Author: gazetar_1

Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT) tregojnë se turizmi në Shqipëri vijon të shfaqë një performancë të fortë edhe jashtë sezonit veror, duke konfirmuar zgjerimin gradual të sezonit turistik dhe forcimin e flukseve hyrëse nga tregjet ndërkombëtare. Gjatë muajit tetor 2025, numri i vizitorëve të akomoduar në strukturat pritëse në vend u rrit me 39,1% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024. Rritja është nxitur kryesisht nga vizitorët jo-rezidentë, të cilët shënuan një zgjerim të ndjeshëm prej 55,4%, ndërsa vizitorët rezidentë u rritën më moderat, me 5,8%. Ky zhvillim sinjalizon një orientim gjithnjë e më…

Read More

Nga BE njoftohet se janë liruar mjetet financiare për katër projekte si rrjedhojë e asaj që është vlerësuar si “transferim i duhur i pushtetit lokal në veri të Kosovës”. Bashkimi Evropian ka filluar heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura në vitin 2023, duke liruar fondet për disa projekte, por shumë të tilla mbesin akoma të bllokuara. Lajmin e bëri të ditur Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës në detyrë, Besnik Bislimi, pas një letre zyrtare që ka pranuar nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman. Sipas letrës së publikuar nga Bislimi,…

Read More

Ministri i Transportit i Kanadasë dhe kryetar i Qeverisë në Dhomën e Komunave, Steven MacKinnon ka deklaruar se Kanadaja dhe Shqipëria kanë nënshkruar një marrëveshje historike për transportin ajror, e cila për herë të parë do të mundësojë fluturime direkte mes dy vendeve. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Transporteve, theksohet se marrëveshja e re me Shqipërinë mundëson që disa linja ajrore do të operojnë fluturime të planifikuara mes dy vendeve duke parashikuar deri në 14 fluturime pasagjerësh në javë për çdo vend. Sipas marrëveshjes së arritur, do të mundësohen deri në 10 fluturime mallrash në…

Read More

“Dëm i madh iu bë Serbisë”, tha presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, pas lajmit se kompania e Jared Kushnerit – dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump – po tërhiqej nga projekti i planifikuar për ndërtimin e një kompleksi luksoz në Beograd. Në vendin ku gjendeshin ndërtesat e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë, të shkatërruara gjatë bombardimeve të NATO-s më 1999, kompania investuese “Affinity Partners” kishte planifikuar një kompleks banimi dhe biznesi me markën Trump. Vuçiq tha se për shkak të “gjuetisë së shtrigave” që u bë ndaj investitorit dhe ndërtimit, Serbia humbi një investim të vlefshëm prej…

Read More

Kur ra zilja e telefonit të gruas një mëngjes qershori, ajo nuk e dinte se lajmi që do të merrte do ta shtynte atë dhe vajzën e saj adoleshente në një “labirinth” vizitash mjekësore, analizash dhe frike. Në anën tjetër të linjës telefonike, tha ajo, ishte drejtuesja e departamentit të fertilitetit nga një klinikë belge që ajo e kishte vizituar në vitin 2011 për t’iu nënshtruar trajtimit të fertilitetit. Në atë kohë kjo mundësi nuk ishte e disponueshme në Francë për beqaret që dëshironin të bëheshin nëna. Pasi vajza e saj u ngjiz me sukses, tha ajo, nuk kishte dëgjuar…

Read More

NGA PROF. DR. ARBEN MALAJ Ekonomia botërore ndodhet në një epokë të pasigurisë së lartë, e cila sfidon Bankat Qendrore dhe politikëbërësit. Goditjet e njëkohshme gjeopolitike, ekonomike, teknologjike dhe klimatike po krijojnë një mjedis ekstremisht të paparashikueshëm për politikëbërjen ekonomike. Tronditjet dhe krizat ekonomike rrezikojnë rritjen e inflacionit, të papunësisë dhe varfërisë. Kjo i tremb politikanët, të cilët fillojnë të sulmojnë pavarësinë reale të bankave qendrore. Presidenti Trump ushtroi presion publik tek kryetari i Rezervës Federale të SHBA-së (FED), Powell, për të ulur sa më shpejt interesin. Presidenti i Francës, Macron, i kërkoi Presidentes së Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Lagarde, të…

Read More

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat shqyrtoi sot, në cilësinë e Komisionit Përgjegjës, projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve’”, i cili synon forcimin e kuadrit ligjor për inovacionin dhe sipërmarrjen në Shqipëri. Deputeti Klevis Jahaj, iniciator i ndryshimeve në ligj, u shpreh se propozimet janë në përputhje me Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku një ndër prioritetet kryesore është përshpejtimi i digjitalizimit dhe krijimi i një kuadri më të integruar për inovacionin. Sipas tij, aktualisht në Shqipëri janë aktive rreth 450 startup-e, kryesisht të përqendruara në…

Read More

Në ambientet e Bankës së Shqipërisë, u zhvillua mbledhja e njëmbëdhjetë vjetore e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave (KKSP). Mbledhja u drejtua nga zj. Luljeta Minxhozi, Kryetare e këtij Komiteti dhe Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë. Në takim morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Financave, Banka Botërore, bankat tregtare, institucionet financiare jobanka, operatorët e skemave kombëtare të pagesave me kartë, dhe institucione të tjera ndërkombëtare. Aktiviteti u hap nga Zëvendësguvernatorja Minxhozi, e cila theksoi rolin kritik që po merr Komiteti Kombëtar i Pagesave për të garantuar që transformimet teknologjike të një ekonomie që po digjitalizohet me ritme…

Read More

Sot u zhvillua Konferenca e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, një tryezë e përbashkët mes autoriteteve publike, partnerëve europianë, shoqërisë civile dhe organizatave të medias. Kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria ka ndërtuar një infrastrukturë funksionale për transparencën, duke përmirësuar kapacitetet për qasje në informacion dhe duke promovuar projekte të reja si Transparent Albania. Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria e sheh gotën gjysmë plot dhe media, gjysmë bosh. “I kemi ndarë rolet, ju e shikoni gotën gjysmë bosh dhe unë e shoh gjysmë plot. Kjo është dinamika që shoqëron demokracinë tonë”. Ai shtoi se vlerësimet e SIGMA-s…

Read More

Të dhënat më të fundit të publikuara nga INSTAT për statistikat afatshkurtra të tremujorit të tretë 2025 ofrojnë një panoramë të qartë mbi ecurinë e ekonomisë shqiptare, duke konfirmuar një ndarje të fortë midis sektorit të shërbimeve, që vijon të rritet me ritme të shpejta, dhe prodhuesve të të mirave, ku industria dhe energjia përballen me rënie të ndjeshme të aktivitetit. Në sektorin e shërbimeve, indeksi i shitjeve neto në volum ka shënuar rritje pothuajse në të gjitha aktivitetet kryesore, duke reflektuar një kërkesë të qëndrueshme të brendshme, ndikimin e sezonit turistik dhe zgjerimin e disa segmenteve strukturore të ekonomisë.…

Read More