Author: gazetar_1

Projektet pompoze të Jared Kushner në Ballkan po përplasen me realitetin e të bërit biznes në rajon. Affinity Partners, fondi i kapitalit privat në pronësi të dhëndrit të Donald Trump, këtë javë hoqi dorë nga planet për një hotel luksoz në Serbi për shkak të tensioneve politike rreth projektit. Në Shqipëri, një propozim për të transformuar një ishullin e Sazanit në Adriatik po ecën përpara, megjithëse vendi është i zhytur në një sërë skandalesh korrupsioni që kërcënojnë të minojnë qeverinë. Kulla Trump në Beograd ka qenë një investim kryesor për presidentin serb Aleksandar Vuçiç, partia politike e të cilit shtyu…

Read More

Pas luftërave të viteve ’90, që e shkatërruan Ballkanin, Bashkimi Europian u zotua në vitin 2003 të anëtarësonte në bllok shtatë vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Kroacinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriutdhe Serbinë. Kroacia iu bashkua BE-së 10 vite më vonë. Përveç Kosovës, e cila aplikoi për anëtarësim në vitin 2022, pesë vendet e tjera janë tashmë zyrtarisht shtete kandidate të Bashkimit Europian. Si po zhvillohen ngjarjet? Më shumë se një dekadë pasi Kroacia iu bashkua BE-së, zgjerimi në Bruksel duket më afër se kurrë. Brukseli e ka bërë të qartë angazhimin për zgjerim përmes sinjaleve të…

Read More

Në 2027, Shqipëria do të emetojë një eurobond të ri, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm nuk do të bëjë asnjë dalje në tregjet ndërkombëtare dhe do të mbështetet më së shumti në huamarrjen e brendshme përmes emetimit të titujve qeveritarë. Sipas Planit të Huamarrjes të publikuar nga Ministria e Financave, kjo e fundit do të sigurojë 45 mld lekë financim në tregun e brendshëm gjatë 2026 përmes emetimit të instrumentave bono thesari dhe obligacione. Pra, huamarrjes së brendshme do i shtohet 45 miliardë lekë borxhi i ri deri në fund të vitit 2026, ndërsa totali i emetimeve bruto pritet të…

Read More

Qeveria ka hedhur për konsultim publik Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin e Sektorit Minerar 2026–2040, një dokument afatgjatë që synon të riformatojë rolin e industrisë nxjerrëse në ekonomi, duke e zhvendosur fokusin nga nxjerrja dhe eksporti i lëndës së parë drejt përpunimit, riciklimit, inovacionit dhe integrimit në zinxhirët evropianë të vlerës . Strategjia e re ndërtohet mbi përvojën e dekadës së fundit, por reflekton një qasje tërësisht të re, të diktuar nga tranzicioni i gjelbër dhe digjital, nga rritja globale e kërkesës për lëndë të para kritike (CRM) dhe nga nevoja për përafrim të plotë me politikat industriale dhe mjedisore të…

Read More

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) shënoi sot fluturimin inaugurues të linjës së re direkte të Wizz Air që lidh Tiranën me Këlnin, duke forcuar më tej lidhjen ajrore mes Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe duke zgjeruar rrjetin në rritje të destinacioneve europiane të TIA-s. Fluturimi inaugurues u shoqërua me një ceremoni simbolike në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, në prani të skuadrës drejtuese të TIA-s, përfaqësuesve të bazës së Wizz Air, ekuipazhit të fluturimit, Ambasadorëve të TIA-s dhe përfaqësuesve të mediave. Linja Tiranë – Këln do të operojë tre herë në javë, çdo të martë, të enjte dhe të shtunë, duke u…

Read More

Inflacioni i matur sipas Eurostatit shënoi një ngadalësim të mëtejshëm në muajin Nëntor 2025, duke u fiksuar në 2,1% në terma vjetorë. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se presionet inflacioniste po mbeten të moderuara dhe në linjë me objektivin e stabilitetit të çmimeve, në një periudhë ku kërkesa konsumatore dhe çmimet ndërkombëtare po shfaqin shenja qetësimi. Rritja më e fortë vjetore e çmimeve u regjistrua në grupin “Argëtim dhe kulturë”, me një zgjerim prej 8,6%, duke reflektuar rritjen e kostove për shërbime rekreative, aktivitete kulturore dhe produkte të lidhura me kohën e lirë. Pas tij renditen “Pije alkoolike…

Read More

Dhjetor, një muaj jo vetëm i bukur, por festiv dhe shumëdritësh… Ajri mban aromën e një magjie të veçantë, të lashtë sa vetë njerëzimi. Është muaji kur dritat nuk janë thjesht një dekor, por shenja të vogla shprese që ndriçojnë e përcjellin një mesazh, për një botë më të paqtë, më të dlirë dhe më njerëzore. Edhe bota duket sikur vezullon ndryshe në këtë muaj, edhe aty ku ka dritëhije… Zemrat zgjohen ndryshe, ku mirësia dhe dashuria nuk janë më thjesht fjalë të rrokura përmes urimesh, por vlera universale. Dhjetori flet me tingujt e solidaritetit, për të sjellë jo thjesht…

Read More

Autoriteti i Konkurrencës ka përfunduar një nga hetimet më të thelluara të viteve të fundit në tregun agro-ushqimor, duke konstatuar shkelje serioze të ligjit të konkurrencës në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë. Hetimi, i cili zgjati gati dy vite dhe përfshiu monitorim të vazhdueshëm të tregut, hetim paraprak dhe hetim të thelluar, kulmoi me vendimet e miratuara nga Komisioni i Konkurrencës në mbledhjen e datës 26 nëntor 2025. Sipas vendimeve nr. 1234–1239, Komisioni konstatoi se një grup ndërmarrjesh grumbulluese, konkretisht Omer Fruit SHPK, Nedrete Arapi PF, Besim Thaqi…

Read More

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) vendosi që çmimet e shitjes me pakicë të energjisë elektrike për klientët fundorë që furnizohen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU) të mbeten në fuqi deri më 31 dhjetor 2026. Vendimi u mor në mbledhjen e Bordit të ERE-s, pas vlerësimit të treguesve financiarë dhe ekonomikë të FSHU sh.a., nga të cilët rezulton se çmimet në fuqi mbulojnë kostot e aktivitetit dhe garantojnë funksionimin normal të shërbimit edhe për vitin 2026. Për konsumatorët familjarë që konsumojnë deri në 700 kWh në muaj çmimi është 8,4 lekë/kWh, ndërsa për konsumatorët familjarë që konsumojnë më shumë se…

Read More

Tregtia e jashtme e mallrave ka shënuar një ngadalësim të dukshëm në muajin Nëntor 2025, me rënie të njëkohshme të eksporteve dhe importeve, duke reflektuar presione strukturore në sektorët kryesorë prodhues dhe në kërkesën tregtare. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave (INSTAT), eksportet e mallrave arritën vlerën 28 miliardë lekë, duke u ulur me 6,9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 dhe me 10,1% krahasuar me muajin Tetor 2025. Edhe importet kanë ndjekur të njëjtën prirje rënëse. Në Nëntor 2025, importet e mallrave u vlerësuan në 71 miliardë lekë, me një rënie prej 3,0% në bazë…

Read More