Author: gazetar_1
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi sot nga Elbasani se mbështetja për fermerët dhe agrobiznesin do të vijojë të rritet ndjeshëm në vitet në vijim, në kuadër të vizionit qeveritar “Bujqësia 2030”, i cili synon një sektor bujqësor modern, konkurrues dhe të integruar me standardet e Bashkimit Evropian. Gjatë takimit me fermerë dhe përfaqësues të agrobiznesit nga e gjithë Shqipëria, në praninë e Kryeministrit Edi Rama, ministri Salla theksoi se falë punës së fermerëve shqiptarë, produktet vendase janë sot të pranishme në tregun vendas, në sektorin e turizmit dhe në eksporte. Salla u ndal te arritjet e…
Tregu i automjeteve në vend po shënon një rritje të ndjeshme, duke reflektuar dinamika pozitive në sektorin e transportit dhe konsumin e brendshëm. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), gjatë periudhës janar–nëntor 2025 janë regjistruar për herë të parë 89.654 mjete, një rritje prej 96% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Nga totali i mjeteve të regjistruara, 73.066 janë autovetura, të cilat përbëjnë 81,5% të tregut, duke konfirmuar dominimin e këtij segmenti në strukturën e flotës rrugore. Kryesimin e regjistrimeve e mban Republika e Koresë, me 21,4% të totalit të…
Kryeadministratorja e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, mbajti sot fjalën përshëndetëse në Konferencën Vjetore të organizuar nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve publike dhe organizatave të shoqërisë civile. Në fjalën e saj, znj. Xhaja theksoi se viti 2025 ka qenë një vit me zhvillime pozitive për AAPSK, duke u shoqëruar me rritje të transparencës, përmirësim të procedurave dhe forcim të standardeve të llogaridhënies në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. Një vëmendje e veçantë iu kushtua ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara nga krimi…
Një pjesë e bankave tregtare në Kosovë këtë vit kanë shtrenjtuar disa prej shërbimeve për klientët e tyre. Ngritje kanë pasur edhe tarifat për tërheqje të parave në degë, mirëmbajtje të kartelës dhe aplikacionit e-banking. Kjo rritje po ndodh disa muaj pasi bankat realizuan fitime rekorde në Kosovë. Të dhënat e Bankës Qendrore tregojnë se sektori bankar ka mbyllur vitin 2024 me një fitim neto prej 182.1 milionë euro, më i larti i regjistruar ndonjëherë në vend. Ndërkaq, nga janari deri në shtator të këtij viti fitimi neto i bankave komerciale ishte 137.2 milionë euro. Për tërheqjet cash në degë…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, drejtoi punimet e Sesionit të Parë të Komisionit të Përbashkët Ekonomik, Shkencor dhe Teknik Shqipëri–Egjipt, i cili u mbajt në Tiranë, në kuadër të Forumit të Biznesit, me qëllim rritjen e bashkëpunimit dypalësh dhe konsolidimin e dialogut institucional mes dy vendeve. Delegacioni egjiptian u kryesua nga znj. Rania A. Al-Mashat, Ministre e Planifikimit, Zhvillimit Ekonomik dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Arabe të Egjiptit. Gjatë fjalës së saj, Ministrja Ibrahimaj vuri në dukje se Shqipëria dhe Egjipti ndajnë një histori të gjatë miqësie. Ibrahimaj nënvizoi se ky forum përfaqëson një hap të rëndësishëm…
Pamjet e djegieve të mbetjeve të ferrokromit, krejtësisht jashtë standardeve dhe që shkaktojnë ndotje masive të ajrit dhe ujërave nëntokësore të Elbasanit, janë xhiruar nga policia gjatë një operacioni për goditjen e 2 kompanive që sipas policisë ushtrojnë aktivitetin krejtësisht në kundërshtim me ligjin. Djegia që bëhej kryesisht natën, në qiell të hapur, dhe brenda ambienteve të oborrit dhe kompanisë, kryhej prej të paktën 2 vitesh, duke shkaktuar një katastrofë mjedisore jo vetëm pranë ish-Metalurgjikut ku ushtrohej aktiviteti, por me kilometra të tëra rreze. Burime pranë Policisë së Elbasanit bëjnë me dije se sa herë është konstatuar tym i rëndë që dilte…
Nga Edvin Peçi Ka lajme që nuk i pret kurrë, edhe kur e di se jeta është e brishtë. Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Elisabeta Katiaj erdhi sot si një tronditje e vërtetë, një ndalesë e dhimbshme në ritmin e zakonshëm të ditës, që të lë pa fjalë dhe me një boshllëk të papritur. Me Elisabetën ishim një brez. Kemi ndarë të njëjtin shesh fakulteti, ato vite formuese ku ëndrrat duken të pafundme dhe rrugët e jetës sapo nisin të marrin drejtim. Më pas jeta na shpërndau secilin në udhën e vet, për t’u ritakuar sërish vite…
Banka e Shqipërisë organizoi një aktivitet kushtuar 100-vjetorit të saj, ku prezantoi dy dokumentarë historikë, të cilët trajtojnë përpjekjet për krijimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë (1912-1925) dhe rolin e këtij institucioni në konsolidimin e shtetit shqiptar. Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Bankës së Shqipërisë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunitetit akademik, profesorëve, studiuesve dhe studentëve të disa universiteteve të vendit. Ky aktivitet synoi t’u japë të pranishmëve një perspektivë më të thellë për proceset që i paraprinë themelimit të Bankës së Shqipërisë, institucioni që sot luan një rol qendror në stabilitetin financiar, në zhvillimin ekonomik dhe në edukimin…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë sot në konferencën “RINIA 2030-Punësim, Aftësi, Sipërmarrje”, një takim i dedikuar të rinjve që janë punësuar dhe aftësuar përmes programeve qeveritare, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama. Në fjalën e saj ministrja tha se ndërsa diskutimet për buxhetin 2026 janë fokusuar kryesisht te pensionet dhe pagat, pak është folur për hapat që po ndërmerren për të rinjtë, të cilët përbëjnë bazën e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. Znj. Ibrahimaj informoi se në buxhetin e vitit 2026 fondet për programet e nxitjes së punësimit dyfishohen, duke arritur në 12 milionë…
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me të rinj të punësuar nga programet e nxitjes së punësimit. Në fjalën e tij, Rama tha se 42 mijë të rinj e të reja janë punësuar përmes zyrave të punës dhe shërbimeve të ngjashme. Në këtë shifër sipas tij, 7500 janë individë që kanë përfituar nga programet dhe sot janë në punë. Rama: Shqipëria sipas OECD që është një burim shumë serioz të dhënash dhe vëzhgimesh mbi vendet, është vendi që renditet i pari në rajon për shërbimet e punësimit, diçka shumë pozitive sepse flet qartë që puna që kemi bërë për…
