Author: gazetar_1
Qeveria ka hedhur për konsultim publik projektligjin për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 107/2016 “Për Prefektin e Qarkut”, një ndërhyrje ligjore që synon të riformësojë rolin e prefektit si përfaqësues i Këshillit të Ministrave në territor dhe të forcojë mekanizmat e koordinimit mes institucioneve qendrore dhe pushtetit vendor. Ndryshimet vijnë në një moment kur sfidat e sigurisë publike, emergjencave civile dhe menaxhimit të zonave bregdetare janë rritur ndjeshëm, veçanërisht për shkak të zhvillimeve turistike dhe presionit mjedisor . Thelbi i projektligjit qëndron në zgjerimin e kompetencave të prefektit, duke e pozicionuar atë si një nyje kyçe bashkërendimi ndërinstitucional…
Banka e Shqipërisë publikoi kalendarin e ndërhyrjeve në tregun valutor për vitin 2026, duke parashikuar blerje eurosh në vlerë 330–450 milionë euro, një rritje me rreth 100 milionë euro krahasuar me objektivin e këtij viti. Qëllimi i këtyre ndërhyrjeve është përforcimi i rezervës valutore dhe stabilizimi i kursit të këmbimit në tregun e brendshëm. Nga 26 ankandet e planifikuara, më shumë ndërhyrje pritet të kryhen gjatë muajve të verës, kur fluksi i turistëve rrit disponueshmërinë e euros në vend. Muaji korrik shënon numrin më të lartë të ankandeve, me 5 ankande, ndërsa gjatë sezonit veror priten gjithsej 12 ndërhyrje. Blerjet…
Ndryshimet e thella demografike të dekadës së fundit të reflektuara edhe në të dhënat e censit të popullsisë shqiptare, sipas ekspertëve financiarë rrezikojnë qëndrueshmërinë e skemës aktuale të pensioneve publike. Për këtë arsye në Shqipëri po merr gjithnjë e më shumë rëndësi kontributi në pensionet private duke sjellë rritje të interesit edhe për Fondin e Pensioneve SIGAL. Investimi në pensione private po shihet si domosdoshmëri për familjet dhe individët që synojnë një pension të sigurt. Kjo duket një zgjidhje e mençur, por në mënyrë që zgjidhja të jetë sa më shumë fitimprurëse, ka disa çështje për të cilat duhen pyetur…
Kuvendi miratoi sot në seancë plenare, me 75 vota pro, emërimin e Lantona Sados në detyrën e Drejtores së Përgjithshme të Institutit të Statistikave (INSTAT). Këshilli i Ministrave i kishte propozuar Kuvendit tre kandidatura për këtë pozicion, mes të cilave edhe Elsa Dhuli, e cila aktualisht mban postin e drejtores së INSTAT-it, si dhe Ledjon Shahinin. Gjatë dëgjesës në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Sado prezantoi vizionin e saj për drejtimin e institucionit. Në fjalën e saj, ajo theksoi rolin strategjik të INSTAT-it, veçanërisht në një kohë kur prodhimi, analiza dhe komunikimi i informacionit statistikor kërkojnë standarde gjithnjë…
Në mbrëmjen e fundvitit të Shoqatës Shqiptare të Bankave, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, vuri theksin te roli vendimtar i sistemit bankar në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financiar të vendit, duke e cilësuar vitin 2025 si një periudhë konsolidimi, rritjeje dhe modernizimi për sektorin financiar shqiptar. Në një kontekst të karakterizuar nga pasiguri të jashtme dhe zhvillime të shpejta ekonomike, Banka e Shqipërisë, sipas Guvernatorit, ka vepruar me kujdes dhe përgjegjshmëri për të garantuar stabilitetin monetar dhe financiar. Normalizimi gradual i politikës monetare ka kontribuar në stabilizimin e inflacionit, pa cenuar rritjen ekonomike dhe pa krijuar tensione…
