Author: gazetar_1

Qeveria ka miratuar rritjen e pagës minimale mujore nga 40 mijë në 50 mijë lekë, duke materializuar një tjetër angazhim të ndërmarrë ndaj qytetarëve dhe tregut të punës. Vendimi pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë për rreth 307,850 punonjës të regjistruar në sektorin publik dhe privat, të cilët aktualisht paguhen në nivelin minimal ose afër tij. Sipas vlerësimit të qeverisë, rritja e pagës minimale synon mbrojtjen e nivelit të jetesës së të punësuarve, fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe përmirësimin e standardit të jetesës për mijëra familje shqiptare. Në një kontekst të rritjes së kostos së jetesës dhe presioneve inflacioniste të…

Read More

Bazuar në Kalendarin Tremujor të Emetimeve të Titujve Qeveritarë për Tremujorin e Parë 2026, të publikuar nga Ministria e Financave – Drejtoria e Përgjithshme e Borxhit Shtetëror, qeveria parashikon një aktivitet intensiv në tregun e brendshëm të borxhit, me një volum të konsiderueshëm emisionesh në bono thesari dhe obligacione afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata. Gjatë janar–mars 2026, emetimet bruto totale arrijnë në rreth 134 miliardë lekë, duke reflektuar një strategji të balancuar financimi që kombinon rifinancimin e borxhit ekzistues me zgjatjen graduale të maturiteteve. Vetëm në muajin janar 2026 janë planifikuar emetime në vlerën 45.5 miliardë lekë, me një prani të…

Read More

Fluturimet komerciale po shënojnë një zhvillim të ri dhe dinamik në vend, duke reflektuar ndryshimet në tregun e udhëtimeve ajrore dhe nevojat gjithnjë e më në rritje të pasagjerëve. Nga shtimi i linjave dhe destinacioneve të reja, te rritja e frekuencës së fluturimeve dhe përmirësimi i shërbimeve, ky sektor po luan një rol kyç në lidhjen e vendeve, nxitjen e turizmit dhe forcimin e ekonomisë. Agjencia e Statistikave Europiane ka nxjerrë në pah këto të dhëna statistikore, duke treguar se sa ka ndryshuar numri i fluturimeve që nga muaji nëntor para pandemisë e deri më tani. Sipas saj, rezulton se…

Read More

Administrimi i objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje pritet të hyjë në një fazë të re rregullimi dhe centralizimi. Një projektligj i hedhur për konsultim publik parashikon shtesa dhe ndryshime të thella në ligjin nr. 66/2023, me synimin për të zgjidhur problematikat e evidentuara në zbatim dhe për ta bërë më efikas përdorimin e këtyre pasurive në funksion të interesit publik, strehimit social dhe gjenerimit të të ardhurave. Në thelb, projektligji ndërton një model të ri administrimi të përqendruar te Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), duke i dhënë asaj rolin e autoritetit të…

Read More

Qeveria ka hedhur për konsultim publik projektligjin e ripunuar “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 34/2019, për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”, i cili synon një riformatim të rëndësishëm të rolit dhe kompetencave të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK). Ndryshimet e propozuara reflektojnë rritjen e ndjeshme të volumit dhe kompleksitetit të pasurive që kalojnë në administrim të shtetit, si dhe nevojën për një menaxhim më efikas, më të shpejtë dhe më transparent. Thelbi i projektligjit qëndron në zgjerimin e objektit të ligjit, duke përfshirë jo vetëm pasuritë e sekuestruara…

Read More

Ekspertët e udhëtimit kanë zbuluar disa nga destinacionet më emocionuese evropiane këtë vit, nga ishujt e paprekur në Finlandë, vendpushimet me çmime të përballueshme në Bullgari e deri te shtigjet e fshehura në Shqipëri. “The Guardian”, gazeta e përditshme britanike, e ka renditur Shqipërinë midis 26 vendeve më emocionuese dhe të përballueshme për pushime familjare. Vizitoni shtigjet e fshehura në Shqipëri Vizita jonë e parë familjare me pushime në Shqipëri na la një përshtypje të paharrueshme dhe vërtetoi se largimi nga destinacionet turistike të njohura dhe të mbipopulluara shpesh sjell shpërblime më të mëdha. Kaluam dy netë në bujtinën “Lëpushë”,…

Read More

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka pezulluar sot, 19 dhjetor, programin e llotarisë së kartës së gjelbër (Diversity Visa-DV1) pas sulmit me armë zjarri në Universitetin Brown, ku u vranë dy studentë dhe u plagosën nëntë të tjerë. I dyshuari për sulmin ishte Claudio Neves Valente, 48 vjeç, shtetas portugez, i cili kishte hyrë në Shtetet e Bashkuara përmes programit të llotarisë së vizave në vitin 2017 dhe kishte përfituar kartën e gjelbër. Ai u gjet i vdekur të enjten, 18 dhjetor, në një depo në Salem, New Hampshire, pasi dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare,…

Read More

Projekti “Albania Smart City”, e vlerësuar si një nga nismat më të mëdha të qeverisë shqiptare në fushën e sigurisë publike dhe teknologjisë, po shoqërohet me rritje të vazhdueshme të kostos financiare, pa një argumentim të qartë publik nga ana e ekzekutivit. Sipas dokumenteve zyrtare, të konsultuara nga ekofin.al, kostoja indikative e projektit ka arritur me rishikimin e fundit në 134.4 milionë euro. Fillimisht, projekti ishte përfshirë në listën e projekteve me rëndësi kombëtare me një kosto indikative prej rreth 60 milionë dollarësh amerikanë. Megjithatë, pas vizitës së presidentit të Emirateve në Tiranë në shkurt të këtij viti, kostoja e…

Read More

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe Air Transat kanë kënaqësinë të njoftojnë hapjen e linjës së parë direkte pa ndalesë midis Tiranës dhe Torontos, duke shënuar një moment historik për aviacionin shqiptar. Ky shërbim shënon fluturimin e parë transoqeanik nga TIA dhe lidhjen e parë ajrore direkte midis Shqipërisë dhe rajonit të Atlantikut të Veriut. Fluturimi inaugurues nga TIA do të realizohet më 19 qershor 2026, në orën 15:00, ndërkohë që fluturimi i parë nga Toronto është parashikuar në 18 qershor 2026, në orën 22:00. Avioni qëdo të operojë këtë linjë do të jetë një Airbus A330-200, me një kapacitet…

Read More

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se nga dita e djeshme dhe deri më 15 janar ka nisur një proces të posaçëm monitorimi në tregun e mallrave të shportës, me fokus të veçantë periudhën e festave të fundvitit. Ky monitorim synon të verifikojë ecurinë e çmimeve dhe sjelljen e ndërmarrjeve përgjatë zinxhirit të furnizimit dhe tregtimit, në mënyrë që të parandalohet çdo rritje e pajustifikuar e çmimeve si pasojë e bashkërendimit të sjelljes tregtare apo e marrëveshjeve të ndaluara mes distributorëve, tregtarëve me shumicë dhe rrjeteve të supermarketeve. Sipas njoftimit zyrtar, vëmendja e Autoritetit është përqendruar te mallrat bazë të shportës…

Read More