prekën mbi 65 mijë lista të…

Read More

Hulumtimi Kombëtar i Migracionit 2024, i realizuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) në partneritet me Bankën Botërore, zbulon profilet dhe modelet e migracionit të shqiptarëve, duke ofruar të dhëna të pasura për politikat migratore. Sipas studimit, migracioni shqiptar kryesisht përbëhet nga të rinj, meshkuj dhe punëtorë me aftësi të mesme, të motivuar nga mundësitë ekonomike jashtë vendit. Më shumë se tre të katërtat e migrantëve aktualë janë meshkuj, ndërsa grupmosha më e përfaqësuar është 25-44 vjeç. Hulumtimi tregon se migracioni ndryshon sipas arsimimit dhe destinacionit: rreth një e treta e shqiptarëve që shkojnë në SHBA kanë arsim të lartë, ndërsa…

Read More

Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në akset rrugore, duke ndëshkuar një numër të lartë drejtuesish mjetesh gjatë 48 orëve të fundit për shkelje të rregullave të qarkullimit. Sipas të dhënave zyrtare, janë evidentuar mbi 500 raste kundërvajtjesh administrative, ndërsa 12 persona janë arrestuar ose proceduar penalisht për manovra të rrezikshme që vunë në rrezik jetën e përdoruesve të rrugës. Shkeljet më të shpeshta kanë qenë mosrespektimi i radhës në trafik, përdorimi i telefonit celular gjatë drejtimit të mjetit dhe mosvendosja e rripit të sigurimit. Këto veprime, sipas policisë, kanë shkaktuar situata kaotike në qarkullim dhe kanë rritur ndjeshëm rrezikun për…

Read More

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u shpreh sot, se në Shqipëri po qarkullon një nëntip i ri i gripit A, që përhapet më shpejt dhe shkakton më shumë persona të prekur në një kohë të shkurtër. Brataj e bëri këtë deklaratë gjatë një interviste televizive, ndërsa theksoi se e veçanta e sezonit të gripit këtë vit, është fakti që ai ka “trokitur” 3-4 javë më shpejt, krahasuar me vitet e kaluara. “Sezoni i gripit është në kohën e vet, por e veçanta e këtij sezoni është që në Evropë dhe në vende të tjera ka mbërritur tre apo katër…

Read More

Me një fond limit prej rreth 287 mln lekë, Operatori i Sistemit të Transmetimit ka hapur tenderin për ndërtimin e linjës 110 kV Zogu i Zi – Tirana Qendër dhe kryerjen e punimeve në nënstacionin Tirana Qendër. Projekti synon forcimin e rrjetit të transmetimit në kryeqytet dhe rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike në një nga zonat me ngarkesën më të lartë të konsumit në vend. Sipas dokumenteve të tenderit, investimi përfshin ndërtimin e një linje kabllore të re nëntokësore 110 kV që lidh nënstacionin Zogu i Zi me nënstacionin Tirana Qendër, si dhe instalimin e pajisjeve të…

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se tashmë në vend është përmbysur raporti i eksporteve me importet në bujqësi. Në fjalën e  tij gjatë takimit me fermerë dhe sipërmarrës në Elbasan, Rama vuri në dukje se ky raport u gjet 1 eksport dhe 7 import, ndërsa sot është 1 me 3 duke renditur si objektiv një eksport dhe dy import për prodhimin bujqësor. Rama u tha fermerëve se është vërtet me rëndësi ky takim në një moment kur sapo ka nisur një mandat i ri qeverisës të cilin e cilësoi për nga pesha e sfidave si mandatin më të vështirë të…

Read More