Qeveria ka themeluar Bankën Shqiptare të Zhvillimit, e cila do të menaxhojë fondet që do të vijnë nga jashtë dhe do të mbështesë me kredi sektorët e nënfinancuar të ekonomisë si bujqësia dhe ndërmarrjet e vogla. Kapitali ka mësuar se banka, aksionet e së cilës zotërohen plotësisht nga Ministria e Financave, është regjistruar këtë të mërkurë në Qendrën Kombëtare të Biznesit. “Banka Shqiptare e Zhvillimit Sh.A ka për objektiv kryesor nxitjen e zhvillimit ekonomik, social dhe mjedisor te vendit, ne perputhje te plots me kerkesat e legjislacionit per ndihmen shteterore. Ne këtë kuadër, Banka Shqiptare e Zhvillimit Sh.A synon të…
Bashkimi Evropian ka konfirmuar planet për të lehtësuar ndalimin e shitjes së automjeteve të reja me benzinë dhe naftë deri në vitin 2035, duke iu nënshtruar presionit të fortë nga industria e automjeteve dhe udhëheqësit e disa shteteve anëtare, përfshirë Gjermaninë dhe Italinë, sipas “The Telegraph”. Sipas propozimeve, Bashkimi Evropian do të lejojë shitjen e një numri të kufizuar automjetesh me benzinë dhe naftë. Sipas legjislacionit aktual, prodhuesit duhet të sigurojnë që 100% e makinave dhe furgonëve të prodhuar – të jenë me zero emetime deri në vitin 2035. Komisioni Evropian tani po propozon ta ulë këtë përqindje në 90%,…
Në kuadër të Forumit të Nivelit të Lartë WSIS+20, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, theksoi se sfida kryesore e dekadës së ardhshme nuk është më rëndësia e transformimit digjital, por mënyra se si ai qeveriset dhe se kush përfiton prej tij. Në fjalën e saj, Ministrja Ibrahimaj nënvizoi se ndonëse progresi në lidhshmëri dhe akses është i pamohueshëm, pabarazitë digjitale vazhdojnë të ekzistojnë, duke u shfaqur sot në forma më komplekse, të lidhura me aftësitë, përballueshmërinë, sigurinë, besimin dhe kapacitetet institucionale. “Për Shqipërinë, këto nuk janë çështje teorike. Gjatë dekadës së fundit kemi ndërmarrë një transformim të…
Sejko: 2025, vit i konsolidimit të stabilitetit financiar dhe integrimit evropian të sistemit bankar
Banka e Shqipërisë e mbyll vitin 2025 me një bilanc pozitiv në përmbushjen e objektivave të saj ligjore, duke dhënë një kontribut thelbësor në forcimin e stabilitetit monetar dhe financiar të vendit. Në konferencën e fundit për shtyp të këtij viti, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë vlerësoi se puna e institucionit ka qenë e orientuar në mënyrë të qëndrueshme drejt garantimit të stabilitetit të çmimeve, mbështetjes së stabilitetit financiar dhe zhvillimit të tregjeve financiare dhe sistemeve të pagesave, objektiva të cilat janë përmbushur me sukses gjatë vitit 2025. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar forcimit të stabilitetit financiar, përmes…
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi sot Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare për tremujorin e katërt të vitit 2025, duke vlerësuar se ekonomia shqiptare ka vijuar një trajektore pozitive zhvillimi gjatë gjysmës së dytë të vitit. Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja solide e aktivitetit ekonomik, mbajtja e inflacionit nën kontroll dhe përmirësimi i treguesve kryesorë makroekonomikë dhe financiarë konfirmojnë qëndrueshmërinë e ekonomisë. Inflacioni mesatar gjatë muajve tetor dhe nëntor rezultoi në 2.2%, duke shënuar një rënie të lehtë krahasuar me tremujorin e tretë. Kjo ecuri u ndikua kryesisht nga ulja e inflacionit të artikujve ushqimorë, frenimi i rritjes…
