Author: gazetar_1

Shpenzimet e të huajve në Shqipëri gjatë periudhës Janar-Shtator 2025 kanë arritur në rreth 4.42 miliardë euro, duke shënuar nivelin më të lartë historik të regjistruar deri më sot. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur shpenzimet ishin rreth 3.86 miliardë euro, rritja është e forte, mbi 560 milionë euro më shumë në vetëm nëntë muaj. Ky zgjerim i shpejtë i të ardhurave nga turistët e huaj konfirmon vijimin e bumit turistik që ka karakterizuar vendin në dy vitet e fundit. Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, gjatë periudhës Janar-Shtator në vend kanë hyrë 10.2 milionë shtetas…

Read More

Esmeralda Topi Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë shpreh shqetësime serioze mbi efektet e “Paqes Fiskale”. Në prag të votimit në parlament të nismës që i hap rrugën faljes masive të borxheve dhe rishikimin e detyrimeve tatimore për bizneset, BE paralajmëron qeverinë mbi rreziqet e saj.  “Komisioni theksoi shqetësime serioze që lidhen me dekurajimin e përmbushjes tatimore dhe përsëriti nevojën për vendosjen e masave të forta kundër pastrimit të parave brenda këtij propozimi, ndërkohë që vazhdon angazhimin për uljen e numrit të madh të përjashtimeve tatimore”, tha për Faktoje.al, zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian.  Për BE-në, këto shqetësime duhet…

Read More

Shqipëria shënoi sot 30-vjetorin e sistemit të Prokurimit Publik, një moment kyç për një sektor që ka kaluar transformime të thella dhe qëndron sot në qendër të reformave të qeverisjes, integritetit dhe modernizimit. Në aktivitetin e organizuar në Tiranë, ku morën pjesë institucione kombëtare, partnerë ndërkombëtarë dhe profesionistë të fushës, Kryeministri Edi Rama vuri theksin te rruga e gjatë e reformave, rezultatet e prekshme dhe sfidat që mbeten përpara, duke e quajtur prokurimin publik një nga shembujt më domethënës të progresit institucional në vend. Kryeministri theksoi se, pavarësisht klimës së politizuar dhe shpesh të deformuar nga gjysmë të vërtetat, mënyra…

Read More

Përdorimi i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) nga individët dhe familjet shqiptare ka arritur nivele më të larta se kurrë, sipas të dhënave të publikuara sot nga INSTAT. Rezultatet e anketës së vitit 2025 tregojnë një rritje të fortë të përdorimit të internetit, rritje të aksesit në shërbime digjitale, përdorim masiv të platformave online dhe përmirësim të ndjeshëm të aftësive teknologjike të popullsisë, duke konfirmuar thellimin e transformimit digjital në vend. Sipas INSTAT, 87,2% e popullsisë 16–74 vjeç kanë përdorur internetin në tre muajt e fundit, një rritje me 1 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Përdoruesit…

Read More

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) ka publikuar statistikat më të fundit të performancës së saj, duke reflektuar një rritje të qëndrueshme të numrit të aplikimeve, regjistrimeve dhe shërbimeve të asistencës për sipërmarrjen. Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm për periudhën janar–nëntor 2025 janë regjistruar rreth 21 mijë biznese të reja, një tregues i rëndësishëm për dinamizmin e klimës së sipërmarrjes në vend dhe forcimin e kanaleve të shërbimeve digjitale. Asistencë e zgjeruar për çdo hap të sipërmarrësve Sipas raportimit mujor të QKB, gjatë muajit nëntor, janë realizuar 908 telefonata të asistuara nga operatorët, 392 komunikime përmes chat-it direkt dhe 746…

Read More

Telefoni juaj i mençur është në fakt qendra juaj personale e të dhënave, ku gjeni gjithçka, nga biletat e avionit dhe të dhënat e kartave të kreditit, deri te ato 13,700 fotografi të qenit (ose maces) suaj. Secure Folder, i mbrojtur nga Samsung Knox, ju ofron një hapësirë private dhe të enkriptuar ku mund t’i ruani të gjitha me siguri, larg syve kureshtarë. Është si një thesar i fshehur brenda telefonit tuaj, të cilin mund ta hapni vetëm ju, me gjurmën e gishtit tuaj ose fjalëkalimin. Nën kapak, Samsung Knox përdor një nivel mbrojtjeje të besuar nga kompani dhe institucione…

Read More

Projektligji “Për Marrëveshjen e Paqes Fiskale”, i cili pritet të shqyrtohet dhe miratohet në Kuvend më 11 dhjetor 2025, ka gjeneruar debat të gjerë publik për shkak të ndikimit potencial në klimën e biznesit, integritetin fiskal dhe parimet e konkurrencës së ndershme. Në një periudhë ku kërkohet forcimi i transparencës, rritja e besimit mes tatimpaguesve dhe përputhshmëria me standardet ndërkombëtare, çdo ndërhyrje në politikën fiskale duhet të jetë e kujdesshme, e argumentuar dhe e konsultuar gjerësisht me komunitetin e biznesit. Në këtë kuadër, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka paraqitur një reagim të detajuar mbi problematikat e projektligjit…

Read More

Investimet e huaja direkte (IHD) në Shqipëri shënuan një tjetër rritje të rëndësishme gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, duke konfirmuar trendin pozitiv që po karakterizon ekonominë shqiptare këtë vit. Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, fluksi i IHD-ve arriti në 449 milionë euro, me një rritje prej 10.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Ky tremujor shënon një përshpejtim të dukshëm të investimeve, pas rritjes së moderuar të regjistruar në gjysmën e parë të vitit, duke e vendosur 2025-ën si një ndër vitet më të suksesshme historikisht për thithjen e kapitalit të huaj.…

Read More

Të dhënat e fundit të INSTAT pasqyrojnë rritje të pjesëmarrjes në forcat e punës për 3-mujorin e tretë të vitit për popullsinë 15–64 vjeç, duke arritur në 76.5%, 0.6% më shumë se T3 2024 dhe 0.2% krahasuar me T2 2025. Hendeku gjinor mbetet i lartë, 12.8%, me Burrat 82.9% dhe Gratë 70.2%. Këto të fundit shënuan rritjen më të fortë (+0.7 pp), por hendeku mbetet i konsiderueshëm, duke reflektuar sfida strukturore të tregut të punës, përfshirë kujdesin familjar, normat kulturore dhe mungesën e politikave mbështetëse të punësimit. Sa i përket të rinjve, rënia vjetore tregon se më shumë të rinj…

Read More

Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri arriti në 83,300 lekë gjatë Tremujorit III 2025, sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, duke u rritur me 7,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Ky është një nga ritmet më të qëndrueshme të rritjes së pagave të regjistruara vitet e fundit, duke reflektuar presionet e tregut të punës, rritjen e kërkesës për fuqi punëtore dhe zhvendosjen drejt profesioneve më të specializuara. Ky trend konfirmon vijimësinë e një transformimi më të thellë në strukturën e pagave: ulje të numrit të punonjësve me pagë minimale, rritje të kategorive të mesme dhe…

Read More